Gazeta Shqiptare

Gjyqtarja rrëzon dënimin me burg të Shpëtim Gjikës

Alma Liçaj e Apelit nxjerr pa faj ish- kryebashki­akun Rrëzohen 4 akuzat e prokuroris­ë

-

Një ditë para se të ka lonte në sitën e vetingut, kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj ka shpallur të pafajshëm ish- kryebashki­akun Shpëtim Gjika. Ai ka marrë pafajësinë në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore Alma Liçaj, si dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Para se të kalonte në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, gjyqtarja Alma Liçaj zgjodhi të gjykojë apelimin e çështjes me të pandehur Shpëtim Gjika, Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj. Mbi Gjikën rëndonin 4 akuza të ngritura nga Prokuroria e Vlorës "Shpërdorim detyre", "Falsifikim dokumentes­h", "Fshehje e provave të krimit" dhe "Ndërtim i paligjshëm", të cilat ranë në Gjykatën e Apelit. Në të njëjtin proces është shpallur e pafajshme ish- shefja e Urbanistik­ës në Bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje, biznesmeni Artur Haxhi, pronar i një subjekti ndërtues është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tri vite shërbim prove për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare më shumë se një herë. I fajshëm për aku- zën e falsifikim­it të dokumentev­e është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili u dënua nga gjykata me një vit burg, të konvertuar­a në dy vite shërbim prove. Nga ana tjetër, Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas seancës dëgjimore një ditë më parë për gjyqtaren Alma Liçaj, pritet të japë verdiktin nëse ajo e kalon ose jo sitën e vetingut.

Vitin e kaluar, Gjykata e Vlorës vendosi pafajësi për akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe shpërdorim­in e detyrës, për ish- kryebashki­akun e Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtar gjykata vendosi 4 vite burgim dhe 1 vit burg edhe për akuzën e veprimeve, të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa gjykata ka vendosur ta konvertojë dënimin në 2 vite shërbim prove për shkak të rrezikshmë­risë së ulët që prezanton i dënuari. Për ish- kreun Gjika, gjykata ka vendosur edhe ndalimin për tri vite të usht-

rimit të funksionev­e publike. Po ashtu, Gjykata e Vlorës ka vendosur për ish- shefen e Urbanistik­ës në Bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj, e cila ka marrë pafajësinë për të gjitha akuzat.

I përfshirë në këtë çështje, biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues "Turi& MZB" është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tri vite shërbim prove për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e zyrtare më shumë se një herë. I fajshëm për akuzën e falsifikim­it të dokumentev­e është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuar­a në dy vite shërbim prove.

 ??  ?? Ish- kryebashki­aku i Vlorës, Shpëtim Gjika
Ish- kryebashki­aku i Vlorës, Shpëtim Gjika

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania