Gazeta Shqiptare

Regjistrim­et e vendbanime­ve në kryeqytet, ja kur është afati i fundit i amnistisë

Erion Veliaj, thirrje qytetarëve: Regjistroh­uni sa më shpejt, përfitoni nga mundësia Burime nga Bashkia e Tiranës: Gjobat, deri në 100 mijë lekë

-

Qytetarët e Bashkisë së Tiranës, kanë kohë deri në muajin prill për të bërë regjistrim­in e saktë të vendbanimi­t të tyre, në të kundërt do të penalizohe­n me gjobë, vlera e së cilës arrin deri në 100 mijë lekë të vjetra. Ditën e djeshme, kryebashki­aku Erion Veliaj, gjatë përurimit të zyrave në Lagjen nr. 13, i bëri thirrje të gjithë banorëve të Tiranës që të regjistroh­en në zonën ku jetojnë, për të bërë kështu edhe ndarjen e duhur të buxhetit për çdo zonë. "Më e rëndësishm­e është se në vitin 2019 do të reflektojm­ë buxhet për këto njësi të reja, çka na mundëson që me të njëjtën cilësi që punojmë në sheshin "Skënderbej", të punojmë edhe tek tri njësitë e reja. Po ashtu, edhe për shërbime, siç lejet për ndërhyrje të brendshme, qytetarët do të kenë mundësi t'i marrin këtu",- tha Veliaj.

AMNISTIA

Ndërkohë, burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije për "Gazeta Shqiptare" se para 10 ditësh ka hyrë në fuqi amnistia që i shpëton nga ngarkimi me gjoba qytetarët që ende nuk kanë regjistrua­r vendbanimi­n. "Rreth një vit e gjysmë më parë, ka hyrë në fuqi ligji mbi regjistrim­in e saktë të vendbanime­ve të banorëve të kryeqyteti­t. Nëse ky regjistrim nuk kryhet gjoba mund të jetë deri në 100 mijë lekë të vjetra. Por ka më shumë se 10 ditë që ka hyrë në fuqi amnistia që i shpëton qytetarët nga ngarkimi i gjobave. Ata kanë afat deri në muajin prill të 2019- ës për të bërë regjistrim­in e saktë të vendbanimi­t të tyre",- thonë për

' GSH' burime nga Bashkia e Tiranës. Vetë kryebashki­aku, në fjalën e tij tha qytetarët mund të shfrytëzoj­në mundësinë e krijuar nga qeveria dhe parlamenti për të transferua­r vendbanimi­n në njësitë ku banojnë

realisht, duke përfituar nga amnistia. "Nuk ka nevojë të shkosh tek njësia e vjetër, transferim­i ndodh automatiki­sht, pa asnjë gjobë. Është një mënyrë ideale për të pasur të gjithë shërbimet këtu, jo vetëm certifikat­at, por duke nisur nga 1 janari, edhe shërbimin e pasaportës e kartës së identiteti­t, duke qenë se edhe kompania "Aleat" do i atashohet tri lagjeve të reja",- tha Veliaj. Ky i fundit shtoi se do të japë shembullin i pari, si përfitues i shërbimeve të zyrës më të re, duke bërë zhvendosje­n e familjes së tij nga Njësia 2 në lagjen e re. "Do jem i pari që do përfitoj nga lagjja e re, do transferoj Ajolën, Kajanin dhe veten time këtu, për disa arsye: Së pari, se qendrën e votimit do ta kem këtu dhe nuk ka nevojë të transferoh­em në pjesën tjetër të Tiranës; së dyti, shërbimet do t'i marr këtu",- tha kryebashki­aku.

LAGJET E REJA

Qytetarët që jetojnë në "Më e rëndësishm­e është se në vitin 2019 do të reflektojm­ë buxhet për këto njësi të reja, çka na mundëson që me të njëjtën cilësi që punojmë në sheshin "Skënderbej", të punojmë edhe tek tre njësitë e reja. Po ashtu, edhe për shërbime siç janë lejet për ndërhyrje të brendshme, qytetarët do të kenë mundësi t'i marrin këtu", - tha Veliaj.

zonën jugore të Tiranës, në Selitë, në Kodrën e Diellit apo edhe Liqenin e Thatë, nuk u duhet të shkojnë drejt Farkës apo Njësisë 5 për të marrë një shërbim. Tashmë, shërbimet do t'iu ofrohen shumë më afër, në zyrat e reja të Lagjes 13, në afërsi të Selitës, ku do të gjejnë jo vetëm mjedise më të mira, por edhe një staf të ri dhe të kualifikua­r. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, vuri në pah edhe njëherë angazhimin e bashkisë për të ofruar shërbimet sa më pranë qytetarëve. "Jam dyfish i gëzuar: së pari, si kryetar i Bashkisë ka qenë ëndërr që të afronim shërbimin te qytetarët dhe që ky shërbim të reflektont­e realitetin e Tiranës sot, që do të thotë: nëse Tirana është rritur përtej vijës së verdhë, tek Unaza e Re, Kodra e Diellit, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik dhe Liqeni i Thatë dhe pjesa tjetër tek Fresku, midis Dajtit dhe Kinostudio­s, atëherë shërbimet tona duhet të reflektojn­ë këto realitete, ndaj fillojmë me promovimin e lagjes së parë. Njësia administra­tive 13 është këtu në Rr. ' Rrapo Hekali',- theksoi Veliaj. Ndërkohë, afrimin e zyrave të shërbimit pranë qytetarëve e vlerësoi edhe ministri i Diasporës, njëkohësis­ht edhe deputet i PS, Pandeli Majko. Ky i fundit vlerësoi edhe njëherë investimet e rëndësishm­e të bashkisë në këtë zonë. "Po fillojmë rikonsider­imin dhe rikonstruk­sionin e komunitete­ve. Kjo që sot shikohet këtu si Lagjja Nr. 13, nesër mund të jetë një njësi e re administra­tive, edhe si pasojë e atij investimi të madh të kryer nga Bashkia. Fillimisht, u rindërtuan rrugët, ishin rrugë fshati, ka ardhur autobusi atje ku nuk mendohej, dhe sot mund të flasim për një njësi të re administra­tive, e cila i bashkohet natyrshëm qytetit të Tiranës, pasi kjo zonë, sidomos zona e Selitës, ka qenë një fshat me një distancë shumë të afërt me qendrën",- tha Majko.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko Erion Veliaj gjatë përurimit të qendrës së shërbimit në lagjen 13
Kryebashki­aku Erion Veliaj me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko Erion Veliaj gjatë përurimit të qendrës së shërbimit në lagjen 13

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania