Gazeta Shqiptare

Studentët: Tarifat "ulëritëse" në universite­te, të papërballu­eshme për xhepat tanë

Klaudina Kuçi: Çmimet e librave, të kripura. Literatura, me gabime drejtshkri­more "Nëse nuk e paguajmë në kohë, nuk futemi në provime"

-

Kosto, e cila ndonjëherë kalon dhe vetë tarifën e një viti shkollor. Çmimet e librave sigurisht janë të kripura, po sikur të mos mjaftonte kjo, ne na duhet të shfletojmë literaturë me gabime drejtshkri­more, pa shtëpi botuese dhe ISBN- në përkatëse. Ka dhe raste të tilla ku shitja e librit bëhet dhe brenda auditorëve, ku profesori përkatës mban një listë dhe shënon studentët që blejnë librin. universite­te me tarifë 0, ato ndjekin dhe politika të posaçme për t'u lehtësuar jetesën studentëve.

Sa të përballues­hme janë për xhepat e studentëve shqiptarë tarifat e universite­tit?

Të qenit student është kosto më vete, nëse vendos të vazhdosh studimet e larta, duhet të bësh disa llogari më vete si: nëse do kesh mundësi të përballosh tarifën ulëritëse, nëse do mundesh të paguash qiranë, të ushqehesh, të vishesh etj. Një student në Shqipëri nuk mund ta gëzojë plotësisht statusin e studentit. Ai si fillim ka statusin e të punësuarit, ku gjysmën e ditës i duhet të shërbejë për llogari të dikujt tjetër, e gjysmën tjetër i duhet të frekuentoj­ë leksionet e seminaret. Praktikish­t atij nuk i ngelet as kohë të lexojë, studiojë e as të punojë për ndonjë detyrë a projekt që mund t'i jepet.

Po çmimet e librave si paraqiten? A ka pasur raste kur pedagogët kanë detyruar studentët të blejnë tekste, autorë të të cilëve janë vetë pedagogët?

Përveç tarifës së universite­tit, studentit i duhet të mendojë dhe koston e librave. Kosto, e cila ndonjëherë kalon dhe vetë tarifën e një viti shkollor. Çmimet e librave sigurisht janë të kripura, po sikur të mos mjaftonte kjo, ne na duhet të shfletojmë literaturë me gabime drejtshkri­more, pa shtëpi botuese dhe ISBN- në përkatëse. Ka dhe raste të tilla ku shitja e librit bëhet dhe brenda auditorëve, ku profesori përkatës mban një listë dhe shënon studentët që blejnë librin, dhe u bën thirrje njëkohësis­ht studentëve të tjerë që ende nuk e kanë blerë ta bëjnë sa më shpejt në mënyrë që të mos penalizohe­n duke mos u futur në provim. Për studentët që nuk i kanë mundësitë financiare për të blerë libra me çmime kaq të larta, duhet të sigurohet një numër kopjesh i mjaftueshë­m në bibliotekë­n përkatëse të fakultetit, ku të kenë mundësi të lexojnë e studiojnë.

Sa shkon kosto totale për një student gjatë një viti, duke përfshirë edhe kostot e studimit dhe të jetesës?

Një studenti i duhet të paguajë tarifën 400 mijë lekë të vjetra, i duhet të paguajë abonenë e autobusit 16 mijë lekë të vjetra në muaj ( sepse aboneja e studentit qëndron në raportin 2000 abone për 20.000 studentë dhe vlen vetëm për qytetin studenti), i duhet të harxhojë për libra vetëm në një vit akademik mesatarish­t 250 mijë lekë të vjetra, i duhet të ushqehet, të veshmbathe­t, të paguajë qira, ujë, drita etj. Kostoja vjetore arrin diku te 3- 4 milionë lekë të vjetra. Në kushtet ku jemi dhe familjet nga ku vijmë, këto kosto janë të ekzagjerua­ra dhe të papërballu­eshme.

Kushtet në universite­te a i justifikoj­në ndopak tarifat që paguajnë studentët?

Aspak! Ne vazhdojmë që të paguajmë për listë notash, auditoret i kemi pa karrige, një pjesë e mirë shkruajnë akoma në dërrasë të zezë me shkumës, tualetet janë në gjendje të mjerueshme po ashtu, nuk kemi asnjë mundësi të aksesojmë fotokopjen e fakultetit pasi nuk është në shërbim të studentëve dhe Aspak! Ne vazhdojmë që të paguajmë për listë notash, auditoret i kemi pa karrige, një pjesë e mirë shkruajnë akoma në dërrasë të zezë me shkumës, tualetet janë në gjendje të mjerueshme po ashtu, nuk kemi asnjë mundësi të aksesojmë fotokopjen e fakultetit, pasi nuk është në shërbim të studentëve dhe biblioteka­t nuk kanë literatura­t e nevojshme që u korrespond­ojnë viteve tona të studimeve. biblioteka­t nuk kanë literatura­t e nevojshme që i korrespond­ojnë viteve tona të studimeve. Atëherë, ku shkojnë lekët tona?

A do të vazhdoni të kërkoni ulje tarifash dhe cilat do të jenë aksionet e radhës?

Qëllimi ynë kryesor është që të arrijmë të kemi arsim publik falas për të gjithë, ku studenti nuk duhet të peshohet nga xhepi, por nga merita e aftësia që ka. Ne duam një universite­t dinjitoz e me studentë seriozë, ku pas viteve të shkollimit të mund të punësohen në profesion. Një student duhet të jetë vetëm student, as kamerier dhe as të çirret në call- centre për të fituar lekët e shkollimit, ndërkohë që duhet të jetë mbi libra duke studiuar. Me lëvizjen "Për Universite­tin" do të vazhdojmë veprimtari­në tonë, me ndërgjegjë­sim, tryeza diskutuese së bashku me trupën akademike, dhe protesta derisa të shohim që do të ketë vërtet ndryshim. Lufta për arsim është e gjatë dhe ne do të jemi të organizuar. Përpjeka vazhdon!

 ??  ?? Klaudina Kuçi gjatë një proteste
Klaudina Kuçi gjatë një proteste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania