Gazeta Shqiptare

5.700 të përndjekur­it që marrin kompensimi­n

Ministria e Financave publikon emrat e personave që marrin këstin e tretë të dëmshpërbl­imit , pjesa e V Tabela me çdo dokument që mungon në secilën dosje të trashëgimt­arëve

-

Rreth 5.700 trashëgimt­arë të ish- dënuarve politikë që presin të marrin këstin e tretë duhet të plotësojnë dokumentac­ionin që u mungon në dosje për të marrë më pas paratë. Lista është bërë publike dje nga Ministria e Financave. Bëhet fjalë për përfitues të kategorisë jo parësore që do të trajtohen me dëmshpërbl­im, por që sipas këtij dikasteri duhet të dorëzojnë dokumentet. Ministria e Financave u kërkon përfituesv­e të këstit të dytë të dorëzojnë në Drejtorinë e Pagesave numrin e llogarisë për të marrë dëmshpërbl­imin. Të gjithë personat kanë afati deri më 9 shkurt 2019 për të plotësuar dosjen.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, Emër/ Mbiemër, apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania