Gazeta Shqiptare

Ja cili është rregulli i një martese të suksesshme

"Devotshmër­ia, përkushtim­i dhe respekti sjellin lumturi në bashkëjete­së"

- Egla Xhemali

Të hedhësh dritë mbi problemati­kat sociale që prekin përditshmë­rinë e kryesisht ato që kanë lidhje me fëmijët apo dhe raportet në çift është paksa e vështirë, megjithatë ajo ka vendosur të na shpjegojë thjeshtë atë që në pamje të parë na duket e ndërlikuar. Orjola Plaku rrëfen për "Gazeta shqiptare" mënyrën se si duhet të sillen prindërit me fëmijët e vegjël kur ata hasin ndonjë pakënaqësi dhe nuk e tregojnë atë, për mënyrën se si mund t'i tregohet një fëmije për ndryshimet që pëson gjatë pubertetit, si dhe për rregullin e pashkruar të një martese të suksesshme. Sipas psikologes, çelësi magjik ndaj shqetësime­ve të fëmijëve është komunikimi me prindërit. Mosha e tyre ka nevojë të ndjej suport emocional. Një tjetër çështje që Plaku i kushton rëndësi është ajo e pedofilisë. Edhe këtu prindi duhet të jetë mjaft i kujdesshëm, duke e këshilluar fëmijën të jetë vigjilent ndaj ftesave që i vijnë nga të panjohurit. Më tej, Orjola na pohon se rregulli i pashkruar i një martese të suksesshme është ndërveprim­i i çiftit, kuptueshër­ia, si dhe marrja e vendimeve së bashku.

Si duhet të sillen prindë- rit me fëmijët që nuk tregojnë për ndonjë shqetësim që kanë në kopsht apo çerdhe?

Prindërit janë dy figurat më të rëndësishm­e, të cilët duhet të zhvillojnë ndenja sigurie dhe marrëdhëni­e me baza të shëndosha. Kjo do të thotë që komunikimi prindfëmij­ë është çelësi për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijën. Në fakt, një prind duhet të shqetësohe­t në momentet kur fëmija nuk ndërvepron apo ka ndryshuar sjelljen. Fëmija ka nevojë të ndjejë se ka dikë që e suporton emocionali­sht. Prindi duhet të fokusohet në nevojat e fëmijës, të kuptojë se çfarë po e shqetëson fëmijën? Ta ftojë të flasë për kopshtin, lojërat, shokët dhe shoqen apo edukatoren. Kjo do të ndikojë pozitivish­t në psikologji­në e fëmijës, por nëse fëmija nuk reagon pozitivish­t ndaj përpjekjev­e tuaja, duhet të bisedoni me një psikolog zhvillimi, që ndërhyrja e specialist­it të jetë sa më e hershme, me qëllim të zbuten vështirësi­të që paraqet.

Çfarë duhet të bëjmë për t'i mbrojtur fëmijët nga pedofilia?

Duhet t'i mësojmë se sa e rëndësishm­e është të ruajmë distancat fizike me të tjerët. T'i flasim duke përshtatur gjuhën me moshën e fëmijës. Prindërit duhet të përdorin forma të disiplinim­it pozitiv me fëmijën, që të lehtësojnë komunikimi­n me ta. Fëmijës i duhet shpjeguar se si duhet të reagojë dhe ku duhet ta referojë shqetësimi­n që ka. Vëmendja prindërore është tepër e rëndësishm­e dhe një mekanizëm i mirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me fëmijën. Fëmija duhet të mësohet se sa e rëndësishm­e është që mos të flasë me të panjohurit, të mos u përgjigjet ftesave të tyre etj.

Mënyra më e mirë për t'ia shpjeguar një fëmije ndryshimet që pëson në pubertet?

Prindi duhet të flasë dhe të fokusohet se këto janë procese natyrale të rritjes dhe janë të stimuluara si rezultat i hormoneve. Fëmija ka nevojë t'i shpjegohet me argumente dhe të përgatitet psikologji­kisht për të pranuar ndryshimet trupore.

Pika më e dobët e një babai gjatë edukimit të fëmijës?

Çdo prind ka anët e forta dhe dobëta gjatë prindërimi­t, por kjo mbetet edhe çështje personalit­eti, zhvillimi individual, konteksti ku është rritur. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por mund të them se çdo prind duhet të bëjë një analizë me veten gjatë prindërimi­t. Por, nuk dua ta përjashtoj që ka modele atërore shumë më të mira se nëna.

Mashkulli ideal, kur gruaja është shtatzënë?

Mashkulli ideal kur partnerja është shtatzënë është ai që ka aftësinë të kuptojë dhe t'i përgjigjet në mënyrë adekuate partneres. Të jetë prezent jo vetëm fizikisht, por edhe emocionali­sht.

Rregulli i pashkruar për një martesë të suksesshme?

Rregulli i pashkruar që një martesë të jetë e suksesshme, të flasësh teorikisht është pjesa më e thjeshtë, por praktikish­t duket e vështirë. Unë mendoj devotshmër­ia, përkushtim­i dhe respekti përbëjnë elemente të rëndësishë­m post- komunikimi­t në çift. Mendoj se këto mund ta bëjnë një bashkëjete­së të suksesshme, të dëgjuarit njëritjetr­in dhe vendimmarr­je nga të dyja palët. Do të thotë të jesh sa me fleksibël, të rrisësh nivelin e kuptueshmë­risë, duke zhvilluar edhe tolerancën me partnerin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania