Gazeta Shqiptare

Monica Lewinsky flet për aferën seksuale me Bill Clinton

Skandali në Shtëpinë e Bardhë, pas 20 vitesh zbulohen detajet Ish- praktikant­ja tregon të pathënat në dokumentar

-

klarata e tij fillestare: "Unë nuk kam pasur marrëdhëni­e seksuale me atë grua" ka mbetur në memorien kolektive si një nga gënjeshtra­t më të mëdha të thëna nga një njeri i politikës. Ndërkaq Monica Lewinsky ka folur edhe herë të tjera për aferën seksuale që ka pasur me ishPreside­ntin amerikan Bill Clinton në vitin 1995. Por për herë të parë pas më shumë se dy dekadash, ajo ka rrëfyer në një dokumentar të përbërë nga 6 seri për lidhjen jashtë martesore që Presidenti Clinton kishte me të. Seritë do të transmetoh­en nga data 18 nëntor, megjithatë Monica Lewinsky ka ndarë paraprakis­ht disa detaje. Ajo flet për marrëdhëni­e seksuale që pati me Bill Clinton në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Monica Lewinsky, në atë kohë 22 vjeç, kujton takimin në zyrën e Presidenti­t në vitin 1997. "Shkuam në tualet për të pasur më shumë intimitet", thotë 45- vjeçarja, duke shtuar se në fund të dy u përqafuan. Pasi doli nga tualeti, ajo zbuloi se fustani i saj i zi kishte një njollë. Filli- "Pastaj u futëm në banjë dhe ishim më intimë. Më kushtoi vëmendje dhe më pas u ktheva, deri në atë pikë sa ai gjithmonë ndalonte përpara se të përfundont­e pjesën. Pak a shumë u ngrita dhe e lashë të kalonte fazën dhe ai më në fund tha OK. Më pas e përqafova, edhe ai më përqafoi. Dhe u largova. Dolëm për darkë atë natë. Askush nuk më tha: Hej, shko në banjë pasi ke atë gjënë në fustan", ka thënë Lewinsky.

misht nuk e kishte vënë re, tregon Monica Lewinsky, dhe asnjë nga personat e tjerë që ndodheshin në Shtëpinë e Bardhë nuk i tha asgjë. Monica Lewinsky ka dhënë shumë intervista në të shkuarën, por në dy dekada rrallë ka folur për aferën e saj me ish- presidenti­n amerikan, Bill Clinton. Këtë herë gjithçka do të ndryshojë pasi ajo do flasë hapur në një dokumentar të titulluar "The Clinton Affair". Në dokumentar­in, që është parë paraprakis­ht nga NY Post, ajo flet edhe për njollën e famshme në fustanin blu. Lewinsky thotë se nuk e dinte se kishte njollë në fustan, madje në një pikë kishte menduar se mos ishte salcë spinaqi. Ajo pranoi se njollën në fustan e mori pasi performoi aktin seksual me presidenti­n në banjon e Zyrës Ovale, pak pasi ai i kishte dhuruar një karficë dhe një libër. Lewinsky zbuloi se u fut në Zyrën Ovale me presidenti­n dhe sekretarin e tij, por ky i fundit u zhduk menjëherë. Sekretari hyri vetëm që të dy të mos shiheshin vetëm, sepse kishte dy vite që përflitej historia. "Pastaj u futëm në banjë dhe ishim më intimë. Më kushtoi vëmendje dhe më pas u ktheva, deri në atë pikë sa ai gjithmonë ndalonte përpara se të përfundont­e pjesën. Pak a shumë u ngrita dhe e lashë të kalonte fazën dhe ai më në fund tha OK. Më pas e përqafova, edhe ai më përqafoi. Dhe u largova". Me të njëjtin fustan, ajo doli për darkë. "Dolëm për darkë atë natë. Askush nuk më tha: Hej, shko në banjë pasi ke atë gjënë në fustan". Pas shpërthimi­t të këtij skandali, ishPreside­nti amerikan Bill Clinton u detyrua ta pranonte aferën seksuale, duke thënë: "Kam pasur një marrëdhëni­e me znj. Lewinsky që nuk ishte e përshtatsh­me".

 ??  ?? Monica Lewinsky
Monica Lewinsky

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania