Gazeta Shqiptare

Pas arratisjes së Gruevskit, arrestohen dy të akuzuarit për çështjen "Titanik"

Prangosen ish- ministri i Transporti­t dhe ish- sekretari i qeverisë

-

Ish-

ministri i Transporti­t të Maqedonisë Mile Janakieski dhe ish- sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski janë arrestuar ditën e martë në mbrëmje. Ata janë vënë në pranga me kërkesë të prokuroris­ë speciale dhe vendim të Gjykatës Penale e më pas janë dërguar në burgun e Shutkës. Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish- kryeminist­rit maqedonas Gruevskit dhe për të shmangur një largim të tyre policia i ka çuar pas hekurave. Të dy të arrestuari­t janë nën hetim për çështjen "Talir" dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë "Titanikun", për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30. Mile Janakies- ki tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit. Gjykata speciale e Shkupit caktoi 30 ditë paraburgim për dy të arrestuari­t. Arrestimet u kryen në orën 05: 00 të mëngjesit të së mërkurës, pas urdhër- arrestit të kërkuar nga prokurorët të cilët thanë se kishin informacio­ne se Janakieski dhe Bozhinovsk­i po përgatites­hin të arratisesh­in, nën shembullin e ish- Kryeminist­rit Nikolla Gruevski. Në një deklaratë për mediat, Kryeminist­ri Zoran Zaev kërkoi nga Hungaria ekstradimi­n e Gruevskit. "Kemi lëshuar urdhërarre­st ndërkombët­ar dhe kërkojmë nga Hungaria që Nikolla Gruevski të ekstradohe­t. Arratisja e tij tregon se ai ndihet fajtor për atë që është gjykuar". Krahas aferës korruptive 600 mijë euroshe të Mercedesit, Gruevski rrezikon dënimin edhe për rastin ' Titanik', ku të akuzuarit dyshohen se kanë ushtruar presion e u kanë dhënë rryshfet votuesve në zgjedhjet lokale të 2012- ës në Maqedoni, me qëllim manipulimi­n e rezultatit. Gruevski u arratis në Budapest dhe ditën e martë në një postim në "Facebook" shkruante se ka kërkuar azil në Hungari duke qenë i dënuar me 2 vite burg nga Gjykata Penale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania