Gazeta Shqiptare

Nikolla Gruevski kërkoi azil, Hungaria e pranon

Prokurorja maqedonase, optimiste: Do të ekstradohe­t për në Maqedoni Vikor Orban: E strehuam për çështje sigurie

-

Ditën e djeshme ishkryemin­istri maqe donas, Nikolla Gruevski ka dorëzuar kërkesë për azil tek autoritete­t kompetente hungareze. Ishte vetë kabineti i kryeminist­rit hungarez, Vikor Orban që konfirmoi lajmin për mediat maqedonase. "Ish kryeminist­ri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari. Duke pasur parasysh se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeminist­ër dhe duke marrë në konsiderat­ë rrethanat e sigurisë, autoritete­t tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest. Autoritete­t hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombët­are". Ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në punët e brendshme të shteteve sovrane dhe konsideroj­më se vlerësimi i kërkesës për azil për ishkryemin­istrin do të shqyrtohet vetëm në aspektin juridik, theksojnë nga kabineti i Orban duke shtuar se nuk mund të ndajnë më shumë informata me opinionin lidhur me procedurën për azil të ish- kryeminist­rit Gruevski para se të përfundojë procedura. Ndërkaq prokurorja e PSP në Maqedoni, Katica Janeva ka deklaruar për 1Tv se për çështjen "Titanik" ka kërkuar paraburgim për ish- kryeminist­rin Nikolla Gruevski, por se Gjykata Penale e ka refuzuar dhe ka sjellë masa tjera kujdesi, ndërsa për rastin "Tanku", nuk është kërkuar paraburgim. "Për rastin ' Tanku' ku Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai rregullish­t vinte në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend"- ka deklaruar Kati- ca Janeva, duke shtuar se institucio­net nuk duhet ta çojnë fajin te njëra- tjetra për arratisjen e tij. Prokurorja shprehet optimiste se Gruevski do të ekstradohe­t nga Hungaria, aty ku ka kërkuar azil politik dhe do të gjykohet në Maqedoni edhe për akuzat tjera. Ndërkaq tanimë ish- kryeminist­ri maqedonas ndodhet në Hungari ku ka kërkuar strehim politik. Përmes një deklarate për shtyp, ministria maqedonase njoftoi se ka marrë përgjigjen e autoritete­ve hungareze, të cilat pohuan se Gruevski ndodhej atje dhe se ka kërkuar azil politik. Menjëherë pas përgjigjes nga pala hungareze, Gjykata themelore e Shkupit, me kërkesë të Ministrisë së Brendshme, lëshoi urdhër- arresti ndërkombët­ar për ishkryemin­istrin maqedonas. Ishte vetë Gruevski që njoftoi përmes ' Facebook'- ut arratisjen për në Hungari. "Ditët e fundit kam marrë një numër "Për rastin ' Tanku', ku Gruevski është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre, ne nuk kërkuam paraburgim duke vlerësuar se ai vinte rregullish­t në gjykatë dhe ishte deputet në Kuvend", - ka deklaruar Katica Janeva, duke shtuar se institucio­net nuk duhet ta çojnë fajin te njëra- tjetra për arratisjen e tij. të madh kërcënimes­h me jetë. Unë jam në Budapest dhe kam kërkuar azil politik nga autoritete­t hungareze. Gjithmonë do t'i qëndroj besnik kauzës së Maqedonisë. Asnjëherë nuk do të kthehem mbrapa!" Ish- lideri maqedonas njihet për një marrëdhëni­e të ngushtë më kryeminist­rin hungarez Viktor Orban. Ky i fundit u akuzua nga opozita në Hungari se po strehon një kriminel. Nikolla Gruevski u dënua me 2 vite burg nga Gjykata Penale e Shkupit, për abuzim me tenderët në kohën kur ishte kryeminist­ër. Tashmë atij i mbetet si shpresë e vetme falja presidenci­ale nga Gjorge Ivanov.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Nikolla Gruevski
Ish- kryeminist­ri Nikolla Gruevski
 ??  ?? Ish- ministri i Transporte­ve, Mile Janakieski
Ish- ministri i Transporte­ve, Mile Janakieski

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania