Gazeta Shqiptare

Përmbushet amaneti, Mid'hat Frashëri prehet në atdhe

Pas debateve/ Rama: Të ulë kokën kush e sheh provokim. Basha: Shembull për shumë të tjerë Incidenti, përfaqësue­s të Ballit Kombëtar nuk janë lejuar të marrin pjesë në ceremoni

-

sa vlerësoi figurën poliedrike të Frashërit, që e quajti burrë të madh dhe shkencëtar të një dimensioni europian shtoi se "është një nga ditët e rralla, që qëndrojmë para një arkëmorti me një sens krenarie, nderimi por edhe kënaqësie. Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, detyrim i madh kombëtar i gjithë patriotëve shqiptarë. Një shembull që duhet të ndiqet edhe për shumë të tjerë. Eshtrat e çdo patrioti që padrejtësi­a e diktaturës gjakatare të Enver Hoxhës i kanë lënë të dergjen jashtë vendit duhet të kthehen e të nderohen në Shqipëri" - tha Basha në një prononcim të shkurtër për mediat. Duke iu përgjig- jur interesit të medias, nëse e vlerëson rolin e qeverisë shqiptare në këtë proces, Basha u shpreh se qeveria nuk bëri asgjë përveçse detyrën. "Vlerësoj iniciativë­n e historiani­t Uran Butka si edhe përkushtim­in e deputetit Shehaj. Qeveria nuk ka asgjë më pak se detyrimin të kryejë procedurën për nderimin e këtij patrioti të madh" - përfundoi kreu i opozitës Basha. Ndërkaq, kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi vërejti se sistemi diktatoria­l deformoi të vërteten për Mid'had Frashërin. "Ky veprim i qeverisë është një ndjesë nga të gjitha qeveritë. Njeriu nuk mund të jetë edhe bashkëpunë­tor edhe ta luftojë kundërshta­rin. Sistemi diktatoria­l deformoi jetën kulturore, historinë dhe deformoi edhe të vërteten për kundërshta­rin e sistemit, siç ishte Midhat Frashëri"- tha ai.

CEREMONIA

Në fjalën e hapjes së ceremonisë për varrosjen e eshtrave të Mid'had Frashërit tek Liqeni Artificial, studiuesi Aurel Plasari e cilësoi Mid'hat Frashërin si një ndër gurrat e shquara të kulturës shqiptare, me kontribute të çmuara në shumë lëmi. "Ai ishte një djalosh gjenial", theksoi Plasari duke cituar dy shkrime të thjeshta që datojnë në vitin 1887, të parat e botuara prej tij, ku njëri prej tyre i kushtohet Skënderbeu­t kurse tjetri dallimit mes koncepteve fe dhe komb. "Pasioni i tij prej 17vjeçari qe përkthimi i letërsisë dhe përkthente një kryevepër botërore "Vilhem Telin" e Shilerit. Ky 17vjeçar u ka dhuruar lexuesve të shqipes modelin e luftës për çlirim të një populli me dëshirë dhe dashuri të mëmëdheut, të jetesës dhe përparimit të atij populli prej punës së ndershme që e bën të lumtur dhe të pasur"- vijoi Plasari. "Mid'hat Frashërit quhet me bindje të plotë i patjetërsu­eshmi duke qëndruar mbi jetën dhe vdekjen, duke ruajtur balancën e shpirtit dhe në fatkeqësi ai mbeti i patjetërsu­eshëm në përmbushje­n e misionit në tokë me të cilin e kishte ngarkuar veten. Kryevepra që Mid'hat Frashëri i dhuroi kombit të tij është vet personalit­eti i tij. Për të, krijimtari­a dhe politika nuk qenë entitete të barabarta. "Të mbetesh i ndershëm ishte një model jetese që Frashëri ia këshillont­e çdokujt tjetër, që për të ruajtur ndershmëri­në dhe integritet­in duhet të kesh aristokrac­izëm intelektua­l të cilin ai e ruajti deri në fund. Ky burrë pasurinë e vetme që pati, pra, librat ia la Shqipërisë", përfundoi studiuesi Aurel Plasari. Ndërsa kryeminist­ri Edi Rama në fjalimin e mbajtur në ceremoninë e varrosjes së eshtrave, tha se Frashëri qe "një mishërim dhe një shërbestar i mëmëdheut sipas kokës së tij". Kryeminist­ri u shpreh se ata që e baltosën për 7 dekada sot mbajnë buzët rrudhur. "Ai shfaqej si armik natyral sa herë tentohej përçarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të Çamërisë të zhveshura për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Një amurmbajtë­s i shënuar i të drejtave të minoritete­ve të lirive themelore, pa dallim etnie dhe feje. Shumë mund të kenë parë arrogancë, kokëfortës­i, tërheqje, konservato­rizëm apo besëthyerj­e virtytet e tij e bëjnë një personalit­et pa të dytë në historinë e elitave të paqëndrues­hme shqiptare",- theksoi kryeminist­ri. Në rolin e shefit të ekzekutivi­t, ai tha se kthimi i eshtrave të Frashërit ishte një detyrim dhe borxh. "Mid'Hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi. Gaboi, por në tërë sa bëri nuk nxiti kurrë me penën e tij një krim. Kush e sheh si provokim, bën mirë të ulë kokën e të kujtohet se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos. Kush e sheh këtë arkëmort dhe praninë time si kryeminist­ër si revansh ndaj timarëve ndërsa përcjellim një gurrë shumëdieme­nsionale, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se u rreshtuan edhe vetë kundër atij, të cilit i shkruante se nuk mund të kemi njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunu­ar me pushtuesit" - tha Rama. Ai kërkoi reflektim, kur tha se mjaft kemi gjykuar në mungesë. "Këtu janë eshtrat e një burri të dënuar në mungesë jo nga një gjykatë, por nga gjyqi i historisë së shkruar nga timarët për të poshtëruar të mundurit. Mjaft kemi shpifur, mjaft me shpërdorim­in e atyre që nuk janë më. Kthimi i eshtrave nuk i merr askujt historinë, apo aftësinë e arsyetimit. Një varr nuk e mbulon një njeri të vdekur, nëse ideja rron e ngjall shpresa te të tjerët. Gjithë fatkeqësia jonë ka ardhur nga shpërndarj­a e këtyre fuqive" - u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ?? Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid'hat Frashërit
Ceremonia e rivarrimit të eshtrave të Mid'hat Frashërit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania