Gazeta Shqiptare

Kush ishte Mid'hat Frashëri dhe pse debatohet për të

-

Biri

i rilindësit të shquar Ab dyl Frashëri, lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Kishte edhe pseudonime­t Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. E njohu shumë pak të atin e tij dhe u rrit në kujdestari­në e xhaxhallar­ëve, Sami dhe Naim Frashëri. Patriot, njeri i ditur, Mid'hat Frashëri deri në vitin 1905, punoi në administra­tën turke. U aktivizua në politikën shqiptare në fund të shekullit XIX dhe u bë një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare. Mid'hat Frashëri ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut në Manastir, ka botuar "Kalendarin Kombiar", ka themeluar gazetën "Liria", revistën "Dituria", dhe ka qenë kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë.

Në qeverinë e Ismail Qemalit u emërua Ministër i Punëve Botërore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit ishte ministër i Punëve Botore dhe Post- Telegrafës. Ishte anëtar i delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Paqes në Paris, në vitet 1919 - 1920. Në vitet 1926 - 1939 hapi në Tiranë librarinë "Lumo Skendo". I përndjekur nga regjimi komunist me akuzën si themelues i organizatë­s së Ballit Kombëtar, Mid'hat Frashëri në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin "Shqipëria e Lirë". Mid'hati Frashëri nuk u martua. Varrimin e tij në SHBA e kanë organizuar përmes një ceremonie madhështor­e patriotët shqiptarë. Emri i tij ka hapur debat ndër vite, për shkak të rolit që ai ka pasur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Së fundmi, historiani Marenglen Kasmi u shpreh se "shtrohet pyetja nëse mund të rivarroset në Shqipëri me ndere zyrtare një ish- bashkëpunë­tor i nazizmit, pavarësish­t meritave të tij të pamohueshm­e për shqiptarin­ë deri në vitin 1943? Këtu qëndron thelbi i diskutimit. A është antikomuni­zmi një vlerë përgjithës­uese që zeron bashkëpuni­min me nazizmin?". Kasmi shtoi se gjatë asaj kohe Frashëri nënshkroi një marrëveshj­e që konsistont­e kryesisht në krijimin pas lufte të një konfederat­e greko- shqiptare, me kufij të vitit 1939, si edhe që në rast lufte, komanda e përgjithsh­me ushtarake do të ishte në dorë të Greqisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania