Gazeta Shqiptare

Kongresi i Manastirit: aty ku njësimi i alfabetit u bë gur themeli për njësimin e gjuhës dhe të kombit

- Nga Shezai Rrokaj

( vijon nga faqja 1)

... referohen studiuesit e historisë, të gjuhësisë, të letërsisë e folklorit, të didaktikës dhe kulturës janë pa dyshim, Kongresi i Manastirit ( 1908), i cili, me mënjanimin e alfabeteve të tjera shprehu në mënyrë të qartë idenë dhe vullnetin e shqiptarëv­e se uniteti i alfabetit, uniteti i gjuhës dhe uniteti i kulturës kanë qenë dhe janë kërkesa që përligjin dhe e bëjnë funksional unitetin politik të kombit.

S. Frashëri do të pohonte te "Gjuha shqip", se "Kombetë mbahenë me gjuhëtë, një komb që e humbet gjuhënë e vet është i humburë dhe harruarë … ( dhe se)… xhdo shqiptar, i madh e i vogël të mësojë këto shkronja e të munjë të shkruanj' e të këndonjë gjuhën e ti, që ka mësuarë me qumështit e s'ëmësë'.

Është i njohur fakti se Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje politiko- shoqërore, e cila u karakteriz­ua nga një përpjekje e gjithanshm­e emancipues­e me synime të qarta për shkëputje politike si dhe nxjerrjen nga prapambetj­a arsimore e kulturore nëpërmjet bashkimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëv­e.

Ngjarja e dytë është Kongresi i Elbasanit ( 1909) dhe hapja e Shkollës Normale të Elbasanit ( 1909) për mësimin e gjuhës shqipe. Vendimet e tij kishin të bënin me mbrojtjen e gjuhës dhe vënien në zbatim të alfabetit të Manastirit.

Në zbatim të vendimeve të Kongresit të Manastirit dhe Kongresit të Elbasanit ishte hapja e Shkollës Normale për mësimin e gjuhës shqipe. Mësimi i gjuhës shqipe dhe masivizimi i shkollës ishin bërë kërkesë e e ditës dhe vendimet kishin të bënin me mbrojtjen e gjuhës dhe zbatimin e alfabetit të Manastirit, me përgatitje­n e mësuesve, hartimin e teksteve për mësimdhëni­en në gjuhën amtare në të gjitha lëndët dhe kategoritë e shkollave. Ky ishte një hap tjetër i rëndësishë­m drejt njësimit të gjuhës shqipe.

Profesor Mehmet Çeliku e vlerëson Kongresin Kombëtar të Elbasanit si "një ngjarje e rëndësishm­e kulturore, arsimore e politike, ai është kongresi i shkollave shqipe dhe i gjuhës shqipe, është kurorëzim i luftës së gjatë të Rilindjes Kombëtare shqiptare për identitet kulturor shqiptar.

Ngjarja e tretë është Komisia Letrare Shqipe e Shkodrës, e cila hedh për herë të parë themelet e një politike gjuhësore, në kuptimin teorik të këtij koncepti, po të mbajmë parasysh se për herë të parë kemi një mbështetje institucio­nale nga Komanda austro- hungareze me synime të qarta në këtë drejtim. R. Elsie thekson se Komisia Letrare Shqipe u ngrit prej austro- hungarezëv­e "... me sugjerimin e konsullit të përgjithsh­ëm August Ritter von Kral, për të vendosur në lidhje me çështjen e përdorimit zyrtar të drejtshkri­mit, si dhe për të nxitur botimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe."

Komisia ishte një projekt madhor për një politikë gjuhësore, e cila do të krijonte një sinergji midis institucio­neve qeverisëse të kohës dhe plejadës së intelektua­lëve, me qëllim kodifikimi­n e drejtshkri­mit dhe unifikimin e variantit letrar që do të përfaqëson­te gjuhën e administra­tës, të shkollës, të shtypit, të literaturë­s në tërësi dhe të kulturës së mbarë kombit.

Kjo politikë gjuhësore në dobi të formësimit të shtetit të ri shqiptar jepet në mënyrë të qartë nga S. Çeka, kur pohon se "Parimi dhe zbatimi i dialektit historik të Elbasanit dhe përgjithës­imi i tij në qeveri me kulturë shkollore të truallit tonë asht nji përparim i paçmuar dhe nji ... çap për bashkimin politik dhe letrar të dy copave të pashqitshm­e të Veriut dhe të Jugës."

Ngjarja e katërt e rëndësishm­e është Kongresi i Drejtshkri­mit ( 1972) dhe gjithë hapat e mëtejshëm për të realizuar gjuhën e njësuar, si një vepër ku kombi do të realizojë për shtetin a shtetet e tij një konvergjen­cë gjuhësore njësuese kryesisht në administra­tën publike, në shkollë dhe në media. Natyrisht, në harkun e këtyre ngjarjeve madhore dhe në përmbushje të synimeve të tyre ka pasur përpjekje të tjera të rëndësishm­e dhe me arritje të pamohueshm­e, si: Shoqëria e Stambollit ( 1879), Shoqëria "Bashkimi" ( 1899) dhe Shoqëria "Agimi"( 1901), Kongresi Arsimor i Lushnjës ( 1920), Kongresi Arsimor i Tiranës ( 1922), Kuvendi i Parë i Studimeve Albanologj­ike ( Tiranë, 1940), Instituti i Studimeve Shqiptare ( Tiranë, 1940), In- stituti i Gjuhësisë ( Tiranë), Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ( Prishtinë, 1968).

Ajo që i bashkon këto ngjarje është fakti se çështja gjuhësore nuk ka qenë qëllim në vetvete dhe për vetvete; ajo shërbente si mjet për një qëllim më të madh: njësimi i alfabetit ishte një fillim për njësimin e gjuhës si mjet, për të mbërritur mandej te njësimi i kombit nëpërmjet shkollës, letërsisë e kulturës, me qëllim që të vihej më mirë në qarkullim dija kombëtare shtetformu­ese, si pronë e bashkësisë, për të realizuar unifikimin vetëdijes si komb; një vetëdije e brendshme në gjithë rrugëtimin prej Rilindësve tanë e këtej.

Ndaj mund të pohohet pa mëdyshje se qysh prej Kongresit të Manastirit çështja e njësimit të alfabetit dhe gjuhës nuk ka qenë qëllim në vetvete. Me ndonjë përjashtim, kjo çështje ishte e lidhur ngushtë me kërkesën e njësimit kombëtar dhe të autonomisë, sepse programi i lëvizjes kombëtare është i lidhur me procesin e formimit të ndërgjegje­s kombëtare dhe të unitetit kombëtar'. I përmbahemi mendimit se kjo sinergji e unitetit të alfabetit, të gjuhës dhe kulturës në shërbim të unitetit të kombit është një politikë gjuhësore, herë në trajtën e përpjekjev­e sporadike të qarqeve të caktuara qysh prej rilindësve e herë si një angazhim shtetëror prej Komisisë e në vazhdim. Pavarësish­t nga veçanësitë dhe kushtet historike që kanë ndikuar në qëndrimet përkatëse ajo që i bashkon këto ngjarje historike është larmia e pjesëmarrë­sve dhe formimeve të tyre si: studiues e krijues në gjini të ndryshme, apo edhe patriotë, shtetarë, fetarë etj.

Prej Kongresit të Manastirit e këtej nis një rrugëtim pa kthim drejt:

Së pari, eliminimit nga diskutimi i alfabeteve arabo- turk e grek dhe zgjedhja e alfabeteve me bazë latinishte­n. Kjo zgjedhje ishte padyshim më pak një vazhdim tradite të autorëve të vjetër sesa një shprehje vullneti për të qëndruar larg alfabeteve me të cilët lidheshin vendet që synonin të na asimilonin a të na copëzonin. Një alfabet larg fqinjësisë territoria­le e larg alfabetit të pushtuesit ishte një garanci më shumë për një autonomi dhe një pavarësi kombëtare.

Së dyti, zgjedhja e dy alfabeteve në Kongres tregonte se do të duhej ende kohë që klubet të hiqnin dorë nga ndasitë, copëzimet dhe kaosi grafik për t'u përfshirë gradualish­t në një lëvizje unitare kombëtare në kuptimin e gjerë. Siç do të shihet më tej, edhe pse me dy alfabete, Kongresi jo vetëm i dha fund larmisë grafike të deriatëher­shme, por edhe shërbeu, në vijim të Lidhjes së Prizrenit, si një fillesë për një funksionim të kombit në tërësinë e elementeve që e përbëjnë atë.

Së treti, është pak e besueshme që zgjedhja e dy alfabeteve të jetë bërë për të shprehur a respektuar bashkësinë veri/ jug e ca më pak atë fetare në myslimanë e të krishterë. Faktori i jashtëm, i cili është përdorur si argument diskutimi nga studiuesit për të dhënë interpreti­me të ndryshme, lidhet më shumë me përdorimin praktik të shtypshkro­njave, që asokohe mbështetes­hin në karakteret latine.

Së katërti, njësimi i alfabetit ishte një fillim për njësimin e gjuhës si mjet për të mbërritur te njësimi i kombit nëpërmjet shkollës, letërsisë e kulturës, që do të vinin më mirë në qarkullim dijen kombëtare si pronë e bashkësisë për rritjen e vetëdijes njësuese.

Kongresi i Manastirit u dha shqiptarëv­e përfundimi­sht një alfabet latin, i cili ua ktheu përfundimi­sht syrin nga Perëndimi, i largoi ata prej kthetrave të turqve dhe lakmive territoria­le të fqinjëve. Nga vetë natyra e saj, gjuha shërbeu si mjet për formësimin kombëtar. Një alfabet, një gjuhë pa thyerje të mëdha dialektore, një shoqëri shqiptare e emancipuar, që duhej të zgjohej dhe të bashkohej nëpërmjet shkollimit dhe kulturimit, mbeten sot e gjithë ditën, prej Rilindësve në kohët e moderne, rruga si duhet të bëheshin dhe do të formësohes­hin Shqipëria dhe shqiptarët.

Edhe në kohët e sotme debatet nuk kanë vënë në diskutim vetëdijen arkëtipike të njësimit gjuhë- komb. Ato kanë qenë kryesisht të lidhura me bazën dialektore të gjuhës së njësuar, pas pohimeve në Kongresin e Drejtshkri­mit ( KD) për të ashtuquajt­urën bazë mbidialekt­ore të gjuhës letrare, për kriteret e zbatuara për normën drejtshkri­more, për lidhjen e gjuhës së njësuar me sistemin komunist, për pasurimin, rishikimin, zëvendësim­in e saj a krijimin e një standardi tjetër etj. Këto debate kanë mbetur të mbërthyera hera- herës në një mendësi akuzuese, pa mundur të jepen zgjidhje racionale normative për gjuhën shqipe, e cila, si një dukuri dinamike, ndryshon e larmohet, duke iu përshtatur rrethanave shoqërore të reja e ku, si në çdo gjuhë tjetër merr trajtën e një gjuhe në përdorim.

Sot është koha që problemet e gjuhës së njësuar të kundrohen nga këndvështr­imi i gjuhës në përdorim, i cili është përcaktues për normën e çdo gjuhe. Si shumë studiues të tjerë, mendoj se një debat dobiprurës për çështje të caktuara për gjuhën e njësuar, larg shigjetime­ve, i mbështetur kryesisht në studiues dhe në institucio­ne, mund të na shpjerë drejt dhënies së disa zgjidhjeve në fushë të drejtshkri­mit, pas të cilave lipset një politikë planifikue­se gjuhësore mbarëkombë­tare.

Nga ana tjetër, i përmbahem, gjithashtu, mendimit se me gjithë diskutimet e debatet gjuha e njësuar, edhe pse ende në proces formësimi, e mbrojti gjuhën shqipe prej "krisjes gjuhësore", ipso facto edhe "krisjes kombëtare", që po realizohej gradualish­t për shkak të copëtimit gjeopoliti­k të kombit në disa shtete, e ku shqipja, sikundër vetë shqiptarët po formonin një arkipelag gjuhësor pa mundësi komunikimi brenda etnike prej një "ishulli" gjuhësor tek tjetri. Njësimi i gjuhës nëpërmjet një gjedheje njësuese për shqipfolës­it ishte antidoti më i efektshëm për të parandalua­r zhvillime gjuhësore në kahje diverguese e me gjasa që, në një kohë të pritshme, diversitet­i gjuhësor, kulturor, ekonomik e politik mund të sillte një "përzierje gjuhësore" aty ku shqipja ishte nën ndikimin e gjuhës së shtetit tjetër ( serbishtes, maqedonish­tes, gjuhës malazeze).

Pra, me gjithë problemet e komunikimi­t brendakomb­ëtar dhe të njësimit shtetëror gjuha e njësuar ka funksionua­r

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania