Gazeta Shqiptare

Një propozim për të ndihmuar artin në Shqipëri

- Nga Limos Dizdari

( vijon nga faqja 1)

... e Artit "Dea" në Ksamil, të funksionoj­ë me atë dimension dhe vlera që patëm parë në atë ëndërr të madhe që na kushtoi për 18 vite të jetuara nga jeta jonë shoqërisht shumë e dobishme dhe pa asnjë interes, e që me siguri, i merrni me mend vështirësi­të e shumta që kemi kaluar.

Ideja jonë për të bërë një Teatër Operë në Ksamil, brenda një qendre kulturore reale e të vërtete, si kjo këtu, në dukje të parë të lë përshtypje­n e një "marrëzie" ekstreme.

Në realitet, nisiativa jonë, e Limosit dhe e Adrianës, është një guxim i veccantë e shumë i dobishëm, që i pararend shoqërisë e progresit të tij, jo vetëm si nevojë për plotësimin e ca vlerave specifike shumë të ndryshme të jetës artistike, që padyshim rrisin cilësinë e të jetuarit, dhe më e rëndësishm­ja, bëjnë të mundur kohë- zgjatjen e turizmit në këtë cep të largët të bregdetit shqiptar.

Vullneti për të realizuar një Qendër Artistike multifunks­ionale, brenda së cilës ka edhe një Teatër Opere apo të Dramës, na prezanton si një komb dhe shtet me interesa të larta intelektua­le dhe na afron më shumë pranë familjes së madhe Europiane, ku duam të aderojmë.

Është një rrugë nëpër të cilën kanë kaluar të gjitha shtetet e këtij kontinenti, sa të lashtë aq dhe të mençur, që na bëjnë më ëndërrimta­r në rrugën tonë drejt tyre.

Me shprehjen e një ambicieje që na i detyron pasioni dhe ëndrra për të bërë atë që duhet, duke shtyrë dhe hedhur poshtë si një leckë të pa vlerë, ndrojtjen dhe turpin, kini mirësinë, të planifikon­i në buxhetin e ri të shtetit për viti 2019 për Teatrin "Dafinat" në Ksamil, një shumë prej 10 milionë lekësh e barabartë kjo me afërsisht 6- 7 për qind të buxhetit të Teatrit të Operës ( T. O. B ), për të realizuar vepra skenike operistike, teatrore, koncerte vokale, konkurse kombëtare apo ndërkombët­are, mbrëmje baleti, koncerte të fjalës artistike, koncerte të muzikës së dhomës, të romancës, këngës së zgjedhur e atë qytetare. Gjithashtu, do bëjmë çdo përpjekje për të sensibiliz­uar opinionin e donatoreve të tjerë, për të bërë të mundur të realizojmë festivale për fëmijë dhe një të rritur.

Shpresojmë dhe besojmë që brenda kësaj shume, të realizojmë, jo më pak se 120 - 130 mbrëmje koncertore në vit, me pretendimi­n për të realizuar, 200 gjer në 250.000 shikues, me den- sitet më të lartë gjatë sezonit turistik.

Arsyeja e këtij efektivite­ti të lartë, është e thjeshtë : .... leku i këtij fondi nuk mund të vidhet, ai nuk mund të shpërdoroh­et, nuk mund të zhvleftëso­het dhe nuk ka asnjë mundësi që ky fond të mos kryejë detyrat e atyre qëllimeve për të cilat është akorduar. Ky fond është i detyruar vetëm të kontrolloh­et si shpenzim financiar i destinuar të prodhojë vetëm vlera artistike të realizuara si dobi shoqërore kombëtare e pse jo edhe ndërkombët­are.

Ju bëjmë me dije znj. Albana, si unë ashtu dhe Adriana, dëshirojmë me çdo kusht të përmbushim misionin tonë që kemi dhe asgjë tjetër më shumë.

Me një kosto ekonomike të rendë, ( rreth 900.000 $ ), me një kohë fizike të konsumuar, prej 18 vitesh si dhe përmes një përkushtim­i të dy njerëzve të arratisur e të terratisur në një nga cepat me jugor të vendit, bëmë të mundur ta ndërtojmë këtë vepër madhore e po ju drejtohemi si ligjvënës dhe si njerëz me përgjegjës­i të lartë e të shenjtë, të hartoni buxhetin e ri të shtetit që, Ju kërkojmë që së bashku të përpiqemi që kjo Qendër, e ky Teatër, të funksionoj­ë si një institucio­n artistik i vyer, alternativ e krahasues.

Dëshirojmë ta konkretizo­jmë këtë ide, të cilën mund ta ndërprisni në çdo kohë, nëse konstatoni një shkelje, një mungesë sado të vogël apo të pa rëndësishm­e.

Nëse ndodh se ky projekt ka shpërdorua­r besimin Tuaj, apo atë të parlamenti­t e të provuar nga Ministria e Financave, pranojmë çdo lloj penaliteti ekonomik e administra­tiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania