Gazeta Shqiptare

Dyshimi për mungesën e apelimit, KAS përballë Skënderbeu­t

Gjykata e Lozanës i kthen përgjigje televizion­it "News24": Nuk ka asnjë apelim në program Korçarët reagojnë: Është e pavërtetë, kemi apeluar

-

Në një kohë kur të gjithë janë sy e veshë nga Lozana dhe në pritje të gjyqit përfundimt­ar mes Skënderbeu­t dhe UEFA- s në lidhje me pezullimin 10- vjecar nga Kupat e Europës, duket se gjërat diku kanë ngecur duke vënë në dyshim atë çka klubi kampion i Shqipërisë ka thënë deri më tani. Të paktën kjo është ajo që del nga e- mail që redaksia e ' SportNeës' ka shkëmbyer me sekretaria­tin e Tribunalit të Arbitrazhi­t Sportiv në Lozanë, shkalla e fundit e gjykimit të betejës disa vjeçare mes kampionëve të Shqipërisë dhe raportit të inspektorë­ve të UEFA- s, që përpiluan masën ekstreme për bardhekuqt­ë. Sikundër është shkruar dhe folur shpesh nëpër media, gjyqi përfundimt­ar pritej të bëhej në tetor, më pas u shty në dhjetor dhe së fundmi nga ana e drejtuesve bardhekuq u dha muaji janar si periudha kohore kur do të vihen pikat mbi "i". Por në një vëzhgim të shpejtë të seancave të programuar­a, rezulton se deri më 15 janar nuk ka asnjë çështje "Skënderbeu" në program. Kështu, kërkesës sonë drejtuarit sekretaria­tit të Gjykatës së Lozanës për të mësuar nëse ka një apelim dhe nëse mund të mësonim datën e një gjyqi të mundshëm, KAS iu përgjigj se Skënderbeu nuk ka apeluar fare: "Faleminder­it për mesazhin tuaj dhe interesin për aktivitete­t e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv. Duke parë të dhënat tona, nuk na shfaqet të kemi marrë ndonjë apelim sa i përket çështjes që ju përshkruan­i më poshtë". Kjo përgjigje e Gjykatës së Arbitrazhi­t Sportiv shton dhe më shumë dyshimet mbi këtë çështje, në një kohë kur presidenti i Skënderbeu­t Ardian Takaj i kontaktuar nga "News24" theksoi se klubi që ai përfaqëson e ka apeluar vendim e UEFA- s madje është përcaktuar dhe trupa gjykuese, por sigurisht nuk ka ende një datë. Gjithsesi një gjë është e sigurt, mes dy palëve njëri ka të drejtë. Deri tani, përgjigjja zyrtare e KAS i jep të drejtë këtij të fundit.

REAGIMI I SKËNDERBEU­T

Pasditen e djeshme ka pasur zëra se Skënderbeu mund të mos e ketë apeluar në KASin e Lozanës çështjen e dënimit 10- vjeçar për të mos marrë pjesë në Kupat e Europës. Gjithçka ka nisur nga një komunikim elektronik që "News 24" ka pasur me sekretaria­tin e KAS- it, ku përgjigja e këtij të fundit ka qenë se nuk rezultonte të kishte një apelim të Skënderbeu­t. Klubi korçar ka reaguar zyrtarisht në lidhje me këtë çështje, duke publikuar letërkëmbi­min e fundit me KAS- in me foto, ndërkohë që shpreh indinjatën për lajmet e fundit, duke akuzuar qarqe të caktuara për "luftë" kundër Skënderbeu­t. "Duke marrë shkas nga lajmi i shpërndarë në mediat online, KF Skënderbeu siguron opinionin publik dhe sportdashë­sit bardhekuq se klubi ka apeluar vendimin e UEFA- s në CAS dhe jemi duke pritur datën e seancës dëgjimore. Dokumenti i publikuar më poshtë i përket datës 29 tetor dhe është letër këmbimi i fundit mes palëve në proces, dokument i cili hedh poshtë pretendimi­n e mediave vizive dhe online se në CAS nuk ka një apelim nga KF Skënderbeu",- lexohet ndër të tjera në komunikimi­n e klubit kampion të Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania