Gazeta Shqiptare

Zv ministri i Arsimit, Muka jep dorëheqjen: Nuk pajtohem me modelin e punës së MASR

"Dashurinë për arsimin nuk e ndërroj me asgjë"

-

Edhe

pse kishin kalu ar vetëm 2 javë nga marrja e detyrës, zëvendësmi­nistri i Arsimit, Sportit e Rinisë, Taulant Muka ditën e djeshme ka dhënë dorëheqjen. Ai u emërua në këtë detyrë më 31 tetor, ndërsa zëvendësoi Ervin Demon, i cili dha dorëheqjen pasi u akuzua për plagjiatur­ë. Muka i ka dorëzuar dorëheqjen kryeminist­rit Edi Rama, duke vënë në dijeni edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku i paraqiste edhe arsyet e dorëheqjes. "Për arsye etike, morale dhe profesiona­le, dhe të papajtuesh­mërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar me Ministrinë e Arsimit, ju paraqes dorëheqjen time të parevokues­hme nga posti i zv. Muka i ka dorëzuar dorëheqjen kryeminist­rit Edi Rama, duke vënë në dijeni edhe ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku i paraqiste edhe arsyet e dorëheqjes. "Për arsye etike, morale dhe profesiona­le, dhe të papajtuesh­mërisë që unë kam me modelin e punës të aplikuar me Ministrinë e Arsimit, ju paraqes dorëheqjen time të parevokues­hme nga posti i zv. ministrit", thekson Muka.

ministrit", thekson Muka në letrën e dorëheqjes, drejtuar Ramës. Më tej ky i fundit shton se dashurinë për arsimin nuk e ndërron me asgjë. "Dashurinë për arsimin, shkencën dhe Shqipërinë nuk e ndërroj me asgjë!",- shkruan

Muka në faqen e tij në rrjetin social ' Facebook'.

LARGIMI I ERVIN DEMO

Ardhja në këtë detyrë e Mukës u shoqërua me debate të mëdha, pasi ishte ai që akuzoi ish- zëvendës ministrin e arsimit, Ervin Demo për

DOREHEQJA

plagjiatur­ë. Por pak javë pas dorëheqjes së Ervin Demos, Muka mori postin e zv. ministrit me emërim të kryeminist­rit Edi Rama. Studiuesi denoncoi plagjiatur­ën që sipas tij zv. ministri i Arsimit Ervin Demo kishte bërë në një artikull me titullin "Universite­tet dhe transferim­i i teknologji­së", i botuar në vitin 2011. Ndërkohë Demo teksa theksoi se ishte vënë në shënjestër nga politika e baltës, u shpreh pas dorëheqjes se çdo argumentim i tij do të paragjykoh­ej. "Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykoh­ej vetiu dhe do linte vend për keqinterpr­etime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim",tha Demo disa kohë më parë.

 ??  ?? Taulant Muka Faksimil e dorëheqjes së Taulant Mukës
Taulant Muka Faksimil e dorëheqjes së Taulant Mukës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania