Gazeta Shqiptare

Studimet në SHBA, ambasada: Kujdes, nuk mund të punoni për të paguar tarifën

5 hapat për t'u bërë pjesë e universite­teve amerikane. Kriteret dhe aplikimi "Duhet të keni patjetër sponsor, kursime apo bursë"

-

Të gjithë ata që janë të interesuar për të nd jekur një program studimi në Shtetet e Bashkuara, duhet të dinë se nuk mund të punojnë në tokën e premtuar për të financuar studimet. Ditën e djeshme, ambasada amerikane, nëpërmjet një njoftimi ka bërë me dije se studentët duhet të kenë një bursë, një sponsor ose kursime për të paguar tarifën e shkollimin në një prej universite­teve amerikane. "Të studiosh në SHBA është një mundësi e shkëlqyer, por nuk mund të punoni në Shtetet e Bashkuara për të financuar arsimimin tuaj. ' Education USA' është vendi i duhur ku mund të hartoni një plan për të paguar shkollimin tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ju nuk mund të punoni jashtë kampusit për të paguar tarifën e shkollës. Duhet që të keni kursime, një sponsor ose ndihmë financiare/ bursë për të paguar arsimimin tuaj", - thekson ambasada në njoftimin e saj.

HAPAT PËR STUDIME NË SHBA

Sot është dita e fundit e festimit të javës së arsimit ndërkombët­ar, e cila vjen si një mundësi për përfitimet e arsimit ndërkombët­ar dhe shkëmbimev­e në të gjithë botën. SHBA- të renditen të katërta nga destinacio­net e zgjedhura nga studentët shqiptarë që po studiojnë jashtë Shqipërisë. Qendra ' Education USA' është një zyrë këshillimi për të gjithë ata të interesuar që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë. ' Education USA' është një program i Departamen­tit të Shtetit Amerikan dhe financohet nga ta dhe ambasada amerikanë në Tiranë. Këshillues­ja e qendrës ' Education USA' mund t'ju këshillojë dhe t'ju asistojë gjatë ndjekjes së 5 hapave për të studiuar në ShBA. Të gjithë të interesuar­it duhet të gjejnë universite­tin apo kolegjin që plotëson të gjitha kushtet e aplikantit. Me mbi 4500 univer- sitete apo kolegje në Amerikë, nuk duhet të përpiqeni të përshtatni veten me shkollën, por të gjeni shkollën që ju përshtatet juve dhe qëllimeve tuaja. Kërkimi duhet të fillojë 12- 18 muaj para vitit akademik në të cilin doni të vazhdoni studimet. Secili universite­t apo kolegj ka kriteret e veta. Duhet të jepni provimet e standardiz­uara në bazë të ciklit të studimit që doni të vazhdoni dhe kërkesave të universite­tit apo kolegjit.

Kandidatët duhet të ndjekin edhe financimin e investimev­e. Megjithëse, konkurrenc­a është e lartë, çdo vit studentët ndërkombët­are marrin shuma të konsiderue- shme në ndihmë financiare apo bursa "Të studiosh në SHBA është një mundësi e shkëlqyer, por nuk mund të punoni në Shtetet e Bashkuara për të financuar arsimimin tuaj. ' Education USA' është vendi i duhur ku mund të hartoni një plan për të paguar shkollimin tuaj në Shtetet e Bashkuara. Ju nuk mund të punoni jashtë kampusit për të paguar tarifën e shkollës”.

për të mbuluar koston e studimeve të tyre. Secili universite­t apo kolegj publikon në faqen e tyre të uebit të gjitha bursat, kriteret apo ndihmën financiare që ofrojnë për studentët ndërkombët­arë. Hapi i tretë është procesi i aplikimit. Nuk ka proces standard aplikimi, pasi secili universite­t apo kolegj ka kriteret e veta dhe afatet e veta të aplikimit. Aplikimi fillon gjithmonë një vit përpara vitit akademik ku doni të studioni. Procesi mund të përfshijë shkrimin e një eseje, mbledhjen e letrave të rekomandim­it, certifikat­at apo vërtetimet e aktivitete­ve jashtëshko­llore dhe pikët e provimeve. Pasi pranoheni nga universite­ti dhe merrni dokumentin e pranimit, duhet të aplikoni për vizën studentore. Bëhet aplikimi ' online' duke plotësuar formularin, pagesën dhe rezervimit të datës së intervistë­s. Hapi i fundit është takimi para largimit nga Shqipëria. Qendra bën një takim informues mbi jetën studentore dhe çdo gjë tjetër që ju duhet të dini para se të niseni për në Shtetet e Bashkuara.

 ??  ?? Ambasada e SHBA- ve në Tiranë
Ambasada e SHBA- ve në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania