Gazeta Shqiptare

Ana Brnabiç, për marrëdhëni­et me Kosovën: Deri në vitin 2025 do të arrijmë një akord

Kryeminist­rja serbe: S'jemi gati për anëtarësim­in në BE

-

ANA BRNABIÇ

Mendoj se sa është i madh interesi ynë që t'i bashkohemi BE- së, aq i madh është edhe interesi i BE për zgjerim në Ballkan. BE është në radhë të parë një projekt paqësor dhe i suksesshëm, sepse për herë të parë në Evropë kemi një paqe afatgjatë.

se nuk do të importojë probleme të reja bilaterale. Jean Claude Juncker e ka thënë këtë vitin e kaluar. Kjo është e qartë apo jo? AB: Po e qartë është. TS: Pra nuk do ta importojë problemin tuaj me Kosovën. AB: Kjo është absolutish­t e qartë… TS: Nëse nuk e zgjidhni këtë problem, nuk do të futeni në BE, apo jo? AB: … kjo është për mua normale. Mendoj se kjo është në natyrën e punës. Sikur të isha BE edhe unë do të kërkoja të njëjtën gjë. TS: Por ju nuk do të bibi dakord shpejt, këtë e keni pranuar vetë. Pra, nuk do të keni ndonjë perspektiv­ë të futjes në BE, në një të ardhme të shpejtë? AB: Këtu nuk pajtohem tërësisht me ju, sepse termini më i afërt i anëtarësim­it të mundshëm në BE për ne është viti 2025. Ndaj mendoj se ekziston mundësia që deri në vitin 2025 të nënshkruaj­më një marrëveshj­e të qëndrueshm­e për normalizim­in e raporteve me Prishtinën. TS: Por në këtë moment, nuk duken gjërat kështu. AB: Nuk e them se kjo do të ndodhë. Them se Serbia është e përkushtua­r për këtë. Kjo nuk varet vetëm nga Serbia, varet edhe nga Prishtina dhe aleatët tanë. Ndaj mendoj se ne po shkojmë drejt BE- së. Për mua është me rëndësi që t'i implemento­jmë të gjitha reformat, me qëllim që shoqëria jonë të jetë politikish­t dhe ekonomikis­ht e pjekur për BE.

 ??  ?? Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiç
Kryeminist­rja e Serbisë, Ana Brnabiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania