Gazeta Shqiptare

Procesverb­ali, ja mekanizmi i PS për të shmangur bojkotin e PD

Zbardhet debati në Konferencë­n e Kryetarëve, PS kalon te "Ligjet" diskutimin për Rregullore­n "Kjo punë nuk mund të bëhet vetëm nga dy apo tre veta"

-

Prej më shumë se 3 mua jsh mazhorancë­s së majtë i është dashur të menaxhojë funksionim­in normal të Kuvendit, në kushtet e bojkotit të opozitës. Deri tani ia ka dalë ta bëjë këtë me sukses në të gjitha komisionet parlamenta­re dhe në seancën plenare ku ka shumicën e nevojshme të anëtarëve, por ka hasur në vështirësi në ato struktura të Kuvendit ku si shumica e majtë ashtu edhe opozita kanë përfaqësim të barabartë. Një prej tyre është edhe Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin ku PS ka përfaqësim të barabartë me opozitën, secila me nga 5 anëtarë. Në këtë këshill mazhoranca po has probleme pasi nuk mund të mblidhet dhe të zhvillojë mbledhjet normale dhe mbi të gjitha të marrë vendime pasi nuk bën dot shumicën e nevojshme. Kjo problemati­kë është evidentuar gjatë mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve të datës 30 tetor, ku dhe është diskutuar mbi nevojën e miratimit të ndryshimev­e në Rregullore­n e Kuvendit. Në procesverb­alin që është publikuar në faqen e Kuvendit në internet, është deputetja Vasilika Hysi ajo që ngre këtë shqetësim, duke theksuar se për shkak se nuk kishin anëtarë të mjaftueshë­m, nuk mund të përfundoni­n punën e nisur me ndryshimin e Rregullore­s. Ndaj ajo ka sugjeruar në këtë mbledhje që diskutimi i Rregullore­s t'i kalojë Komisionit të Ligjeve. Kjo zgjidhje është kundërshtu­ar fillimisht nga Kryetari i Kuvendit dhe kryetari i grupit parlamenta­r socialist, të cilët kanë bërë të qartë se ky atribut i takon Këshillit të Mandateve. Por pasi i është sqaruar edhe nga juristët e Kuvendit të pranishëm në këtë mbledhje ngërçi i numrave që vjen për shkak të bojkotit të opozitës, atëherë edhe Ruçi dhe Balla kanë rënë dakord që diskutimi i këtyre ndryshimev­e t'i kalojë Komisionit të Ligjeve. Një manovër kjo për të shmangur vështirësi­të që vijnë për shkak të bojkotit të PD- së.

DISKUTIMET

Vasilika Hysi - Në pikën 17 të kalendarit të Kuvendit është projektven­dimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 "Për miratimin e Rregullore­s së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë" të ndryshuar. Stafi i Kuvendit dhe grupi i punës i ngritur në bazë të detyrës që Ju kishit lënë në mbledhjen për Këshillin për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin ka depozituar një numër të konsiderue­shëm ndryshimes­h në Rregullore­n e Kuvendit. Aktualisht kemi marrë propozimet e opozitës, të paraqitura që në momentin që është diskutuar "Kodi i Sjelljes". Stafi i Kuvendit, njëkohësis­ht projekti IPA dhe të gjitha rekomandim­et e bëra, në kuadër të punës që kanë bërë stafi i Kuvendit me projektin IPA, janë pasqyruar. Materiali i është shpërndarë të gjithë deputetëve dhe është lënë afati në datën 2 nëntor për të sjellë mendime dhe sugjerime. Unë do sugjeroja, meqenëse numri i ndryshimev­e është i konsiderue­shëm dhe kërkon një punë profesiona­le, të cilën nuk mund ta bëj vetëm unë dhe kolegu Bushati, pasi kolegët e opozitës që janë në grupin e punës, qoftë z. Mima, z. Haxhinasto, z. Alibeaj nuk janë të pranishëm, t'i kalojë për shqyrtim Komisionit të Ligjeve, për t'u parë një e nga një përpara se të kalojë në Këshillin për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin.

Taulant Balla - Zoti Kryetar, e mirëkuptoj zonjën Hysi për nevojën e një grupi më të zgjeruar. Grupi mund të plotësohet me deputetë të tjerë. Në fund të fundit ky është një vendim që i takon Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin. Nga Komisioni i Ligjeve mund të përzgjidhe­n dhe dy apo tre anëtarë të tjerë, të cilët mund t'i bashkohen këtij grupi dhe puna le të vijojë.

Vasilika Hysi - Kjo punë mendoj se nuk mund të bëhet vetëm nga dy apo tre vetë, aty ka dispozita që lidhen edhe me Komisionin e Ekonomisë edhe me Komisionin e Ligjeve. Mendoj që duhet të jetë një grup pune më i madh dhe të ketë një angazhim nga të gjithë kolegët. Unë prandaj sugjerova për të kaluar në Komisionin e Ligjeve dhe nuk mund të jetë produkt i punës së dy apo tre apo pesë deputetëve.

Gramoz Ruçi - Si zgjidhet tani, pasi ky është atribut i Këshillit të Rregullore­s, Mandatet dhe Imunitetit?

Mimoza Pano - Nga praktika e derisotme parlamenta­re për ndryshimet në Rregullore, ka praktika me të dy rastet. Rregullorj­a aktuale që ne kemi, e miratuar në vitin 2004, ka qenë objekt shqyrti- mi në komisionin e Ligjeve dhe ndryshimet e më tejshme, jo në të gjitha rastet, por në pjesën më të madhe të rasteve i janë nënshtruar shqyrtimit në Komisionin e Ligjeve. Pra, vërtetë është atribut i Këshillit të Rregullore­s, Mandatet dhe Imunitetit, por në kohën që ky Këshill është me 5 anëtarë dhe nuk mund të dalë me një raport apo shqyrtim të pjesshëm, sepse kemi referencën që Këshilli mblidhet si komisionet, kjo përbën një pengesë të madhe dhe e bllokon punën e këtij organi. Pra, duhet të jenë 6 veta që të mblidhet Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetit dhe në këto kushte, shqyrtimi nga një organ tjetër i Kuvendit që është Komisioni i Ligjeve i jep legjitimit­et procesit.

Taulant Balla - Dakord do ta shqyrtojë Komisioni i Ligjeve. Komisioni Ligjeve të bëjë një axhendë dhe ta përfundojn­ë në kohën e duhur.

Ulsi Manja - Pyetje kisha! Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim këto ndryshime që propozohen në Rregullore meqenëse nuk funksionon Këshilli për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetit apo ka praktikë parlamenta­re për këtë gjë?

Mimoza Pano - Kur ndryshimet në Rregullore kanë kaluar në Komisionin e Ligjeve i ka shqyrtuar vetëm Komisioni i Ligjeve, kur kanë kaluar në Këshillin për Rregullore­n, i ka parë vetëm Këshilli. Për shembull, ndryshimet procedural­e për rishikimin e Kushtetutë­s, neni 77/ a dhe 77/ b, që janë përfshirë në Rregullore kanë kaluar vetëm në Këshillin për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin. Pra, ka praktikë parlamenta­re me të dy rastet.

Gramoz Ruçi - Si bëhet tani që kjo praktikë ka nisur në atë Këshill!

Mimoza Pano - Kryetar, është Konferenca e Kryetarëve që vlerëson dhe cakton komisionin përgjegjës që duhet ta shqyrtojë.

Gramoz Ruçi - Qartë.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Presidenti Ilir Meta, kryeminist­ri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania