Gazeta Shqiptare

Rregullorj­a, Këshilli funksionon kur marrin pjesë më shumë 5 anëtarë

Kjo strukturë duhet të ketë përfaqësim të barabartë

-

Këshilli

për Rregullore­n, Mandatet dhe Imunitetin për bëhet nga 10 deputetë, të emëruar nga Kryetari i Kuvendi, pasi ka marrë mendimin e kryetarëve të grupeve parlamenta­re, në mënyrë që të sigurojnë përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe opozitës parlamenta­re. Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit dhe studion propozimet për ndryshimin e Rregullore­s, jep mendime për çështje të interpreti­mit të Rregullore­s, si dhe për konfliktet në lidhje me kompetenca­t ndërmjet komisionev­e të Kuvendit. Me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit, Këshilli shqyrton kërkesën për dhënien e autorizimi­t nga Kuvendi për fillimin e ndjekjes penale ose arrestimin e një deputeti, në përputhje me nenin 118 të Rregullore­s dhe nëse ka vend për procedim ndaj deputetit të ndaluar ose të arrestuar, sipas nenit 119 të Rregullore­s. Këshilli shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare. Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislatu­rës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve. Këshilli aktual përbëhet nga 5 anëtarë të mazhorancë­s, dhe më konkretish­t: Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja, ndërsa PD përfaqësoh­et me Gent Strazimiri­n, Enkelejd Alibeajn, Astrit Veliajn, Nasip Naçon dhe Dhurata Çupin. Këshilli i zhvillon mbledhjet kur në të marrin pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve. Në kushtet kur 5 anëtarët e opozitës nuk janë të pranishëm, atëherë funksionim­i i tij është i pamundur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania