Gazeta Shqiptare

' Ngërçi', Meta dekreton Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm

Dekretimi, Rama: Edhe kur krisjet janë të pariparues­hme, ka rrugëzgjid­hje Presidenti: Arsyet përse e vonova firmën time

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekretoi mbrëmë Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Dekretimi u firmos në limitet e fundit të afatit kohor, tri orë para skadimit të tij. Kjo ishte hera e dytë që emri i Sandër Lleshajt qëndronte në tavolinën e Metës për dekretim, pasi herën e parë e refuzoi. Më herët gjatë ditës së djeshme, Meta dekretoi nxjerrjen në lirim të oficerit me gradë madhore, gjeneral brigade, Sandër Lleshaj, duke i hapur kështu rrugën dekretimit të tij në postin e ministrit. Presidenti konfirmoi zyrtarisht se ishte pikërisht statusi i tij si ushtarak aktiv, që e detyronte të mos e dekretonte si ministër, për shkak të kufizimeve që Kushtetuta ka për këtë kategori. Dekretimi i Lleshajt vjen përpara përfundimi­t të afatit kushtetues 7- ditor, për t'u shprehur për propozimin e dytë të kryeminist­rit Edi Rama, për emërimin e Sandër Lleshajt. Vendimi për dekretim erdhi pas më shumë se dy javësh debate mes dy institucio­neve, Kryeminist­risë dhe Presidencë­s. Pas kësaj procedurë, Sandër Lleshaj do të bëjë betimin në Parlament. Presidenti Ilir Meta sqaroi mbrëmë në studion e emisionit "Zonë e Lirë" se përse vendosi të dekretonte Sandër Lleshajn në postin e ministrit të Brendshëm dhe nuk e bëri javën e shkuar këtë gjë. Presidenti bëri të ditur se vetëm ditën e enjte i ka ardhur kërkesa nga ana e ministres së Mbrojtjes, e cila i propozonte lirimin nga detyra të gjeneral Sandër Lleshit. Sipas tij, pas lirimit, Lleshit i hapet rruga për t'u dekretuar ministër. "Dje ( të enjten) kam gjetur shkresën zyrtare të ministres së Mbrojtjes, e cila kishte bërë propozimin për lirimin nga detyra si gjeneral. Nëse do ma kishin sjellë këtë

kërkesë që më parë, do ta kisha dekretuar. Kjo është një arsye e madhe, është arsye kushtetues­e", deklaroi Meta.

REAGIMI

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi menjëherë pasi Presidenti Ilir Meta dekretoi Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm. Në një status në "Twitter", Rama shkruan se ky është një shembull kuptimplot­ë i faktit se edhe kur duket sikur krisjet janë

të pariparues­hme a thyerjet të pashmangsh­me, ka gjithmonë një rrugëzgjid­hje, nëse ka vullnet të mirë. "Dekretimi i Sandër Lleshajt ministër i Brendshëm, një shembull kuptimplot­ë i faktit se edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparues­hme a thyerjet të pashmangsh­me, ka gjithmonë një rrugëzgjid­hje nëse ka vullnet të mirë. Ministri i ri, njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur", shprehet z. Rama. Tashmë i preferuari i kryeminist­rit Rama do të jetë edhe zyrtarisht në krye të Ministrisë së Brendshme, pas votimit në Kuvend dhe betimit në Presidencë. Statusi i ushtarakut aktiv të Lleshajt ishte edhe pengesa kushtetues­e për mosdekreti­min e emrit të tij si min- Sandër Lleshaj u emërua zëvendësmi­nistër i Brendshëm, pasi nuk u dekretua herën e parë nga Meta, ndërsa presidenti pranoi ripropozim­in e dytë të kryeminist­rit Rama për të dekretuar zotin Lleshaj si ministër të Brendshëm.

istër nga Presidenti Ilir Meta. Vetë kreu i shtetit e pati konsiderua­r si problemati­kë themelore kushtetues­e propozimin për Lleshajn, për shkak të statusit të ushtarakut aktiv. Ndërsa pas zhdekretim­it si ushtarak aktiv e firmosi emërimin e dekretit si ministër i Brendshëm. Sandër Lleshaj u propozua ministër i Brendshëm nga kryeminist­ri Edi Rama në datën 27 tetor, pas dorëheqjes së papritur të Fatmir Xhafajt nga ky post. Pas mosdekreti­mit nga ana e Presidenti­t, kryeminist­ri Rama e emëroi Sandër Lleshajn zv. ministër, por me kompetenca­t e ministrit. Tani zyrtarisht, Sandër Lleshaj do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania