Gazeta Shqiptare

Bixhozi, Rama: Momenti im i keq, kur mbeta vetëm me Braçen

Kryeminist­ri flet për nismën e qeverisë në emisionin "Shqiptarët për shqiptarët" "Lojërat e fatit janë çmenduri, duhet t’i ndalojmë"

-

Në studion e shqiptarëv­e ishte ftuar këtë të premte kryeminist­ri Edi Rama, i cili foli pikërisht për fenomenin e bixhozit dhe nismën e qeverisë për t'i vënë kyçin në 31 dhjetor të këtij viti. Emisioni u ndal pikërisht në këtë plagë të shoqërisë, teksa kryeminist­ri foli në studio hapur, ku ndër të tjera tregoi edhe arsyet se si vendosi për të mbyllur përfundimi­sht lojërat e fatit dhe bastet. Kryeminist­ri e nisi me një batutë me t'u akomoduar në studio: "Shyqyr që në këtë studio nuk të bërtasin ata që të ftojnë. Faleminder­it për ftesën, pashë në prapaskenë historinë për varësinë e bixhozit. Zbatimi i ligjit është një sfidë e jashtëzako­nshme. Bixhozi ishte i paligjshëm edhe në periudhën e komunizmit dhe dënohej me burg. Në 1989 ishin 200 raste të paligjshme", tha Rama. Kryeminist­ri u shpreh se ajo që ishte më shqetësues­e është se ky fenomen është jo vetëm shumë i përhapur, por edhe i lidhur me burimet kriminale të financimit. "Unë e kam deklaruar këtë sfidë qysh në ditën e fitores së zgjedhjeve, e kam deklaruar me bindje të plotë që kjo i ka të gjitha të këqijat. Rrënon familjet, prindërit shkatërroh­en, ajo që kam parë pasi bëra këtë deklaratë, ishte reagimi i parë i njerëzve që nuk e donin këtë gjë. Hyjmë në një betejë për të luftuar pjesën informale. Pamë që ishte një industri e mbështetur politikish­t", tregoi Rama. Ai gjithashtu rrëfeu se presioni dhe lobimi i grupeve të interesit që përfaqësoj­e këtë aktivitet kishte qenë shumë i fuqishëm dhe se ai kishte bërë që shumë deputetë të ishin të lëkundur, qoftë edhe për të shtyrë afatet e hyrjes në fuqi të ligjit. "Një nga momentet e mia të këqija si drejtues i shumicës ishte kur mbeta vetëm me Erjon Braçen për të bërë një kompromis për ta shtyrë këtë. Fuqia e lobeve nuk është e vogël, kudo në botë është e fuqishme. U vendos të shtyhet për 31 dhjetorin e këtij viti", u shpreh Rama. Ai tregoi në emision edhe momentin që u bind pse bastet dhe kazinotë duhet të mbylleshin. "Ishim në Dibër në një mbledhje qeverie. Ishte një protestë që më uronin mua mirëpritje­n nga opozi- "Ishim në Dibër në një mbledhje qeverie. Ishte një protestë që më uronin mua mirëpritje­n nga opozita. Më thonë shoqëruesi­t dalim nga rruga tjetër, ishte rrugë 150 metra. Kishte rreth 20 lokale nga të dyja anët. 90% ishin baste, kazino, bingo, komplet rruga, thashë: Kjo është çmenduri duhet të ndalojë".

ta. Më thonë shoqëruesi­t dalim nga rruga tjetër, ishte rrugë 150 metra. Kishte rreth 20 lokale nga të dyja anët. 90% ishin baste, kazino, bingo, komplet rruga, thashë, ' kjo është çmenduri duhet të ndalojë'. Kur e sheh atë pamje, 68% e njerëzve e fillojnë 10 deri në 15 vjeç, ikin nga shkolla dhe luajnë bixhoz", tregoi Rama. Duke folur për efektet pozitive që do u sjellë familjeve shqiptarë të prekura nga bixhozi, Rama tha se paratë që i shkonin kësaj industrie, tashmë do mbeten në familje për konsum. "Këto para do futen në ekonominë e vendit. Do të krijohen biznese të tjera. Tregu do hapë biznese të tjera. Ata që janë të punësuar, do hyjnë në kurset e kualifikim­it. Ne do t'i trajnojmë dhe do t'i kualifikoj­më, nuk është se mungojnë vendet e punës", tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin "Shqiptarët për shqiptarët"
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin "Shqiptarët për shqiptarët"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania