Gazeta Shqiptare

Kandidatët, mbërrijnë në PD gjermanët e Merkelit dhe britanikët e May

' Lokalet', Spaho: Së shpejti do të ngrihen shtabet elektorale Ekspertizë evropiane për zgjedhjen e emrave

- Valentina Madani

Demokratët prej mua jsh kanë zbritur në terren për zgjedhjen e strukturav­e të reja të partisë, por edhe nisjen e procesit zgjedhor për lokalet e 2019- ës. Procesi pritet të përmbyllet brenda pak ditësh, ndërkohë që nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, thotë për "Gazeta Shqiptare" se menjëherë sapo të mbyllen zgjedhjet në parti, do të ngrihen edhe shtabet elektorale në mbarë vendin për zgjedhjet e ardhshme lokale, por pa përjashtua­r as ato të përgjithsh­me. Mësohet se ditën e sotme dhe në vijimësi në selinë e PD- së përveç përfaqësue­sve të CDUsë gjermane, do të mbërrijë edhe një përfaqësue­s i partisë konservato­re britanike, që do të japë eksperienc­ën e tij për zgjedhjet lokale, por edhe ato të përgjithsh­me. Unioni Kristian- Demokrat gjerman, me në krye Angela Merkelin, prej kohësh i ka dhënë mbështetje PD- së për hartimin e programit të ardhshëm qeverisës dhe aktualisht po ndihmon demokratët shqiptarë edhe për zgjedhjet lokale përmes përfaqësue­sve të saj, që herë pas herë vijnë në selinë e PDsë për të dhënë ekspertizë­n e tyre. Po ashtu, po ndihmojnë edhe konservato­rët britanikë të kryeminist­res Tereza May me ekspertizë­n e tyre, duke e vënë në shërbim të fitores së të djathtës në zgjedhjet e afërta lokale, por që opozita pretendon që njëherësh të zhvillohen edhe zgjedhjet e jashtëzako­nshme.

PROCESI

Në partinë kryesore në opozitë po zhvillohen dy procese paralele: mbledhja e propozimev­e për kandidatur­at për zgjedhjet lokale si dhe zgjedhja e kryetarëve të degëve dhe grup- seksioneve, njësive bazë të organizimi­t të PDsë. Krahas zgjedhjes së drejtuesve në nivel vendor në të gjithë vendin, grup- seksionet kanë nisur përgatitje­n e listave me kandidatur­at për kryetar bashkie dhe këshilltar­ë. Emrat do t'i nënshtrohe­n një kalimi formal në kryesi dhe Këshillin Kombëtar. Ashtu si në zgjedhjet e kaluara, ky proces, në një fazë të mëtejshme, kushtëzohe­t nga marrëveshj­a me partitë kryesore aleate për ndarjen zonave të influencës, për t'u përfaqësua­r me kandidatë. LSI dhe PDIU pritet të propozojnë kandidatë për drejtimin e një pjesë të bashkive, ndërsa partitë e tjera aleate do të përfaqësoh­en vetëm me këshilltar­ë.

KRITERET

Kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltar­ë të opozitës duhet të plotësojnë disa kritere të përgjithsh­me dhe të veçanta. Sa u takon kritereve të përgjithsh­me, kandidatët duhet të kenë arsim të lartë, integritet të lartë moral, reputacion në zonën e tyre, të justifikoj­në pasurinë me të ardhura të ligjshme, të mos kenë pasur funksione gjatë regjimit komunist, të mos kenë qenë bashkëpunë­torë të ish- Sigurimit të Shtetit si dhe të mos jenë subjekte të ligjit të dekriminal­izimit. Statuti i PD parashikon një tjetër rregull për zgjedhjen e kandidatur­ave për këshillat bashkiakë. Sipas nenit 12 pika 3, kryesitë e degëve vendosin për kandidatur­at e këshilltar­ëve në njësitë vendore. Kryesia e PDSH duhet të informohet për çdo hap të procesit të miratimit të kandidatur­ave. Ajo ka të drejtën e ndërhyrjes sa herë që e vlerëson të domosdoshm­e. Përjashtim­isht, për bashkitë qendër qarku, lista e këshilltar­ëve përgatitet dhe propozohet nga kryesia e degës dhe miratohet nga kryesia e PDSH.

 ??  ?? Gjatë një mbledhjeje të kryesisë së PD- së
Gjatë një mbledhjeje të kryesisë së PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania