Gazeta Shqiptare

Shpërthim me granatë në lokal, plagoset rëndë pronari 32- vjeçar

Në moshën 15- vjeçare, Albert Alterziu vrau bashkëmosh­atarin e tij Shënjestra e atentatit, person me precedentë penalë, sulmi dyshohet të ketë si motiv hakmarrjen

-

Një shpërthim me granatë në një lokal ka tronditur banorët e Elbasanit, ndërsa është plagosur rëndë pronari. Ngjarja e rëndë, ku mbeti i plagosur 32- vjeçari Albert Alterziu ndodhi në orët e ara të mëngjesit të djeshëm në lagjen "Partizani" të këtij qyteti, në vendin e quajtur "Gurabardhi". Mësohet se i riu ndodhej në një dhomë ngjitur me lokalin në pronësi të tij, ku ndodhi shpërthimi. Ai është dërguar urgjentish­t në spitalin kirurgjika­l të Elbasanit, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij qyteti bënë me dije se Alterziu ka marrë plagë të rënda, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas sinjalizim­it për sulmin me granatë dore, forcat policore kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë nisur hetimin për identifiki­min dhe vënien në pranga të autorit/ ve të krimit. Paraprakis­ht dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi më parë ka qenë i dënuar për vrasje, që e ka kryer kur ka qenë minoren.

NGJARJA

Rreth orës 03: 45 të mëngjesit të djeshëm, persona ende të paidentifi­kuar kanë sulmuar me granatë dore lokalin e Albert Alterziut. Si pasojë e shpërthimi­t Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit pohuan për "Gazeta Shqiptare" se 32- vjeçari që u sulmua me granatë është person me precedentë penalë. Sipas këtyre burimeve, në vitin 2001, kur Alterziu ishte vetëm 15 vjeç ka vrarë bashkëmosh­atarin e tij, Elton Shuli dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg. Për shkak të moshës së mitur, ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer.

është plagosur rëndë ky i fundit, ndërsa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit pohuan për "Gazeta

Shqiptare" se 32- vjeçari që u sulmua me granatë është person me precedentë penalë. Sipas këtyre burimeve, në vitin 2001, kur Alterziu ishte vetëm 15 vjeç ka vrarë bashkëmosh­atarin e tij, Elton Shuli dhe ka marrë një dënim fillestar me 10 vite burg. Për shkak të moshës së mitur, ai ka përfituar uljen e dënimit me 7 vite burg, dënim të cilin e ka shlyer. Në vitin 2010, ai është përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Ndërsa, në vitin 2011 në drejtim të lokalit të tij është qëlluar me armë zjarri. Rasti i fundit është cilësuar si atentat dhe pista ku po hetohet ngjarja është ajo e hakmarrjes. Fatmirësis­ht nipi i tij që ndodhej në të njëjtën dhomë ku u hodh granata që shpërtheu nuk ka pësuar dëmtime serioze. Lidhur me ngjarjen e ndodhur në lagjen "Partizani" në Elbasan, policia ka marrë në pyetje të gjithë familjarët e 32- vjeçarit si dhe disa persona të tjerë që mund të hedhin dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifiki­min e autorëve të krimit.

 ??  ?? Lokali ku ndodhi shpërthimi
Lokali ku ndodhi shpërthimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania