Gazeta Shqiptare

Nisma "3 lëndë në 6 orë", më shumë sjell probleme se dobi

Sonila Mulgeci: Mësuesit nën presion për vendin e punës, nuk flasin realitetin "Nxënësit lodhen, vështirësi me dy tema në një orë"

-

tirë që fëmijët të marrin dy tema, të cilat janë të varura nga njëra- tjetra. Duhet që fillimisht të përvetësoj­në temën e parë për të kaluar tek tjetra. Gjithashtu, duhet të ndryshonin dhe tekstet mësimore që t'i përshtates­hin orës së mësimit"tregon mësuese P. H. në qytetin e Durrësit. Sipas Klotilda Jaupit, një nga themeluese­t e nismës "3 lëndë në 6 orë" ajo që duhet të përmirësoh­et këtë vit është që mësuesit të punojnë më mirë me njohjen e programit lëndor dhe të realizojnë temat sipas ngjashmëri­së me njëra- tjetrën. Në orët e mësimit duhet të planifikoh­en situata nga jeta e përditshme e fëmijëve lidhur me pikat kyçe të temës në mënyrë që të arrihet zhvillim i qëndrueshë­m i të nxënit nëpërmjet të përjetuari­t, të kuptuarit dhe ndërtimit të dijes në situata të njohura e të panjohura për ta, duke kaluar nga më e thjeshta tek kompleksja dhe anasjellta­s.

NXËNËSIT

Reagime pro dhe kundër nismës ka pasur edhe nga nxënës të shkollave 9vjeçare dhe gjimnaz. Në disa intervista të shkurtra, të bëra me nxënës të gjimnazit "Ismail Qemali" dhe shkollës 9- vjeçare "1 Maji", ata përgjigjen si më poshtë: S. P, nxënëse në gjimnaz. "Avantazhet janë ato që janë folur gjithë këto kohë, na lehtësoi peshën e rëndë të çantës. Po, për mendimin tim, vetëm kaq ka qenë e favorshme. Sepse të bësh një lëndë dy orë të humb intere- si dhe mësuesit nuk e zbatuan kushtin që orën e parë mësim dhe orën e dytë të bëhen detyra ose të na pyesnin. Të paktën në gjimnaz jo. Dhe është diçka këtu. Nëse ata menduan se po na leh t ë s o n i n detyrat me këto tre orë, e kanë gabim, sepse duke bërë dy orë mësim, dihet që do jepen dy m ë s i m e dhe teorikisht në shtëpi na bie të m ë s o j m ë përsëri gjashtë herë po për 3 lëndë vetëm. Kështu që as këtu s'ka ndonjë të mirë. Dhe si mbyllje nëse një mësues mungon qoftë edhe një ditë, i thonë të humbasim dy orë mësimi dhe këto t'i bashkëngji­ten mësimit pasardhës, ku praktikish­t në dy orë të merren katër tema. Nuk kënaqemi më nëse Të gjithë mësuesit cilësonin si avantazh peshën e vogël të çantës, sepse normalisht ata mbanin vetëm 3 libra dhe jo 6 si më përpara. Ata kishin më pak ngarkesë për të mësuar në shtëpi, si dhe më shumë kohë të lirë. "Mësuesit, kanë drojen se humbasin vendin e punës nëse flasin publikisht për disavantaz­hët", shprehet udhëheqësj­a didaktike e Qendrës së Trajnimit dhe Mbështetje­s Shkollore "Faik Konica", Sonila Mulgeci.

mungon mësuesja, sepse na pret një ngarkesë shumë e madhe. Pra, mua nuk më pëlqen ky ndryshim fare, nuk shoh shumë avantazhe".

E. L NXËNËSI 2 GJIMNAZ.

"Mendoj se avantazh është se ke më pak libra dhe më shumë kohë për të mësuar. S'kemi shumë ngarkesë. Disavantaz­h se bëhen shumë të lodhshme 2 orë dhe monotone".

XH. F NXËNËSE 3 GJIMNAZ

"Avantazh është se s'kishim shumë ngarkesë në çanta. Nxënësi apo zysha kishin më shumë mundësi për t'u shprehur dhe për të shpjeguar më me detaje mendoj. Kur kishim provim, kishim 1 orë kohë të përsërisni­m para tij dhe pastaj bënim provim. Gjithashtu, disa ditë ishin qejf se kishim 3 orë të lehta dhe nuk mësonim shumë. Disavantaz­hi është se ka shumë lëndë që është e tepërt të bënim dy orë, kur mund t'i zëvendëson­im me të tjera më të rëndësishm­e".

NXËNËS I SHKOLLËS 9- VJEÇARE

"Ajo që më ka pëlqyer është se u lehtësova me detyrat e shtëpisë dhe mësoja më pak. Më humbet interesi gjatë orës së mësimit se zgjat shumë. Nuk më pëlqen se marrim dy mësime në një ditë. Në matem- atikë është qejf, por në histori nuk është shumë mirë, sepse mezi i mësoj dy mësime".

REAGIMI I SPASH

Për të parë nëse kjo nismë e ndërmarrë nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ishte e suksesshme, kryetarja e Sindikatës së Pavarur të Arsimit për Tiranën, Alma Lama, foli për rezultatin e nismës dhe ndryshimet që u bënë për këtë vit të ri shkollor.

Nga kontaktet e përditshme që keni me mësuesit ku qëndron problemi lidhur me nismën "3 lëndë në 6 orë"?

Unë jam një mësuese që zhvilloj lëndën e kimisë 9. Problemi i nismës qëndron në faktin që kjo nismë duhet të testohej në fillim, pasi u përballëm me shumë probleme gjatë implementi­mit. Tekstet nuk janë të përshtatur­a për të zhvilluar dy tema të njëpasnjës­hme. Kur shpjegojmë dy tema të reja, është shumë e vështirë, pasi e sforcojnë nxënësin dhe e mbingarkoj­në, nuk marrim përqendrim­in e mjaftueshë­m të fëmijëve. Ndërsa, në orën e dytë gati na dështon procesi i të nxënit.

Në këndvështr­imin tuaj, cilat janë 3 nga arritjet e kësaj nisme?

Do të rendisja vetëm dy, kur bëj tema të integruara me lëndët e tjera më ndihmon. E dyta, si mësuese gjej më shumë kohë të plotësoj dokumentac­ionin, por kjo nuk është në dobi të nxënësit.

Ky vit shkollor, çfarë ndryshimes­h do të sjellë lidhur me këtë nismë?

Ne si mësues u angazhuam në hartimin e planeve vjetore, duke grupuar temat që janë komplement­are gjatë një 90minutësh­i. Kjo është përshtatja e vetme që kemi në dorë. Ne mësuesit jemi zbatues në institucio­ne shkollore, zbatues të urdhrave dhe udhëzimeve të MASR.

Nuk ka ndryshime, udhëzimet na janë dhënë, po vazhdojmë ti zbatojmë.

 ??  ?? Klotilda Jaupi
Klotilda Jaupi
 ??  ?? Sonila Mulgeci
Sonila Mulgeci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania