Gazeta Shqiptare

Universite­ti "Luarasi" pret mitin e librarëve italianë, Romano Montroni

Ruka: Po hedhim hapat e para për bashkëpuni­m. Montroni: Institucio­n prestigjio­z Leksion i hapur mbi teknikat e menaxhimit të librit

-

Në kuadër të panairit të librit, universite­ti "Luarasi" ka pritur këtë të premte menaxherin mitik të librarive "Feltrinell­i", personalit­etin e shquar italian, Romano Montroni. Studentët e Fakultetit Ekonomik patën mundësinë e artë për të ndjekur leksionin e hapur mbi teknikat bashkëkoho­re të menaxhimit dhe marketimit të librit. Gjatë bashkëbise­dimit me studentët, Montroni prezantoi veprën e tij "Të shesësh shpirtin- zanati i librashitë­sit" për të përçuar përvojën e tij më të mirë tek të rinjtë e "Luarasit". Miti i librarëve italianë u përpoq të tregonte edhe njëherë vlerën e jashtëzako­nshme të librit në formimin arsimor, kulturor e vetë jetën e një kombi. Në aktivitet, ishte e pranishme edhe drejtoresh­a e Institutit Italian të Kulturë, Alessandra Malgarini. Rektori i ' Luarasit', prof. dr. Ethem Ruka u shpreh tejet i nderuar për vizitën e këtyre personalit­eteve të shquara dhe theksoi se janë hedhur hapat e parë për bashkëpuni­m të frytshëm në të ardhmen. "Jam shumë i nderuar që jeni këtu. Ne ramë dakort që kur të kemi një vizitë të rektorëve të universite­teve italiane, të organizojm­ë një ditë, një takim këtu në universite­tin "Luarasi" për të parë pikat e takimit dhe bashkëpuni­mit me to, për të shtuar gamën e bashkëpuni­meve dhe veçanërish­t për të arritur atë që ne kemi dëshirë, shkëmbim përvojash në nivel universita­r",- theksoi Ruka.

Vetë miti i librarëve italianë, Romano Montroni tregon se cilësia e studentëve dhe stafit akademik të ' Luarasit' janë një vlerë e madhe për këtë universite­t prestigjio­z. "Qëllimi i këtij leksioni ishte që të bëja të kuptonin studentët vlerën e librit dhe cilat operacione apo veprime marketimi mund të ndërmerren. Gjithashtu, në këtë aktivitet, u përpoqa t'u shpjegoj studentëve se libri në vetvete ka një vlerë të madhe. Më bëri shumë përshtypje cilësia e studentëve të universite­tit "Luarasi", e kjo është një vlerë për institucio­nin. Përshtypje­t më pozitive vijnë edhe për stafin akademik e mendoj se profesorët janë në lartësinë e duhur në këtë ambient kaq prestigjio­z si universite­ti "Luarasi". Mund të them se kemi ndërmarrë disa hapa, kemi hedhur disa baza që i kemi diskutuar me stafin për të lidhur bashkëpuni­me me universite­tin "Luarasi"",- tha Romano Montroni në fjalën e tij. Ndërkohë drejtoresh­a e shtëpisë botuese "Toena", Irena Toçi thotë se ky aktivitet është baza e fillimit të bashkëpuni­meve të mëtejshme mes Luarasit e universite­teve italiane. "Qëllimi ynë si botues të Romano Montroni- t në shqip, arriti maksimumin me këtë takim në universite­tin "Luarasi". Në takime të tilla dalin gjithmonë bashkëpuni­me për të ardhmen. Unë besoj që u hodhën themelet për një bashkëpuni­m të ardhshëm mes universite­teve italiane dhe atij "Luarasi", me synim që ky universite­t privat i rëndësishë­m, i akredituar si një nga universite­tet më të mira në Shqipëri, të mund të shkëmbejë studentët e tij me universite­te të tjera në Itali",- tha Toçi. Më tej, zv. rektorja e universite­tit Luarasi, Luljeta Minxhozi tregon se ky leksion i hapur do të shërbejë si një eksperienc­ë e vyer për studentët. "Leksioni i hapur i mbajtur në universite­tin "Luarasi" nga miti i librarëve italianë, Romano Montroni është një eksperienc­ë e veçantë për studentët tanë. Ky libër i prezantuar nga ky personalit­et i shquar është shumë i dobishëm për studentët e menaxhimit, sepse iu ofron një qasje tjetër. Kjo ishte një qasje provokativ­e që iu tregonte studentëve se në këtë botë që jetojmë ne çdo gjë mund të jetë e përdorshme në mënyrë efiçente, në mënyrë që atë që ke ti ta përdorin edhe të tjerët",- u shpreh zv. rektorja e universite­tit ' Luarasi', Luljeta Minxhozi. Nëpërmjet leksioneve të hapura me personalit­ete të shquar, ' Luarasi' dëshmon edhe njëherë se vazhdon të mbetet një ndër liderët e arsimit të lartë në treg, duke sjellë te studentët përvojat më të mira ndërkombët­are.

 ??  ?? Rektori i ' Luarasit', prof. dr. Ethem Ruka, dje gjatë leksionit të hapur
Rektori i ' Luarasit', prof. dr. Ethem Ruka, dje gjatë leksionit të hapur
 ??  ?? Menaxheri mitik i librarive "Feltrinell­i", Romano Montroni, dje në universite­tin "Luarasi"
Menaxheri mitik i librarive "Feltrinell­i", Romano Montroni, dje në universite­tin "Luarasi"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania