Gazeta Shqiptare

Ismail Kadare:

Sunduesit shpirtëror­ë dhe ata tiranë

- Fatmira Nikolli

Radhët e gjata, e lexuesit që shtyhen para stendës së Onufrit për të marrë një autograf, e fshehin Ismail dhe Helena Kadarenë. Të ulur në tryezën e shtëpisë botuese, për të pritur publikun, ata duket se janë kthyer në shtëpinë e vet- mes librave e lexuesve. Përkrah tyre, besnik si gjithnjë, botuesi Bujar Hudhri, është eminenca gri. I ka munguar panairit Kadare këto vitet e fundit e këtë mesnëntor e sjell aty, botimi më i ri. "Kur sunduesit grinden", merr shkak nga një bisedë telefonike, mes Stalinit dhe Pasternaku­t, kur pushteti i kohës kishte shtënë në burg mikun e tij poet. Ato që u thanë në atë telefonatë të papritur edhe sot pas pothuaj një shekulli, interpreto­hen në mënyra kundërthën­ëse. A e mbrojti kolegun Pasternaku? Apo e ' la' në baltë? Ç'domethënie pat një fjalë, a një pauzë mes frazave? Si u interpretu­an ato që tha me gjysmë zëri para timbrit arrogant e shantazhue­s së diktatorit? Dhe në fund, fuqia e cilit kushton më shumë, shkrimtari­t si sundues i shpirtit, apo diktatorit si sundues tiran?

"Sunduesit janë dy palët e librit, ata që janë sundues, që quhen tiranë, diktatorë, por, nga ana tjetër, unë sjell këtu edhe sunduesit shpirtëror­ë. Këtu ka një telefonatë, është një grindje, në fakt, midis Stalinit dhe Pasternak, por aq e ngatërruar është saqë ka një shekull që nuk zbërthehet tamam lidhur me marrëdhëni­et e ndërlikuar­a të shkrimtari­t dhe sunduesit. Ky është një realitet, duhet ta pranojmë të gjithë, ky ndodh, ka ndodhur tërë jetën e do të ndodhë gjithmonë", tha Ismail Kadare para mediave dje. Ai vuri në dukje se materialet arkivore të mbledhura ndër vite për këtë ngjarje, për të cilën versionet janë të ndryshme, e kanë bindur edhe më tepër Kadarenë, që në Shqipëri duhet hapur dosjet. "Nuk është i pamundur, është plotësisht i mundur, por ka një pengesë që duhet që të na shqetësojë të gjithëve. Pengesa jemi ne, duke nisur nga ju, nga ne, nga të tjerët", tha ai.

Shkrimtarj­a Helena Kadare dhe bashkëshor­tja e Ismailit u ndal më gjatë tek raporti që i shoqi ka pasur me këtë vepër. "Ky libër, i ka ngrënë më shumë kohë. Dokumentac­ioni sa vinte e shtohej, ndonëse telefonata mes Pasternaku­t e Stalinit ka që e lashë mënjanë egon e një krijuesi. Megjithatë, aq pak sa kam bërë kam pasur përherë mbështetje­n e tij", tha Helena edhe një herë.

Sa i takon librit të fundit, Helena tha se "e gjithë pjesa që është shkruar, është krejtësish­t e përfunduar. Mbetet fundi. Nuk është i kënaqur me fundin. Në fakt, nuk donte që ta çonte në shtyp. Edhe fundi bëhet fjalë për disa faqe, që mund ta ribëjë më vonë, siç ka bërë ' Mosmarrëve­shjen'. Nuk duhej ta mbante më në duar. I gjithë libri është i përfunduar", tha bashkëshor­tja e shkrimtari­t. Ndonëse i gjithë libri është i përfunduar, Ismail Kadare, ka dëshirën që në vazhdim të rishikojë edhe njëherë mbylljen e këtij libri.

BOTUESI

Botuesi Bujar Hudhri, në gazetën që ka nxjerrë, "Exlibris" e përjavshme kulturore kushtuar letërsisë, kujton një vizitë në Moskë me Ismail Kadarenë më 2010 kur për shkrimtari­n xhirohej një libër. I vetmi çast, kur Kadare u gjallërua nga bota e mendimeve ku kishte rënë, ishte gjatë vizitës në Peredelkin­o te vila e Pasternaku­t. Duke rrëfyer çaste të ndryshme të asaj vizite, ai kujton se në dhomën e hotelit të shkrimtari televizori nuk punonte. Kur shkuan të shihnin çfarë kishte, sapo ekrani u ndez, në të u shfaq imazhi i Pasternak- transmetoh­ej një dokumentar për të.

"Kur Kadare më dorëzoi faqet e para të librit të ri, tre vjet më parë, m'u duk sikur isha ende atje, në atë dhomë të atij hoteli të stërmadh, me një emër të denjë për të, ' Kozmos'. Dhe gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte se po e gjeja zanafillën e këtij libri. Kisha qenë me autorin pikërisht në ato vende që lexova në dorëshkrim dhe kjo më dukej kaq e natyrshme ta mendoja kështu. Por çdo ditë që kalonte, aq më shumë më largohej ky mendim", shkruan Hudhri. Shton se ky libër mbase e ka zanafillën tek romani "Muzgu", kur ishte një gjimnazist dhe debatonte me shokët se kush ishte më i madh, Kadareja apo Agolli? Apo te poemat për Llorën, për.... "Apo qysh në momentin kur redaktori i librit të tij të parë i thotë, po si nuk ke një vjershë për Moskën? Edhe më herët akoma, ndoshta, që në lindjen e shkrimtari­t, sepse Pasternaku këtu është sivëllai i tij, Kadare. Me një fat më të bukur, natyrisht. Për fatin e ne të gjithëve. Për të gjitha gjuhët e botës",- shënon Hudhri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania