Gazeta Shqiptare

Helena Kadare: Vepra ime nuk do kishte vlerën e veprës së tij, ndaj dikur bëra një zgjedhje

Shkrimtari në panair për librin "Kur sunduesit grinden", raporti i njeriut të letrave me diktatorin

-

zgjatur vetëm tre minuta. Ai tre minutësh, përbën një nga enigmat më të mëdha të historisë së letërsisë. Në këto tre minuta ka ndodhur një bisedë, ku Stalini e pyet Pasternaku­n se çfarë mendon për Osip Mandelshta­min( poet i arrestuar). I hutuar në apartament­in e tij, Pasternak, në momentin e parë dha një përgjigje të çuditshme", tha Helena, duke shtuar se shkrimtari i tha Stalini: "Nuk di të them, se ne shkruajmë në mënyra të ndryshme". Ndërsa, Stalini i përgjigjet: "Nuk dite ta mbrosh mikun tënd". "Ai deshi përsëri që t'i rikthehej, por Stalini e mbylli telefonin. Numri me të cilin e kishin telefonuar ishte njëpërdori­mësh. Pasternaku nuk mundi ta thërriste më. Ndaj kjo ishte brenga e madhe e vazhdueshm­e për të. Për këtë bisedë janë dhënë shumë variante, shënimet e këtyre e kanë mbushur shtëpinë tonë ndër vite, sepse Ismailin gjithnjë e ka tërhequr kjo. I ka dhënë variantet e tij bazuar në dëshmitë e shumë njerëzve, që kanë asistuar apo dëgjuar më pas se çfarë ka ndodhur".

Për Helenën, lexuesit e rinj që e prisnin Kadarenë për autograf janë mbase imazhi më i mrekullues­hëm i panairit. "Për një grua që e do letërsinë, edhe që do edhe ajo të bëjë letërsi nuk është e lehtë që të jetë në jetë bashkë me një shkrimtar. Atëherë duhet bërë zgjedhja. Unë që në fillim i dhashë një zgjidhje në vetën time, që më e rëndësishm­e është puna që bën ai, që në fillim vendosa që të mbështes, duke lënë pas dore krijimtari­në time. Mund të kisha bërë më shumë në sasi, por jo në atë vlerë që ka libri i tij. Kështu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania