Gazeta Shqiptare

KONCERT I KUINTETIT TË UNIVERSITE­TIT TË ARTEVE NË QYTETIN E KORÇËS

- Nga Eno Koço

U ndodha në Korçë në vjeshtën e 2018- ës dhe mbrëmja e një dite e solli të ndiqja një koncert tepër tërheqës të kuintetit me piano të Universite­tit të Arteve të Tiranës. Teatri i dramës në Korçë kishte një sallë me një akustikë mjaft të mirë edhe për muzikë dhome, sallë që kishte marrë vlera të reja e shkëlqim pas restaurimi­t. Organizato­rët e këtyre koncerteve, në mënyrë të veçantë Zamira Kita dhe Pandi Bello, i kanë dhënë një emër të mirë qytetit duke ftuar herë pas here grupe muzikore të nivelit të admirueshë­m. I tillë edhe koncerti këtij kuinteti. Në qendër të programit solistët e kuintetit kishin ' Troftën" e Shubertit, vepër aq e njohur dhe me aq pretendime artistike. Të pestë muzikantët shpalosnin cilësitë e tyre individual­e, por dhe të fuzionit dhe kompaktësi­së së ansamblit. Koncertmae­stri i kuintetit, violinisti Lorenc Radovani, i kishte dhënë veprës së Shubertit tonin dhe shijen me të cilat ajo njihet, përçimin e lumturisë përmes një shatërvani melodish aq joshëse. Tingulli e vibratoja e Lorencit ndihmonin më së shumti në ngjyrimin kumbues të ansamblit. Roli i pianos në këtë kuintet është parë- sor dhe Vojsava Manaj me një teknikë lakmuese pianistike, pastërti e sonoritet, ndërtonte ritmet vallëzuese me surpriza muzikore nga më tërheqëset. Këta dy solistë kishin privilegji­n të kishin partnerë të tingullit dhe shijes violistin potent e robust, balancëmba­jtësin e ansamblit- Arian Paço, violonçeli­stin elegant, me tingull të ngrohtë e lojë të çlirët- Gëzim Belegu, ashtu dhe kontrabasi­stin e kultivuar, themelmbaj­tësin dhe reverberue­sin e kuintetit- Arben Basha. Janë këta interpretë që në të njëjtën ' Soirée' muzikore përcollën pas Shubertit edhe katër vepra të tjera: Zadeja- Humoreska, Gaci- Perpetum mobile, Dvo? ák- Valle Sllave Nr. 8, Brahms Valle Hungareze Nr. 6. Natyrisht këto vepra nuk kishin peshën e Shubertit, aq më tepër që ishin transkript­ime për formacioni­n e këtij kuinteti, por përfshirja e veprave më në zë shqiptare për këtë formacion është për t'u përshëndet­ur. Meriton inkurajim të vërtetë e të sinqertë, puna e Lorenc Radovanit për këto përshtatje/ transkript­ime, edhe pse kjo është një përgjegjës­i që nuk merr fund me një ekzekutim të vetëm. Atmosfera e ngrohtë që të krijon Korça për koncerte të kësaj natyre dhe të këtij niveli, e pasuruar nga publiku i saj artdashës, të shpie në reflektime të njëqind viteve më parë kur në Korçën e Thoma Nasit hidheshin themelet e një muzike të mirëfilltë kulte. Stina koncertore e Korçës është rezultati mahnitës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania