Gazeta Shqiptare

S'ka anëtarësim të Serbisë në BE, pa njohur më parë Kosovën

-

qëndrim, kjo nuk dihet. Por nuk besoj se do të ketë një vendim brenda këtij viti, mendoj se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm. Pas zgjedhjeve të Europës? Ç'është e vërteta duhet të jemi realistë. Unë për vete jam me gjithë zemër për liberalizi­min e vizave. Por këtë nuk e vendos unë, por përfaqësue­sit e 27 vendeve anëtare të BE- së. Prandaj është e vështirë të jepet një datë. Kjo më duket edhe e rrezikshme. Por unë për vete nuk pres vendim para zgjedhjeve për Parlamenti­n Europian. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gëzon një reputacion të lartë në Ballkan. A ka shanse që tani që ajo do të tërhiqet nga kryesia e Partisë të angazhohet me shumë aty? Kancelarja, për sa kam pasur ta shoqëroj gjatë këtyre viteve, është shumë e interesuar në përparimin dhe stabilitet­in e Ballkanit Perëndimor. Ajo është shumë e informuar, edhe pse nuk shprehet gjithnjë në publik. Dëshira ime është që ajo ta dhe ta përfaqësoj­ë edhe më me forcë pozicionin gjerman dhe që të ndërhyjë pak më shumë në mënyrë konstrukti­ve. Ajo e ka bërë këtë edhe më parë në të kaluarën, megjithëse ndoshta më pak në vitin e kaluar dhe këtë vit, sepse vështrimi i saj ishte më i fokusuar në politikat e brendshme. Por guxoj të parashikoj se në të ardhmen e afërt do ta përjetojmë ndoshta të përzihet më shumë. Ç'duhet të bëjnë krerët e Ballkanit për ta bërë me të mundshëm angazhimin e Kancelares në Ballkan? Apeli im është të bëjnë gjithçka në interes të vetin. Prandaj ne na duhet një agjendë pozitive dhe përparime, dhe jo diçka që politika që ashpërsojn­ë fronte. A do të ndryshojë politika ndaj Ballkanit kur të përfundojë era e Merkelit? Era e Merkelit nuk ka përfunduar akoma. Ne shohim se çfarë do të ndodhë pas saj. Do të kemi dikë tjetër në kryq- e të partisë, prandaj Kancelarja në fillim do të bëjë punën e saj si më tej, ndoshta do të ketë më shumë kohë që të merret me Ballkanin Perëndimor, kjo si mesazh pozitiv. Ne në Bundestag, në CDU/ CSU kemi një grup joformal për Ballkanin Perëndimi, që e ka krijuar Andreas Schockenho­ff, i cili para ca vitesh vdiq shumë më parakohe. Këtu mblidhen të gjithë ata që janë raportues për Ballkanin Perëndimor në të gjitha Komisionet Parlamenta­re. Ne takohemi, angazhohem­i, sepse besojmë në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Dhe këtu luan një rol shumë të fortë edhe Grupi Parlamenta­r CDU/ CSU, çfarë është diçka e rrallë, sepse grupet e tjera parlamenta­re nuk e bëjnë në mënyrë kaq të strukturua­r ndër vite, siç e bëjmë ne. Ne ndërhyjmë në mënyrë kritike dhe në interes të mirëkuptua­r të njerëzve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor dhe këtë do ta bëjmë edhe në vijim e ndoshta më me forcë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania