Gazeta Shqiptare

Ekipi i ri i Bashës, më 15 dhjetor zgjedhjet e reja në PD

Në fundjavë mbahen zgjedhjet në degë ku do të përzgjidhe­n dhe kryetarët e rinj Ristruktur­imi, kush rrezikon postet në parti

-

Partia Demokratik­e më 15 dhjetor mbledh Ku vendin Kombëtar, i cili u hap rrugë zgjedhjeve në të gjithë strukturën bazë dhe përcakton ekipin me të cilin Lulzim Basha synon fitoren e zgjedhjeve lokale dhe rikthimin e së djathtës në pushtet. Zgjedhjet e reja në PD përfshijnë të gjitha nivelet përjashtua­r atë të kryetarit Lulzim Basha, i cili është rizgjedhur me afro 90 përqind të votave në këtë post. Zgjedhjet përfshijnë këshillin kombëtar, kryesinë, sekretaria­tin, si dhe dy nënkryetar­ët e partisë. Procesi i ristruktur­imit nisi në shtator, ndërkohë që në të gjitha degët janë zhvilluar zgjedhjet për seksionet dhe grup seksionesh. Sipas afateve kohore të përcaktuar­a në statutin e Partisë Demokratik­e, por edhe bazuar në ndryshimet e bëra rishtazi në të, kreu i Partisë Demokratik­e Lulzim Basha, më 26 shtator urdhëroi krijimin e grupeve të punës për organizimi­n e zgjedhjeve në strukturat e Partisë. Të shtunën dhe të dielën do të mbahen zgjedhjet në degë ku do të përzgjidhe­n dhe kryetarët e rinj. Pjesa më e madhe e të deleguarve për procesin e ristruktur­imit kanë sjellë në selinë qendrore të PD- së emrat e kandidatëv­e. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të PD- së Arben Ristani, "përbërje e re e Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratik­e, e cila do të votojë për Këshillin e ri dhe më pas zgjedhjet në qendër për kryesinë dhe sekretaria­tet e PD". Ky proces i rifreskimi­t të strukturav­e të Partisë Demokratik­e vjen pas ndryshimev­e në statutin e kësaj force politike të votuara në Kuvendin Kombëtar të Demokratëv­e në prill 2018. Në shtator kuvendit kombëtar i ka përfunduar mandati ndërsa nënkryetar­ët dhe sekretaria­ti ka mandat deri në fund të nëntorit. Kuvendi kombëtar do të jetë vetëm zgjedhor pasi muaj më parë u bënë ndryshime statutore dhe nga ky forum do të dalë këshilli i ri kombëtar, i cili do të zgjedhë kryesinë e PD- së, nr. 2 të partisë, sekretarin e përgjithsh­ëm, nënkryetar­ët dhe sekretaria­tin. Ethet e garës tashmë po ndihen në selinë e PDsë, ndërsa mbetet për t'u parë kush do të jetë ekipi i ri i Lulzim Bashës për betejën e zgjedhjeve lokale të qershorit dhe betejat e tjera elektorale. Gjatë procesit të zgjedhjeve me 15 dhjetor do të aplikohet parimi "një anëtar, një votë" që nga grupseksio­ni, deri tek kalimi i vendimeve në organet kolegjiale dhe pritet të forcojë partinë dhe demokratiz­ojë vendimmarr­jen. Janë kryesitë e degëve ato të cilat duhet të japin mendimin e Zgjedhjet e reja në PD përfshijnë të gjitha nivelet përjashtua­r atë të kryetarit Lulzim Basha, i cili është rizgjedhur me afro 90 përqind të votave në këtë post. Zgjedhjet përfshijnë Këshillin Kombëtar, Kryesinë, sekretaria­tin, si dhe dy nënkryetar­ët e partisë. Procesi i ristruktur­imit nisi në shtator ndërkohë që në të gjitha degët janë zhvilluar zgjedhjet për seksionet dhe grup seksionesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania