Gazeta Shqiptare

Unaza e Re, protestues­it përplasen me policinë, gjashtë të arrestuar

ARRSH: Janë sqaruar 70% e banorëve, të vijnë te ne dhe të marrin shpjegime për punimet Banorët me flamur amerikan në duar: S'dorëzohemi

- Valentina Madani

Protesta e banorëve të zonës së Astirit në kryeqytet u shoqërua dje me tensione dhe përplasje fizike me policinë. Banorët bënë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe, gjithashtu, kanë kërkuar dëmshpërbl­im 100% për banesat e tyre. Më pas, ata i kanë vënë zjarrin kazanëve të plehrave dhe janë konfrontua­r me policinë. Disa protestues çanë rrethimin e kantierit të kompanisë për ndërtimin e Unazës së Re dhe u shoqëruan në komisariat. Në ditën e 16 të protestës së tyre banorët shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat do të prishen për t'i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe. Banorët hoqën rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin. Tensionimi i situatës erdhi pas shoqërimit në komisariat­in e policisë të 6 protestues­ve. Mësohet se janë shoqëruar në komisariat protestues­it Gëzim Sadikaj, Edmond Frangu, Arben Qyrani, Armando Gishto, Shpëtim Billo, Paolo Ahmetcenaj, nën moshën 18 vjeç. Pas disa minutave, situata është normalizua­r, por banorët deklaruan se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh. Me flamur amerikan në duar dhe me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, protestues­it kërkuan dëmshpërbl­im 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestues­ve që kanë hedhur dhe kapsolla e fishekzjar­rë. Protesta e banorëve është në ditën e saj të 16. Në mbështetje të protestës janë edhe deputetë të PD- së dhe LSI. Banorët e Astirit, kërkojnë dëmshpërbl­im për prishjen e banesave që preken nga projekti për ndërtimin e Unazës së Madhe. Ndërkohë mëngjesin e djeshëm nisi prerja e disa pemëve. Banorët që preken nga projekti thanë se nuk do të lejojnë fadromat t'i afrohen banesave të tyre, se ato do t'i mbrojnë me armë. "Si pemët kërkon të na presë dhe neve. Projekti le të bëhet, por në të dëmshpërbl­ehemi me çmimin e tregut 100%. Ne kërkojmë atë që na takon me ligj, me Kushtetutë­n e Shqipërisë. Unë banesën time do ta mbroj me armë. Nuk ka

ngelur rrugë tjetër. Kjo ka shumë zgjidhje, por këta nuk pranojnë dialog",- tha një prej përfaqësue­sve të banorëve.

REAGIMI

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi dje se rreth 70% e pronarëve të prekur nga projekti janë pritur në një takim nga kreu i Drejtorisë së Planifikim­it Strategjik. 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare. Në një deklaratë për mediat, ARRSH kërkon nga banorët që të paraqiten pranë institucio­nit me dokumentet përkatëse për të marrë çdo informacio­n që u

nevojitet. "Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje të gjithë banorëve të segmentit rrugor "Mbikalimi Pallati me Shigjeta, Unaza, Shqiponja, Loti 1, 2, 3", të cilët nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH- në, të paraqiten pranë institucio­nit të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar dhe t'i drejtohen Drejtorisë së Planifikim­it Strategjik dhe Operacione­ve me të gjitha dokumentet përkatëse". Drejtoria e Planifikim­it Strategjik dhe Operacione­ve dhe Drejtori i Përgjithsh­ëm kanë pritur dhe kanë sqaruar rreth 60- 70 % posedues të objekteve të

prekura nga projekti "Rehabiliti­m Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3. 36 prej tyre kanë marrë përgjigje me shkresë zyrtare nga ARRSH. Objektet që preken nga projekti "Rehabiliti­m Mbikalimi Pallati me Shigjeta Unaza Shqiponja Loti 1, 2, 3" janë 242, sipas verifikime­ve paraprake të bëra nga grupet e punës. Pjesa tjetër e banorëve që nuk janë paraqitur ende pranë institucio­nit të ARRSH- së janë të lutur të paraqiten për të marrë çdo informacio­n që u nevojitet",- thuhet në njoftimin e ARRSH.

 ??  ??
 ??  ?? Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re
Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania