Gazeta Shqiptare

PD, Çupi: Qeveria po përpiqet të përçajë banorët e Astirit

-

Deputetja

e PD- së, Dhurata Çupi, akuzoi dje qever inë se po përpiqet të përçajë banorët tek Unaza e Re. Kjo akuzë e deputetes erdhi pas njoftimit të Autoriteti­t Rrugor Shqiptar kundrejt banorëve për informacio­net që u nevojiten. Por sipas Çupit, banorët janë në të drejtën e tyre kushtetues­e dhe ligjore për të protestuar dhe mbrojtur pronën e tyre. "Në kushtet e errësirës informuese, përmes akteve në kundërshti­m të plotë me ligjet shqiptare, ARRSH u kërkon banorëve të paraqiten pranë këtij institucio­ni, me dokumentet që ata posedojnë, duke tentuar kështu tejkalimin e parashikim­it ligjor për shpronësim­et"- shkruan znj. Çupi. Kurse deputeti i PD Klevis Balliu iu bëri thirrje qytetarëve të mos përplasen me policët pasi ata po zbatojnë detyrën. Balliu i ka bërë thirrje drejtorit të policisë së Tiranës që të tërheqë efektivët për të mos provokuar më shumë banorët. "Asnjë prej këtyre nuk do t'iu prishë shtëpinë, po zbatojnë detyrën. I bëj thirrje drejtorit të policisë të tërheqë trupat mos të ketë provokime. Asnjë këtu se ka me Policinë e Shtetit. Ju jeni në të drejtën tuaj të mbroni shtëpitë tuaja. Por fajin nuk ua kanë këta policë",- iu tha Balliu, banorëve. Pas bisedimeve, banorët u tërhoqën disi, ndërsa forcat e FNSH qëndronin kordon në pjesën fillestare të kantierit për Unazën e Madhe. Protestues­it para se të shpërndahe­shin paralajmër­uan se sërish sot në orën 17: 00 do të protestojn­ë dhe se do të jenë edhe më shumë kundër vendimit të qeverisë për t'i nxjerrë nga banesat e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania