Gazeta Shqiptare

"Venecia" zbarkon në Tiranë, PD: Politikanë­t në veting si gjyqtarët

PS do të presë opinionin e Komisionit dhe akuzon PD për inkoherenc­ë në qëndrim "Duhet të jetë i njëjti standard edhe për politikanë­t"

-

Komisioni i Venecias do të japë në dhjetor vlerësimin e vet mbi propozimin e paraqitur nga Partia Demokratik­e për vetingun në politikë. Para se të vendosë mbi thelbin e këtij debati dhe përputhshm­ërinë me standardet europiane, një përfaqësi prej 6 anëtarësh të Komisionit të Venecias kanë mbërritur në Tiranë ku kanë nisur një sërë takimesh me drejtues të institucio­neve shtetërore dhe përfaqësue­s të partive parlamenta­re. Ata kanë takuar fillimisht nënkryetar­en e Kuvendit, Vasilika Hysi dhe më pas krerët dhe përfaqësue­sit e tjerë të grupeve parlamenta­re të Partisë Demokratik­e, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Takimet kanë qenë me dyer të mbyllura dhe vetë ekspertët e Komisionit të Venecias nuk kanë bërë asnjë koment, ndërkohë që burime nga këto takime kanë bërë me dije se ata kanë marrë mendimet e secilës palë mbi propozimin për të zhvilluar veting edhe në radhët e politikës.

OPOZITA

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD- së, Edmond Spaho e konsideroi takimin pozitiv, ndërsa bëri të ditur se i kishin kërkuar përfaqësue­sve të Venecias zbatimin e të njëjtit standard që aplikohet në drejtësi dhe polici. "Ne parashtrua­m qëndrimin e PD- së, i cili në thelb është se nuk duhet të ketë dy standarde, por standardi që zbatohet për prokurorët dhe gjyqtarët duhet të aplikohet për politikanë­t, kur flasim për lidhje me botën e krimit të organizuar. Shpjeguam me fakte se asnjë reformë në Shqipëri nuk do të ketë sukses nëse nuk do të shkëputen lidhjet e politikës me krimin e organizuar",- tha Spaho. Këtë qëndrim mbajti gjatë këtij takimi edhe kryetari i Grupit të LSI- së, Petrit Vasili, i cili tha se mbështeste nismën për të kaluar në veting gjithë politikanë­t. "Opozita ka propozuar standard të njëjtë, si vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Fjalët e shumta për vetingun janë pa kup-

tim. Qëndrimi është i qartë, opozita pro, rilindja kundër. Projekti duhet të votohet në parlament", tha Vasili.

MAZHORANCA

Ndërsa kryetari i Komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja teksa tha se ' Venecia" është taban i demokra-

cisë, ndërsa akuzoi Partinë Demokratik­e, për inkoherenc­ë në qëndrime kundrejt këtij institucio­ni. "Opozita vazhdon të jetë inkoherent­e me qëndrimet e saj sa herë që bëhet fjalë për Komisionin e Venecias. Këtu kam parasysh qëndrimet e liderit të

opozitës, zotit Basha, në fazën e ndryshimev­e kushtetues­e sa i përket reformës në drejtësi. Në atë kohë tha nuk pranojmë asnjë lloj ndryshimi kushtetues pa opinionin e Komisionit të Venecias si tabani i demokracis­ë parlamenta­re. Ndërsa dje zoti

Basha thotë një gjë krejt tjetër", tha Manja. Delegacion­i vijoi takimet me Presidenti­n, ministren e Drejtësisë dhe ambasadori­n e Bashkimit Europian, ndërsa do të ketë takime edhe me kryetarin e Gjykatës Kushtetues­e, kryetarin e ILDKPI- së, Ganaj dhe

kreun e Euralius, Agnes Bernhard. Venecia u vu në lëvizje në fillim të tetorit, me kërkesë të kryeparlam­entarit Gramoz Ruçi, drejtuar presidenti­t Gianni Buquiçhio, ku i kërkon opinion për qëllimin dhe legjitimit­etin e vetingut në politikë.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në forumin "Ekonomia takohet me politikën", dje në Vjenë
Kryeminist­ri Edi Rama në forumin "Ekonomia takohet me politikën", dje në Vjenë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania