Gazeta Shqiptare

Rama në Austri, Kurz: BE, e plotë vetëm me anëtarësim­in e Ballkanit

Kryeminist­ri shqiptar: Jemi shumë të përkushtua­r ndaj bashkëpuni­mit mes nesh Integrimi, kryeminist­rat e rajonit mblidhen në Vjenë

-

Bashkimi Europian është i plotë vetëm kur Ballkani të jetë pjesë e tij. Kështu u shpreh dje kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, gjatë forumit që u zhvillua në Vjenë me temë "Ekonomia takohet me politikën", i cili bëri bashkë në një takim kryeminist­rat e Ballkanit Perëndimor, ndërsa i vetmi që ka munguar është shefi i ekzekutivi­t maqedonas, Zoran Zaev për shkak të situatës politike në Shkup. Në takimin e organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz ishte i pranishëm edhe Komisioner­i europian për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn. Në përfundim të takimit, gjatë konferencë­s për shtyp, kancelari Kurz garantoi edhe një herë vendet e Ballkanit për mbështetje­n që Austria si vend që mban Presidencë­n e Bashkimit Europian, aspiratës së tyre integruese. "Austria është një partner i rëndësishë­m për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një lidhje të fortë historike, ekonomike, politike, kulturore dhe njerëzore me këtë rajon, ndaj mendojmë se BE do të jetë e plotë vetëm kur vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtare. Për këtë arsye mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE- së dhe jemi fokusuar veçanërish­t në këtë rajon gjatë presidencë­s sonë të BE. Sot kemi mundësi të përqendroh­emi te tri çështje me rëndësi. E para, rruga e rajonit drejt BE- së; e dyta, bashkëpuni­mi i domosdoshë­m rajonal dhe e treta, zgjidhja e konfliktev­e bilaterale", tha kancelari austriak, Sebastian Kurz. Ndërkohë, kryeminist­ri Rama ndërsa falënderoi kancelarin Kurz për organizimi­n e këtij takimi, theksoi se vendet e Ballkanit janë të angazhuara që të bashkëpuno­jnë për të çuar përpara këtë aspiratë të të gjithë popujve që kryeminist­rat pjesëmarrë­s në këtë takim përfaqësoj­në. "E para, jemi shumë të përkushtua­r ndaj bashkëpuni­mit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrës­e të komisoneri­t Hahn dhe e dyta, jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpuni­mit dhe kuptojmë që ky është një proces ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të "E para, jemi shumë të përkushtua­r ndaj bashkëpuni­mit rajonal dhe jemi shumë mirënjohës për punën mbikëqyrës­e të komisioner­it Hahn dhe e dyta, jemi duke u përballur me sfidat e bashkëpuni­mit dhe kuptojmë që ky është një proces, ku asgjë nuk është e lehtë dhe asgjë nuk të jepet si e mirëqenë", tha kryeminist­ri Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania