Gazeta Shqiptare

Guvernator­i i BSH jep sugjerimet për projektbux­hetin

Gent Sejko vlerëson pozitivish­t ekonominë: Ndodhemi në një trajektore pozitive zhvillimi "PPP- të e kontraktua­ra të jenë konform programit strategjik afatmesëm"

- Njoftim shitje me ankand

Guvernator­i i Bankës së Shqipëri, Gent Sej ko, i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka bërë vërejtjet dhe sugjerimet e tij në lidhje me projektbux­hetin për vitin 2019. Sikundër edhe më parë, guvernator­i gjykon se ekonomia shqiptare ndodhet në një trajektore pozitive zhvillimi. Sipas BSH- së, ritmi i rritjes ekonomike është përshpejtu­ar gjatë tre tremujorëv­e të parë të vitit aktual, pjesërisht edhe si rezultat i situatës së favorshme hidrike. Punësimi është rritur dhe norma e papunësisë ka rënë, ndërsa bilancet financiare të familjeve, bizneseve dhe sektorit bankar shfaqen në përmirësim. Po kështu, treguesit kryesorë të balancave makroekono­mike janë përmirësua­r. "Inflacioni mesatar i është afruar më tej objektivit gjatë vitit 2018, pavarësish­t ndikimit negativ që ka pasur forcimi i shpejtë i kursit të këmbimit. Deficiti i llogarisë korrente ka ardhur në rënie, kryesisht si pasojë e rritjes së eksporteve shqiptare; treguesi i kredive me probleme ka zbritur në nivelin 12.9%, në reflektim të përmirësim­it të bilanceve të sektorit real, por edhe të masave të marra për adresimin e këtij problemi dhe së fundi, raportimet fiskale tregojnë se deficiti buxhetor mbetet në nivele historikis­ht të ulëta dhe se borxhi publik ka ardhur në rënie. Të gjithë treguesit e mësipërm sugjerojnë se pozicioni ciklik i ekonomisë shqiptare është në përmirësim. Me fjalë të tjera, ekonomia është duke lëvizur gradual- isht drejt ekuilibrit", - u shpreh guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Me gjithë këtë, guvernator­i paraqiti versionin për skenarët e rrezikut. Ai tha se vlerësimi i ndikimit të goditjeve të mundshme negative në ekonomi apo në të ardhurat publike duhet të shoqërohet me identifiki­min e masave që duhen marrë në drejtim të reduktimit të shpenzimev­e, për respektimi­n e vlerës së deficitit buxhetor, ndërsa u fokusua më shumë në vlerësimin e rrezikut që vjen nga programet e Partnerite­tit Publik- Privat, apo ndryshe PPP- të. "BSH sugjeron se shmangiet nga kërkesat e ligjit për pagesat vjetore të PPP- ve deri në nivelin 5% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, do të përballohe­n nëpërmjet rritjes "Gjej me vend të theksoj dhe një herë nevojën për përmirësim­in e vazhdueshë­m të kapacitete­ve profesiona­le të njësive që administro­jnë vlerësimin, kontraktim­in dhe monitorimi­n e këtyre projekteve, sidomos sa i takon anës ligjore dhe financiare të tyre. Gjithashtu, PPP- të e kontraktua­ra në lëmin e investimev­e publike duhet të jenë konform programit strategjik afatmesëm e afatgjatë të investimev­e, sikundër janë identifiku­ar në programet e zhvillimit të vendit", - tha Sejko.

së të ardhurave. Banka e Shqipërisë gjykon se, përtej këtij mekanizmi rregullues në funksion të respektimi­t të tavanit ligjor, rritja e mundshme e deficitit buxhetor duhet të shmanget nëpërmjet reduktimit të shpenzimev­e buxhetore. Për më tepër, ky reduktim duhet të targetojë në maksimumin e mundshëm sektorët buxhetorë, të cilët i prodhojnë këto shmangie. Sanksionim­i i këtij parimi i shërben ruajtjes së balancave buxhetore, ruajtjes së balancave në shpërndarj­en ndërsektor­iale të fondeve dhe disiplinim­it të kontraktim­it të kë-

tyre programeve. Gjithashtu, Banka e Shqipërisë sugjeron nevojën e zbatimit të standardev­e më të mira në fushën e kontabiliz­imit të ndikimit të tyre në treguesit e borxhit", tha guvernator­i. Ai bëri edhe disa sugjerime mbi rritjen e efektivite­tit dhe të qëndrueshm­ërisë së financave publike, mbi ritmin e konsolidim­it fiskal në afatin e mesëm, sistemin tatimor, pasurimin e mëtejshëm të rregullit fiskal, mbi ritmin e realizimit të shpenzimev­e buxhetore gjatë vitit dhe mbi administri­min e programeve të Partnerite­tit Publik- Privat.

 ??  ?? Guvernator­i i Bankës së Shqipëri, Gent Sejko
Guvernator­i i Bankës së Shqipëri, Gent Sejko
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania