Gazeta Shqiptare

Vrasja në ish- Bllok, Gjykata e Apelit lë në burg pa afat Ervis Martinajn

Ngjarja e 4 tetorit, ja akuzat e prokuroris­ë ndaj biznesmeni­t 36- vjeçar I pandehuri kërkoi për herë të dytë lirinë, avokati: Do të apelojmë në Gjykatën e Lartë

-

Gjykata e Apelit të Ti ranës ka pranuar kërkesën e Prokuroris­ë, duke lënë në burg afat 36vjeçarin Ervis Martinaj, i cili dyshohet të jetë përfshirë në ngjarjen e ndodhur në ishBllok më 4 tetor të këtij viti. Treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hysni Demiraj ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, e cila kishte vendosur për herë të dytë masën e sigurisë "Arrest me burg" me afat 30- ditor ndaj Martinajt. Vetë i pandehuri ( Martinaj), përmes avokatit të tij mbrojtës kërkoi lirinë në Gjykatën e Apelit, duke apeluar masën e vendosur nga shkalla e parë e gjyqësorit. Ndërkaq, organi i akuzës kërkoi vendosjen e masës së arrestit me burg pa afat për Martinajn, pasi sipas tij, ka prova e fakte që rëndojnë pozitën e biznesmeni­t. Ndërkohë, avokati mbrojtës i 36- vjeçarit tha se do të apelojë masën në Gjykatën e Lartë, gjykatë e cila është reduktuar në 4 anëtarë, si pasojë e procesit të vetingut dhe gjasat që kërkesa të merret në shqyrtim janë të pakta, gjithsesi deri atëherë pritet për t'u parë se si do të rrjedhë ky proces.

HETIMI DHE AKUZAT

Fillimisht hetimet ndaj Martinajt nisën për vrasjen e ndodhur në lokal "Monopoli", në ish- Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hate u plagosën. Prokuroria ngriti akuza të rënda ndaj tij, si ajo e pastrimit të parave, falsifikim­it të dokumentev­e, fshehjes së pasurisë dhe organizimi­t të lojërave të paligjshme. Nga ana tjetër, Prokuroria e kryeqyteti­t ka zbuluar se biznesmeni Ervis Martinaj disponon edhe një pasaportë me emër tjetër të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, sipas Prokuroris­ë, ekziston rreziku që Martinaj të arratiset jashtë vendit, në rast se gjykata vendos një masë shtrëngues­e sigurimi më të lehtë se arresti me burg. Në kërkesën për caktim mase sigurie "Arrest me burg", Prokuroria thotë se Martinaj ka lëvizur jashtë vendit me këtë pasaportë dhe ka dyshime se ajo mund të jetë falsifikua­r nga vetë i hetuari, që gjendet në masën e "Arrestit me burg" me afat. Gjithashtu, Prokuroria e Tiranës deklaroi në seancën e parë se ka dërguar në Kosovë një letërporos­i, pasi dyshohet se Martinaj ka kryer edhe veprën penale të falsifikim­it të dokumentev­e. Konkretish­t, Prokuroria kërkon nga Kosova që të administro­jë. Por, prova më e fortë në dorë të Prokuroris­ë konsideroh­et ekspertiza e kryer nga grupi izraelit në telefonin e Ervis Martinajt. Prokurorët thonë se janë evidentuar të dhëna të plota me rëndësi për faktet objekt hetimi në celular. Po sipas hetuesve të çështjes, ky celular është i rëndësishë­m, sepse nëpërmjet aplikacion­it "Telegram" është dërguar një mesazh për të thirrur disa persona "që të vinin menjëherë në lokalin e Redi Popeskut të armatosur". Për vrasjen në zonën e ish- Bllokut janë arrestuar Ervis Martinaj, Eljon Hate dhe Geldo Hoti, ndërsa janë në kërkim shtetasit: Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A. Boshnjaku. Fillimisht, hetimet ndaj Martinajt nisën për vrasjen e ndodhur në lokal "Monopol" në ishBllok, në të cilin mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hate u plagosën. Prokuroria ngriti akuza të rënda ndaj tij, si ajo e pastrimit të parave, falsifikim­it të dokumentev­e, fshehjes së pasurisë dhe organizimi­t të lojërave të paligjshme.

 ??  ?? Ervis Martinaj
Ervis Martinaj
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? 27- vjeçari Enea Ftoj
27- vjeçari Enea Ftoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania