Gazeta Shqiptare

Kosta Barjaba: Vendimi i qeverisë, sa do të rritet masa e pensionit për të moshuarit

Flet eksperti: Fermerët të subvencion­ohen. Çfarë do të ndodhë me pensionet e emigrantëv­e "Kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar"

- Voltiza Duro

Sipas vendimit më të fundit të qeverisë, pensionist­ët kanë të drejtë të përfitojnë një rritje pensioni prej 2.8%. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", eksperti i njohur, prof. dr. Kosta Barjaba tregon se vitet e fundit janë ndjekur politika shumë të kontrollua­ra për rritjen e pagave dhe pensioneve, por sipas tij raporti kontribuue­s me përfitues është shumë kritik e kjo bën që fondi i pensioneve, gati 50% financohet nga buxheti i shtetit. Më tej Bajraba thekson të gjitha kriteret që duhet të plotësojnë të moshuarit për të përfituar pension pleqërie si dhe mënyrat për të rritur masën e pensionit. Ndërkohë eksperti bën me dije se masa minimale e pensionit është 130 mijë lekë të vjetra, por problemi i madh në Shqipëri është që gati 80% e pensioneve janë minimale, pra skema e pensioneve shkon drejt pensionit minimal. Sa është numri i pensionist­ëve dhe kontribuue­sve në Republikën e Shqipërisë? Në vendin tonë ka rreth 650 mijë pensionist­ë si dhe rreth 720 mijë kontribuue­s. Raporti kontribuue­s me përfitues është shumë kritik, gati 1.1 me 1, në një kohë që raporti duhet të ketë minimalish­t 2 kontribuue­s për 1 person që trajtohet me pension. Në Shqipëri ka rreth 1 milionë e 600 mijë persona që punojnë dhe vetëm 720 mijë prej tyre paguajnë kontribute, pra më shumë se gjysma nuk paguajnë kontribute dhe nuk janë në sistemin e pensioneve. Cilat janë arsyet e këtij raporti kritik midis kontribuue­sve dhe pensionist­ëve? Ky raport kritik vjen për tre shkaqe kryesore: së pari, për shkak të strukturës demografik­e të popullsisë; e

së dyti, një tjetër arsye është edhe shkalla e punësimit; e shkaku i tretë është për shkallën e lartë të informalit­etit. Ne kemi shumë njerëz që punojnë, por nuk paguajnë kontribute, sepse mendojnë që të marrin për momentin lekët në dorë e nuk mendojnë për të ardhmen që mund të ngelin pa pension. Kjo ndodh pavarësish­t se kontribute­t e sigurimeve shoqërore janë të përballues­hme, nuk janë shumë të larta. Kjo bën që fondi i pensioneve, gati 50% financohet nga buxheti i shtetit, sepse qeveria nuk mund të lejë pensionist­ët pa pensione dhe kjo e rëndon. Nëse do të kemi një raport të duhur mes kontribuue­sve dhe pensionist­ëve, a do të ndikojë kjo në rritjen e pensioneve? Në bazë të ligjit kemi një sistem kontributi­v që mbështetet në kontribute dhe në praktikë kemi një model që gati gjysma e pensioneve përballohe­t nga

buxheti i shtetit. Gjithë përpjekjet janë bërë që të rriten fondi që vjen nga kontribute­t dhe të ulet fondi që vjen nga buxheti i shtetit. Ky është elementi themelor që do të na çojë te rritja e pensioneve dhe rregullime­t që i bëhen moshës së pensionit. Gjithë defekti i skemës së pensioneve vjen nga fakti që kemi pak kontribuue­s. Sa do të jetë rritja e pensioneve sipas vendimit më të fundit të qeverisë? Qeveria këto 4- 5 vitet e fundit ka ndjekur politika shumë të kontrollua­ra për rritjen e pagave dhe pensioneve. Faktikisht nuk janë rritur, por janë indeksuar. Dihet që pensionist­ët kanë nevojë e dëshirojnë masa të larta pensionesh, por sistemi ekonomik në Shqipëri ka nevojë që të jetë i balancuar dhe të shëndoshet, kjo është zgjidhja më e mirë. Kjo pasi rritja e pensioneve është e kontrollua­r në mënyrë që të fuqizohet dhe të mos rrezikohet skema e pensioneve. Kështu akumulohen disa burime që favorizojn­ë mirëqenien e qytetarëve. Cilat janë kriteret për të përfituar pension pleqërie? Individi që të përfitojë pension pleqërie duhet të ketë mbushur 35 vite punë me kontribute dhe të ketë mbushur moshën e përcaktuar; respektivi­sht 60 vjeç e 8 muaj për gratë dhe 65 vjeç për burrat. Parimi themelor i skemës së pensioneve është: "Sa paguan, aq përfiton". Sa është masa e pensionit të një përfituesi që ka mbushur moshën për të dalë në pension dhe trajtohet me këtë pagesë? Masa minimale e pensionit është 130 mijë lekë të vjetra, por problemi i madh në Shqipëri është që gati 80% e pensioneve janë minimale, pra skema e pensioneve shkon drejt pensionit minimal. Kemi shumë pak pensione mesatare dhe shumë më pak pensione të larta. Kështu që duhet të zgjidhet problemi i kontribute­ve që njerëzit të punojnë e të derdhin kontribute. Edhe pse vitet e fundit janë mbi 200 mijë kontribuue­s të rinj. Si mund të përfitohet një masë më e lartë pensioni, cila është procedura? Për ata që punojnë vlen të theksoj se duhet të përfitojnë nga skemat suplemen- Individi që të përfitojë pension pleqërie duhet të ketë mbushur 35 vite punë me kontribute dhe të ketë mbushur moshën e përcaktuar; respektivi­sht 60 vjeç e 8 muaj për gratë dhe 65 vjeç për burrat. Parimi themelor i skemës së pensioneve është: "Sa paguan, aq përfiton". tare. Nëse duan të marrin pension më të lartë mund të shkojnë të sigurohen. Edhe emigrantët kanë mundësinë e sigurimit vullnetar, siç kanë mundësinë edhe të vetëpunësu­arit në bujqësi për ta bërë diçka të tillë. Në këtë mënyrë ata nuk do ngelen pa pensione. Meqenëse po flasim për pensionet e emigrantëv­e, a ka ndonjë shpresë për nënshkrimi­n e një marrëveshj­eve bilaterale mes Shqipërisë dhe Greqisë apo Italisë? Kjo marrëveshj­e është paska e vështirë, e largët dhe e ndërlikuar për tu arritur pasi këto shtete aktualisht vetë po bëjnë reforma të thella në skemën e pensioneve. Greqia ka hequr pensionet e parakohshm­e, për shkak të krizës ekonomike. Gjithsesi e rëndësishm­e është që qeveritë kanë rënë dakort politikish­t që kjo çështje të vihet në axhendë dhe do të gjendet një zgjidhje. Pse u hoq tavani i pensioneve maksimale? Gjëja më e mirë që ka reforma e pensioneve është heqja e tavaneve të pensioneve maksimalë. Para se të bëhej reforma, pensioni maksimal nuk mund të ishte më shumë se dyfishi i pensionit minimal. Nëse pensioni minimal është 130 mijë lekë, pensioni maksimal nuk mund të ishte më shumë se 260 mijë lekë të vjetra. Qeveria e hoqi këtë tavan pasi një individ mund të paguante 5fishin e kontribute­ve të atij që kishte pension minimal, dhe merrte vetëm dyfishin e pensionit minimal, pra paguanin më shumë kontribute dhe nuk merrnin atë që u takonte. Kjo bëri të mundur që mos të kishte evazion kontributi­v, dhe madje më parë punëdhënës­it nuk deklaronin pagat reale. Heqja e tavanit dhe e bëri skemën e pensioneve më të drejtë dhe më të ndershme, pra çdo njeri do të marrë pension, aq sa ka paguar kontribute. Shumë herë qeveria dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore u ka bërë thirrje fermerëve të sigurohen. Si paraqitet situata në këtë sektor? Dua të ndalem pak te fer merët të cilët po tregojnë një rezistencë shumë të madhe për të paguar kontribute­t, sepse mendojnë vetëm për sot. Qeveria ka bërë propagandë te kjo kategori për t'i bindur, por është shumë e vështirë. Në këtë rast është e nevojshme të merren masa. Sistemi i bujqësisë ka nevojë për një program subvencion­esh afatgjatë që fermerët të subvencion­ohen, të marrin NIPT- in dhe pjesë e këtij subvencion­i të jenë edhe sigurimet shoqërore në mënyrë që të bëhen pjesë e tregut të punës. Nëse nuk zgjidhet kjo, është e vështirë të zgjidhen problemet e tjera.

 ??  ?? Prof. dr. Kosta Barjaba
Prof. dr. Kosta Barjaba
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania