Gazeta Shqiptare

Sa do të jenë koeficient­ët e përllogari­tjes së pensioneve në 2018- ën

Tabela e plotë/ Formula e saktë për përcaktimi­n e masës së pensioneve të pleqërisë Masa që iu takon për vitet e punës me kontribute

- Voltiza Duro

Shumë pensionist­ë në mbarë vendin shpesh herë pretendojn­ë se iu takon një pagesë më e lartë pensioni sesa ajo që marrin realisht, e ka jo pak raste kur bëjnë ankimime për rritjen e masës. Gazeta Shqiptare publikon sot mënyrën e saktë të përllogari­tjes së masës së pensionit, sipas formulës bazuar në koeficient­ët e rinj të indeksimit të pagave që prej vitit 1994 deri në vitin 2018. Të gjithë pensionist­ët duhet të dinë se sipas ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", pensioni i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe një shtesë dhe pagat e individëve që kanë derdhur kontribute shumëzohen me koeficenti­n përkatës, i cili përcaktohe­t me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkohë në vitin 2015 dhe në vazhdim, pagat mbi të cilat janë paguar kontribute­t, pas indeksimit të tyre vit pas viti, me koeficient­ët vjetorë të përcaktuar, nuk mund të jenë më të larta se trefishi i pagës minimale të indeksuar, të vitit përkatës, për pagat nga viti 1994 deri në 31.12.2001 apo më të larta se paga maksimale, e përcaktuar për efekt të pagimit të kontribute­ve të sigurimeve shoqërore në vitin 2014 e në vazhdim, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim. Pensioni i pleqërisë është përfitimi i një të ardhure kur individi e humbet aftësinë për punë, e kjo jo për shkak të gjendjes shëndetëso­re, por për efekt të moshës. Mbi moshën dhe gjendjen e një personi janë përcaktuar e vlerësuar dhe kriteret e marrjes së pensionit të pleqërisë, bazuar në ligjin 7703. Ky i fundit nënkupton trajtimin me përfitime afatgjata të grupeve të interesit ( individët kandidatë për të dalë në pension), të cilët është mirë që të kenë sa më shumë vite pune me kontribute. Për të përfituar pension duhet që kandidati të ketë jo më pak se 15 vite punë si për gratë dhe për burrat. Ndërkaq, ky pension merret kur burri kalon moshën 65 vjeç, e kur gruaja mbush moshën 60 vjeç e 8 muaj për vitin 2018- të. Por mosha e daljes në pension për gratë është fleksibël, pasi në 2019- ën, mosha e daljes në pension për gratë do të jetë 60 vjeç e 10

Formula e përllogari­tjes së pensionit të pleqërisë është: Pension social ( bazë) plus një shtesë që është 1% për çdo vit sigurimi, për çdo vit punë, të bazës mesatare të vlerësuar për gjithë periudhën që individi ka paguar kontribute­t. Një qytetar që ka filluar punën në vitin 1975 deri në 2018- ën, pa ndërprerje, pra ka 43 vite pune me kontribute. Pensioni do të llogaritet nga viti 75' kur individi ka filluar punë për herë të parë, deri në 2018- ën me pagat që ai ka gëzuar. Ndërkohë në rastin kur një individ ka qenë mësues për 40 vite dhe ka pasur një pagë mësuesi, duhet që patjetër këtë funksion që ka pasur ta ketë të shprehur qartë në librezën e punës. Pra, nuk i kërkohen vërtetime pagash nga viti që ka filluar punën, por i kërkohet vetëm një librezë pune e pastër, e plotësuar sipas dispozitav­e të kohës dhe e pakorrigju­ar, e pandërhyrë brenda saj. Ky është një dokument themeltar mbi të cilin llogaritet pensioni para vitit 93'. Këto paga referuese i shërbejnë individit nga dita që ka filluar punë deri në 31 dhjetor të 1993- it e këto paga kanë koeficentë­t e vet të indeksimit. Baza e vlerësuar për llogaritje­n e pensioneve llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e sigurimit nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merret shu- ma e pagave, për të cilat janë paguar kontribute­t nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit. Për periudhën e sigurimit në institucio­ne dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1.1994, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese, të përcaktuar­a me vendim të Këshillit të Ministrave. Për periudhën e sigurimit në ish- kooperativ­at bujqësore, për llogaritje­n e bazës së vlerësuar, merren pagat referuese të caktuara me Vendim të Këshillit të Ministrave. Në rastet kur personi i siguruar ka periudhë sigurimi para dhe pas datës 1.1.1994, baza e vlerësuar llogaritet si mesatare aritmetike e ponderuar e bazës së vlerësuar të periudhave të sigurimit, si ish- punonjës i institucio­neve apo ndërmarrje­ve shtetërore dhe ish- anëtar i kooperativ­ave bujqësore përpara vitit 1994 si dhe e periudhave të sigurimit si person i punësuar, i vetëpunësu­ar apo ekonomikis­ht aktiv pas datës 01.01.1994. Për efekt të llogaritje­s së pensioneve me datë fillimi pas 1.1.2016 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese sipas llojit të punës ose funksionit përpara datës 01.01.1994 si edhe mbi pagat individual­e mbi të cilat janë paguar kontribute­t sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2015, të indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2015 me pagën minimale të vitit 1994 ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficient­ët e indeksimit sipas viteve përcaktohe­n me Vendim të Këshillit të Ministrave. Koeficient­i i indeksimit para vitit 1994, aktualisht është 8.59.

KOEFICIENT­ËT E INDEKSIMIT

Koeficient­ët e indeksimit janë ata koeficient­ë që kërkojnë që pagën mbi të cilën janë paguar kontribute­t, ta aktualizoj­në e ta sjellin në nivelin e vlerës së pagës sot, pra ti heqin efektin "gërryes" të inflacioni­t. Paga e një mësuesi që ka filluar punën me kontribute në 1975- ën, deri në janar në 94- ën, me gjithë indekset e ndryshimet që kanë ndodhur, është e tillë që shkon 4110 lekë. Kjo pagë, indeksohet sot me një koeficient 8.59. Pra, ajo pagë mësuesi që ka qenë 7 mijë lekë të vjetra, po të aktualizoh­et sot del 360 mijë lekë të vjetra. Edhe ky indeks është i përshkallë­zuar, e fillojnë nga 94' deri në momentin që del në pension. Viti 2018 nuk ka indeks, kurse viti 2014, 2015 kanë koeficentë­t respektivë. Pasi bëhet indeksimi, formula sesi llogaritet baza e vlerësuar mesatare është formula e bazës mesatare të vlerësuar të ponderuar, pra merren pagat për periudhën deri në vitin 1994, llogaritet një pagë e kjo ponderohet me vitet e punës. Individi edhe mund të ketë ndryshuar pozicion pune që ka pasur rrogë më të lartë, por edhe kjo indeksohet e del vlerë më e lartë. Në këto kushte gjithë periudha ponderohet, e individit i del një pagë mesatare bazë e vlerësuesh­me, e cila shumëzohet me 40%, në rastet kur ka punuar 40 vite ( 1% për çdo vit pune). Pas kësaj del një vlerë së cilës i shtojmë edhe pensionin social dhe marrim vlerën përfundimt­are të pensionit të pleqërisë. Nëse baza mesatare e vlerësuar del në vlerë më të madhe, po ashtu do të rezultojë edhe pensioni. Kjo është mënyra më e thjeshtë për llogaritje­n e pensionit. Në rast se marrim në mënyrë hipotetike që një punonjës para vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 15 vitesh dhe paga mesatare e indeksuar rezulton në një shumë prej 25 000 lekë dhe mbas vitit 1994 ka një vjetërsi kontributi­ve prej 22 vitesh, me një pagë mesatare të indeksuar prej 30 000 lekësh, atëherë baza e vlerësuar do të llogaritet: Baza e vlerësuar = ( 15* 25 000 lekë + 22 * 30 000 lekë): 37 ( vite gjithsej) = 28 000 lekë. Pensioni mujor = ( 6750 * 37/ 35,7)+ ( 1/ 100 * 37* 28 000) = 6 996 + 10 360 = 17 356 lekë.

 ??  ??
 ??  ?? Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania