Gazeta Shqiptare

Durrës, paralajmër­ohet me bombë false drejtori i Përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e, Ani Dyrmishi

Ish- kreu i Hipotekës: S'jam i kërcënuar, të zbardhet ngjarja!

-

DURËS - Një pako e dyshimtë, e cila u gjet mëngjesin e djeshëm pranë vendparkim­it të automjetit të drejtorit të Përgjithsh­ëm të Hekurudhav­e, Ani Dyrmishi, rezultoi të ketë qenë një alarm fals për vendosje eksplozivi. Nga ekspertiza e kryer rezultoi se shishja me ngjyrë të errët nuk përmbante lëndë të tillë, por nitrat. "Sot rreth orës 08: 30, në lagjen nr. 4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako ishte parkuar mjeti tip ' Pasat' me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A. D. me detyrë drejtor i përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë. Nga konkluzion­et e para të ekspertëve antieksplo­ziv, re- zulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ' Kanosja për shkak të detyrës'", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë Vendore të Durrësit. Ndërkaq, në lidhje me ngjar- jen në fjalë ka reaguar edhe vetë kreu i Hekurudhav­e ( ish- drejtor i Hipotekës së Durrësit, Ani Dyrmishi. Ai deklaroi se nuk ka pasur kurrë kërcënime dhe se mjetin e parkon në vende publike dhe lëviz i lirë në qytet gjatë gjithë kohës.

DEKLARATA E DYRMYSHIT

"Sot, si qytetar i Durrësit, por edhe si person që mbaj funksion drejtues pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Hekurudhës Shqiptare, çmoj të arsyeshme të sqaroj opinionin publik në lidhje me pasqyrimin në media të gjetjes së një lende, të dyshuar si lëndë plasëse në lagjen nr. 4 të qytetit të Durrësit, lagje ku unë banoj. Unë nuk disponoj vend parkimi privat, si rrjedhojë në përditshmë­rinë time, e parkoj mjetin në vende parkimi publik. Kurrë nuk jam ndjerë i kërcënuar. Kam ecur dhe vazhdoj të eci i lirë në qytetin tim gjatë gjithë kohës. Figura ime si qytetar, por edhe si drejtues i lartë i HSH, kurrsesi nuk lidhen me ngjarjen e sotme. Unë nuk kam asnjë konflikt personal apo konf- likt në lidhje me detyrën që unë mbaj, administra­tor i përgjithsh­ëm në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Hekurudhës Shqiptare. Gjatë ushtrimit të detyrës, kurdoherë jam mbështetur dhe do të vazhdoj të respektoj e zbatoj vetëm ligjin sot dhe në të ardhmen. Padyshim, nxis dhe pres nga organet ligjzbatue­se të hetojnë e sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të vihen përpara drejtësisë personat përgjegjës".

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e, Ani Dyrmishi
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Hekurudhav­e, Ani Dyrmishi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania