Gazeta Shqiptare

Tronditin në gjyq dëshmitarë­t: Ja si u vra për një karikues Marvi Mihali

Gynter Jaupi: Grupi i Bitrajve na kërcënoi "Do t'ju therim të gjithëve"! Joslin Shata: Kushëririn e goditën me thikë flutur, ngriva kur e pashë të shtrirë në tokë

-

Tronditin dëshmitarë­t e vrasjes së studentit 22- vjeçar, Marvi Mihali. Në procesin ndaj 4 të dyshuarve, gjykata e Tiranës dëgjoi dëshmitë e protagonis­tëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur në korrik të vitit të kaluar. Armend Haxhiu shpjegoi përpara togave të zeza se ishte ai që i shiti telefonin të pandehurit Dejvi Bitraj, por nuk i dorëzoi karikuesin e për këtë arsye pati debate mes tyre. Për t'u sqaruar, ai tha se kërkoi ndihmën e Marvi Mihalit, i cili u vra krejt pafajësish­t, pa pasur asnjë lidhje me konfliktet e mëparshme mes grupeve të të rinjve. "Në 27 korrik i shita një celular Dejvi Bitrajt, duhet t'i dorëzoja edhe karikuesin. Duke qenë me punë në Spille, u ktheva dy ditë më vonë. Ne nuk ishim sqaruar për çështjen, ndaj Dejvi me fyeu dhe u ndjeva i poshtëruar. E lamë të takoheshin dhe unë telefonova Marvin dhe i kërkova të vinte me mua. Në vendin që kishim caktuar erdhi Devis Bitraj. Ishte i nxehur. Kisha vendosur, do i jepja lekët për karikuesin, por u ndjeva nën tension. Më shau nga familja dhe unë e godita me grusht. E kam gjetur veten pastaj tek fundi i rrugës, isha duke u rrahur me çunat, më qëllonin vazhdimish­t", tha dëshmitari. Përmes dëshmisë së tij, ai la të nënkuptohe­j se personat me të cilët ai ishte në konflikt ishin organizuar dhe qëndruan në pritje. Ndërsa, Xhulio Mema nxori detaje të reja në dritë, kur foli për një person, sipas tij i veshur me bluzë të bardhë, që i kërcënonte se do t'i vriste të gjithë. Ai tha se nga grupi tjetër, dy persona mbanin thika në duar, porse një gjë të tillë nuk e ka deklaruar më herët, pasi i është bërë presion nga oficerët e policisë gjyqësore. Gjykata dëgjoi Në seancën e djeshme gjyqësore, dëshmitarë­t patën kontradikt­a në thëniet e tyre sa i përket vendit ku ishin takuar me njëri- tjetrin dhe faktit nëse kishin shkuar të gjithë bashkë në vendin e ngjarjes, apo të ndarë. Seanca u shoqërua me momente tensioni mes avokatëve, dëshmitarë­ve dhe prindërve të viktimës, të pranishëm në seancë si palë e dëmtuar.

edhe rrëfimin e kushëririt të viktimës. Joslin Shata shpjegoi momentin kur u godit për vdekje studenti 22- vjeçar. "Marvi nuk ka ditur asgjë se përse do shkonim, ne arritëm të parët tek vendi i ngjarjes dhe pritëm aty. Dejvin e pashë me thikë flutur në dorë. Ai qëlloi Marvin me thikë. Unë kisha ngrirë. Lajmërova ambulancën, pastaj kam kapur Marvin që ishte i shtrirë në tokë, pasi ishte goditur me thikë, e kanë qëlluar edhe me shqelma. Marvi është djali i hallës sime", përfundoi ai. Ndërkaq, Gynter Jaupi u shpreh se grupi i Bitrajve i kërcënoi të gjithë duke u thënë se "do t'ju therim të gjithëve". Ai tha se Marvi Mihali u vra, pasi ndërhyri për të ndarë sherrin. Për vrasjen e Marvi Mihalit të pandehur janë marrë katër persona, kushërinjt­ë Dejvi dhe Eugen Bitraj si dhe vëllezërit Marsel e Kridens Alla, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes me paramen- dim kryer në bashkëpuni­m. Në seancën e djeshme gjyqësore, dëshmitarë­t patën kontradikt­a në thëniet e tyre sa i përket vendit ku ishin takuar me njëri- tjetrin dhe faktit nëse kishin shkuar të Dëshmitari Xhulio Mema nxori detaje të reja në dritë, kur foli për një person, sipas tij i veshur me bluzë të bardhë, që i kërcënonte se do t'i vriste të gjithë. Ai tha se nga grupi tjetër, dy persona mbanin thika në duar, porse një gjë të tillë nuk e ka deklaruar më herët, pasi i është bërë presion nga oficerët e policisë gjyqësore.

gjithë bashkë në vendin e ngjarjes, apo të ndarë. Seanca u shoqërua me momente tensioni mes avokatëve, dëshmitarë­ve dhe prindërve të viktimës, të pranishëm në seancë si palë e dëmtuar.

 ??  ?? Viktima Marvi Mihali
Viktima Marvi Mihali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania