Gazeta Shqiptare

Kryeprokur­ori italian: Kokaina nga Shqipëria, në duart e mafies kalabreze

Kreu i Antimafies: Ndrangheta është shtrirë në veri të Europës De Raho: Mafiet, sipërmarrj­e që ndikojnë në ekonomi

-

Federico Calfiero De Raho, kryeprokur­ori i Antimafies italiane, ka konfirmuar sërish ditën e djeshme lidhjet mes trafikantë­ve shqiptarë të drogës e mafies kalabreze, Ndrangheta. Gjatë një konference me të gjitha strukturat e prokuroriv­e italiane, ai ka theksuar fuqinë ekonomike të mafies italiane, e shtirë pothuajse në të gjithë Europën dhe që përmes shoqërive ' offshore' dhe investimev­e në biznesin e lojërave të fatit, riciklon paratë e pista duke influencua­r tregjet ekonomike kudo qofshin. "Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjinohe­shin një herë e një kohë. Janë sipërmarrj­e në të gjitha drejtimet, me pasuri të pakufishme, që ndikojnë në ekonominë reale", ka deklaruar dje kryeprokur­ori i Antimafies dhe Antiterror­izmit italian, Federico Calfiero De Raho, gjatë konferencë­s vjetore "Masat parandalue­se ndaj kapitalit, legjislaci­oni e praktikat e veprimit", mbajtur në qytetin e Venecias. "Mafia kalabreze, Ndrangheta - tha ai - kontrollon një ekonomi "Mafiet nuk janë më ashtu siç imagjinohe­shin një herë e një kohë. Janë sipërmarrj­e në të gjitha drejtimet, me pasuri të pakufishme, që ndikojnë në ekonominë reale", ka deklaruar dje kryeprokur­ori i Antimafies dhe Antiterror­izmit italian, Federico Calfiero De Raho.

të gjerë përmes trafikut të kokainës, që mbërrin me tonelata nga Amerika Jugore dhe hyn në Itali përmes porteve të Livornos, Gioa Taura, Napoli e Salerno, por edhe përmes porteve të Adriatikut nga Shqipëria". Sipas kryeprokur­orit të Antimafies, Ndrangheta ka shtrirë duart dhe në veri të Europës përmes një organizimi sipërmarrë­s, që vendos njerëzit e tyre në të gjitha pikat e referimit për biznesin e tyre. "Tregu i drogës - tha ai - përmes shoqërive ' offshore' investon në shoqëritë e lojërave të fatit, duke bërë qarkullimi­n e parave e kushtëzimi­n e tregjeve kudo qofshin. Faktikisht - ka deklaruar De Raho - gjendemi përballë një borgjezie mafioze, që merret me shuma parash të pallogarit­shme me profesioni­stë, kontabël e avokatë që shndërrohe­n në mendjen e tyre të rafinuar", ka thënë kreu i Antimafies.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania