Gazeta Shqiptare

Athina në shtetrreth­im të shtunën, policia sulmohet me molotov, gurë e lëndë plasëse

Protesta në Greqi, në pranga 19 persona, mes tyre 1 shqiptar

-

Pas

protestave të së sh tunës në mbrëmje pranë Universite­tit Teknik Kombëtar të Athinës dhe Universite­tit "Aristoteli" në Selanik, të cilat janë shoqëruar me dëmtime dyersh e dritaresh, autoritete­t greke kanë arrestuar 19 persona, mes tyre edhe një shqiptar, i identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. "Trotuaret dhe dritaret e shkatërrua­ra, karriget e djegura dhe tabelat që u përdoren për të ngritur barrikada janë dëshmi e aktivitete­ve të anarkistëv­e që zgjodhën të festonin në këtë mënyrë 45vjetorin e një kryengritj­eje studentore kundër regjimit ushtarak të atëhershëm të Greqisë", shkruan "Kathimerin­i". Mes të arrestuarv­e janë 15 grekë të moshës nga 17- 37 vjeç. Të tjerët rezultojnë nga Shqipëria, Af- ganistani, Rumania si dhe nga Palestina. Mediat greke, grupin e protestues­ve e etiketojnë si anarkistë dhe vandalë, pasi veprimet e tyre ishin shkatërrim­tare në dëm të pronës publike. Ndërkaq, Athina ka qenë nën shtetrreth­im të plotë gjatë natës. Episodet e rënda zgjatën 6 orë në qendër të kryeqyteti­t grek. Arrestimet filluan menjëherë pas demonstrat­ës për 45- vjetorin e kryengritj­es studentore të Politeknik­umit kundër diktaturës greke të Juntas ( Hunta). Pati një luftë me molotov, lëndë kimike, sulme me gurë e armë të ftohta në zonën e Politeknik­umit dhe Eksarhia në qendër të Athinës mes policisë greke dhe antiqeveri­tarëve e grupeve të tjera ekstremist­e. Nga të dyja palët kishte të plagosur lehtë, madje janë kërcënuar edhe gazetarët. Të tjera episode ka pasur edhe në Selanik, në Iraklio, Kretë si dhe në qytete të tjera të vendit, më të kufizuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania