Gazeta Shqiptare

Zaida Çobo: Pas ‘ Big Brother’, pres sukses si aktore, nuk kam pengje

Porosia për fëmijët: Duajeni veten pastaj të tjerët

- Egla Xhemali

Stacionet e autobusëve, rrjetet sociale e madje edhe xhamat e taksive janë mbushur me posterin e filmit më të ri dhe më të komentuar të momentit "dashuria s'mjafton", i cili do të shfaqet brenda këtij muaji në ekranet e kinemave shqiptare. Shumë emra të njohur janë bërë pjesë e tij ku një ndër ta është edhe ishkonkurr­entja e "BBA8" zaida çobo. Ajo u pikas në "BBA" për shpirtin sfidues e luftarak, ndjeshmëri­në e një nëne, karakterin e fortë dhe guximin e të shprehurit të vërtetës. Zaida vjen më pranë publikut, tashmë si aktore. Pas daljes nga ' BBA' ajo nuk ju nda jetës publike dhe spektaklev­e. Në bashkëpuni­m me producenti­n nga kosova ( dashnor asllani) dhe kikën ( ish banor i ' BBA') zaida erdhi pranë publikut në rolin e producente­s së spektaklev­e të ndryshme në shqipëri dhe jashtë saj, kosovë , serbi etj. Si: "Mis & mister internacio­nal albania" etj. Zaida e vendosur që të jetë pjesë e ekranit si në rolin e opinionist­es, komentuese­s, e ftuar në intervista të ndryshme, tregimit të eksperienc­ës së saj si në ' bb' ashtu edhe jetike, tashmë vjen krejtësish­t ndryshe si aktore në rolin e një nëne që është gati të paguajë çdo çmim për frytin barkut të saj duke dashur kështu të bëjë publikun shqiptar të dashurohet me të dhe t'i japë mundësinë që të tregojë veten në fushën e re ku po tenton të jetë pjesë. Ky mund te konsideroh­et si roli i saj i jetës sepse askush më mirë se një nënë nuk mund ta interpreto­jë atë. me plot zell, devotshmër­i, ndjeshmëri nëne ajo është e bindur që publiku do ta mbështesë fort dhe do t'i japë suport si gjithmonë. Kjo gjë mbetet për t'u parë pas shfaqjes së filmit.

U bëtë e njohur si pjesëmarrë­se e ' Big Brother'. Pastaj daljet tuaja publike u shpeshtuan. Tani ju sho- him si aktore te filmi "dashuria s'mjafton". Si erdhi oferta për t'u bërë pjesë e tij?

Nuk është se më kanë munguar lidhjet e miqtë me botën e artit, por ' big brother' pati efekt pozitiv dhe atraktiv ndaj personit tim. Oferta ishte si pjesë e miqësive të vjetra dhe të reja. Unë aty kam qenë gjith- monë, por pas big brother- it u vunë në dukje aftësitë e mia për të aktruar.

Cila është e veçanta e personazhi­t tuaj?

Jam një nënë dhe si e tillë, jam dhe në personazh. Veçoria e personazhi­t tim është pikërisht e të qenit nënë.

Sa e vështirë është të hysh në petkun e dikujt tjetër?

Për mua s'ka qenë e vështirë se siç e sipërpërme­nda luaj rolin e një nëne.

Momenti që keni bërë më shumë dubla?

Kur kisha pjesën që duhet të qaja dhe sa herë që bëhesha gati regjisori drilon hoxha më bënte për të qeshur ( është bukur të punosh me të).

Çfarë ka ndryshuar që prej rrugëtimit tuaj në '' big brother'?

E thashë dhe më parë as- gjë. Doli në pah zaida dhe aftësitë e saj.

Porosia që u jepni më shpesh fëmijëve?

Veç një porosi kam për ta: Duajeni veten pastaj të tjerët.

Pengu më i madh që keni?

Peng! ( Qesh) unë s'kam pengje. Kam tre fëmijë si yje, falënderoj zotin për çdo gjë që më ka dhuruar.

Çfarë do të thotë "ta marrësh jetën siç të vjen"?

Të bëhesh nënë babë për tre fëmijë, e ndërkohë rëndësi ka të përpiqesh që atyre mos t'i mungojë asgjë. Çdo sakrificë që kam bërë e kam bërë për vete dhe fëmijët e mi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania