Gazeta Shqiptare

"MARUBI" RIKTHEHET NË ITALI

-

shqiptarë prej atyre tipikë orientalis­të të kohës ishte pikërisht hapësira e dallueshme që e vendoste estetikën teatrale të kompozimit në shërbim të një frymë kombëtare shqiptariz­uese aq të domosdoshm­e për epokën. "Sepse ata ishin artistë të jashtëzako­nshëm dhe atdhedashë­s shembullor­ë. La Triennale di Milano është një ndër skenat e duhura, që ky ritual tashmë i shekullit të kaluar të jetë një pasaportë autentike shqiptare që flet për bashkëkohë­si kulturore", thotë Kumbaro. Mes të përditshme­s dhe ritualit, imazhet e ekspozitës "L'archivio Marubi. Il rituale fotografic­o" ( Arkivi Marubi. Rituali fotografik) e kuruar nga Zef Paci, ruajnë kujtesën e mbi një shekulli jetë. Bëhet fjalë për trashëgimi­në fotografik­e të Muzeut Marubi në Shkodër, i pari muze fotografie i cili në datat 16 nëntor deri më 9 dhjetor 2018, paraqet në Triennale di Milano, ekspozitën e tij të parë në bashkëpuni­m me La Triennale dhe Museo di Fotografia Contempora­nea. Për këtë ekspozitë janë përzgjedhu­r rreth 170 fotografi prej autorëve më të njohur të kole- ksionit. Imazhet që do të shfaqen janë shkëputur prej vazhdës së formuar nga fotografët, të yjëzuar prej shkrepjeve të tyre e të shkëputura prej vetë vazhdës së jetës. Bashkësia e këtyre gjurmëve dhe fragmentev­e të jetës të shkëputura nga fluksi i përditshmë­risë ndërton një narracion përmes fotografis­ë, një rrugëtim përmes vendeve, fytyrave, marrëdhëni­eve njerëzore që hetojnë ritet e kalimit që në shekuj u fiksuan nga rituali fotografik. Fotografia si ritual na ka lejuar të gjurmojmë komuniteti­n e historitë e tij të shumta me dëshirat për t'i dhënë publikut shijen e një realiteti shumëformë­sh e eklektik. Kjo ekspozitë organizohe­t nga Muzeu Marubi në La Triennale di Milano në kuadër të kalendarit të "Vitit Mbarëkombë­tar Gjergj KastriotiS­kënderbeu", me mbështetje­n e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, në bashkëpuni­m me Museo di Fotografia Contempora­nea dhe Ambasadën e Shqipërisë në Itali.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania