Gazeta Shqiptare

YMERI: TË ULET TVSH- JA E LIBRIT, MË E LARTA NË BE

-

Ulja e TVSH- së për librin nga 20% në 6% si edhe ajo e taksës për krijimtari­në kanë qenë këto dy kërkesat kryesore të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik gjatë diskutimit të buxhetit. Për kreun e shoqatës, Petrit Ymeri, Shqipëria ka taksë më të lartë të librit k r a h a s u a r me vendet e BE dhe qeveria duhet të ndërhyjë për uljen e saj, gjë e cila do të reflektojë, sipas Ymerit, në uljen e çmimit të librave, por edhe në rritjen e cilësisë së tyre. Krijimtari­a në vendin tonë aktualisht taksohet me 15%, shifër e cila është cilësuar e padrejtë dhe mjaftë e lartë nga kreu i shoqatës. Ymeri kërkoi më shumë investime për biblioteka­t në vend, të cilat prej vitesh nuk janë të pasuruara me libra.

Kërkesa nuk është e re. Edhe vitin e kaluar ( në fakt prej vitesh) botuesit janë shprehur kundër kësaj takse, ndonëse nuk ka pasur reagim nga ligjvënësi­t. "Kemi një TVSH 20% në blerje, e pangjarë në asnjë vend europian dhe zero për qind në shitje. Ky tatim nuk rimbursohe­t, siç është logjika e këtij tatimi. Kërkojmë një TVSH të ulët 5% në blerje dhe shitje. Kërkojmë të ulet tatimi mbi të ardhurat për veprimtari­në krijuese nga 15% në 5%", deklaronte në nëntor të vitit që shkoi Petrit Ymeri. Në përgjigje, ministrja Mirela Kumbaro, shprehej se: "Ju siguroj që nëse ne nxisim leximin si aktivitet emancipimi, si aktivitet edukimi, zgjidhim njëkohësis­ht edhe shumë probleme të tjera: bashkojmë radhët tona. Edhe unë nuk jam dakord për 15% mbi krijimtari­në. Sigurisht nuk do të fitohen të gjitha përnjëherë, por është një argument që unë nuk do të rresht ndonjëherë së harxhuari energjitë e mia dhe mjetet qeveritare".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania