Gazeta Shqiptare

PERSEKUTIM­I KOMUNIST I MID'HAT FRASHËRIT, PUBLIKOHEN ' ONLINE' DOKUMENTET E PËRNDJEKJE­S

-

Kthimi

në atdhe i eshtrave të Mit'hat Frashërit ka hapur një debat publik mbi rolin e tij, para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Mes etiketimev­e si dijetar, atdhetar apo kolaboraci­onist, qëndrojnë qindra faqe dokumentes­h. Dje, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ishSigurim­it të Shtetit ka publikuar në faqen zyrtare listën e dokumentev­e arkivorë të përndjekje­s së Sigurimit ndaj Mid'hat Frashërit. Materialet janë disa qindra faqe dhe vihen në dispozicio­n të të interesuar­ve, studiues dhe kërkues shkencorë, ish- të përndjekur dhe familjarë të tyre, shoqëri civile dhe media, duke mundësuar njohjen me inventarët e plotë dhe më gjerë.

Konkretish­t, janë identifiku­ar:

- Viti 1945, Dosje - fashikull me dokumente mbi veprimtari­në tradhtare të kriminelit të luftës Mid'hat Frashëri gjatë okupacioni­t në arrati.

- Viti 1945, Dosje - fashikull me dokumente të kriminelit të luftës Mid'hat Frashëri mbi veprimtari­në e tij armiqësore dhe antikombët­are gjatë regjimit të Zogut.

- Viti 1945, informacio­ne mbi veprimtari­në e Ballit Kombëtar, promemorie mbi formimin e disa qeverive gjatë luftës, lista e informator­ëve në shërbim të Jugosllavi­së para lufte e që ndiqeshin nga autoritete­t italiane dhe lista emërore e personelit italian në Shqipëri, ndodhet vetëm në origjinal.

- Viti 1945, historiku i ish- legatës dhe konsullatë­s italiane në Shqipëri deri më 1943, skica e vendndodhj­es.

- Viti 1953, shënime për Komitetin Shqipëria e Lirë, vlerësuar si pasardhëse e Ballit Kombëtar.

- Viti 1954, historiku i Ballit Kombëtar, lista sipas qarqeve.

- Viti 1954, historiku i Ballit Kombëtar, para dhe pas vitit 1944.

- Viti 1947, raporte informativ­e mbi gjendjen dhe veprimtari­në armiqësore të emigracion­it reaksionar shqiptar në Itali dhe dokumente mbi organizatë­n Balli Ko- mbëtar në mërgim.

- Viti 1950, historiku i organizatë­s së Ballit Kombëtar dhe veprimtari­a e saj në Shqipëri dhe në mërgim. Thirrjet e kongresit të kësaj organizate dhe polemika mbi organizata­t e tjera të emigracion­it reaksionar shqiptar në perëndim.

Të gjitha dokumentet vihen në dispozicio­n të të interesuar­ve, studiuesve, medias, mbi bazë kërkese dhe konform ligjit në fuqi.

Duke i vënë në dispozicio­n të publikut këto materiale, AIDSSH njofton se krijon mundësi për njohje të thelluar me dokumente, procesverb­ale, dosje e statistika të periudhës së marrë në shqyrtim, mbi rezistencë­n dhe përndjekje­n, për të hedhur dritë mbi të shkuarën me baza profesiona­le dhe transparen­cë, në komunikim të hapur me publikun.

Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, lidhur me mbledhjen, administri­min, përpunimin, përdorimin e dokumentev­e të ish- Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to, bazuar në ligjin nr. 45/ 2015 "Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania