Gazeta Shqiptare

Unaza, protestues­it: Na dëgjoni, ose do hyjmë brenda në Kuvend

Banorët e Unazës së Re paralajmër­ojnë kryeminist­rin: Pronën do ta mbrojmë me jetë! "Zgjidhja": Jemi me qytetarët, poshtë neodiktato­rët!

- Valentina Madani

Banorët e Unazës së re dolën sërish dje në protestë, duke kërkuar dëmshpërbl­im për prishjen e banesave që preken nga projekti. Ata bllokuan aksin tek Unaza e Re, që lidh Pallatin me Shigjeta dhe sheshin "Shqiponja". Banorët e "Astirit" siguruan se asgjë nuk do t'i ndalë të mbrojnë banesat e tyre, qoftë edhe me gjak. "I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar që të ngrihen se kjo është një kauzë për gjithë Shqipërinë që po ikën drejt humnerës. Po ikin njerëzit jashtë. U bëj thirrje të gjithë ambasadave. O kryefaqezi, pronën do ta mbrojmë me gjak, me jetë! Ti do të më vrasësh mua, pas meje do të vish dhe ti. Do të vdes për pronën time. Vetëm mashtrime ke bërë me këtë popull, por nuk na shtyp dot. Po na vrave ne, do të dalin edhe të tjerët më të fortë se ne dhe ti me ne e ke fundin, ta kesh të qartë. Lëri lojërat politike se nuk jemi për politikë, jemi për të drejtën tonë legjitime. Avokati i Popullit të mos flejë gjumë, u bëj thirrje të gjithë ambasadave, shoqatave të të drejtave të njeriut, të vinë tani sa nuk është vonë. Më vonë nuk e di çfarë do të bëhet, do t'i mbrojmë me gjak pronat tona. Jemi të gjithë të bashkuar dhe nuk na përçani dot", tha njëri nga protestues­it. Ata kërkuan largimin e Edi Ramës nga qeveria. Një nga protestues­it i kujtoi kryeminist­rit se nuk do lejojë që të t'i prishet banesa duke thënë: "Edi Rama duhet të ketë kujdes, se ka një fjalë që thotë ' e vogla sjell gjithmonë të madhen'". Banorët e "Astirit" paralajmër­uan se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre për dëmshpërbl­im, sot do të protestojn­ë para parlamenti­t, madje duke kërcënuar se do të hyjnë edhe brenda në Kuvend. "I bëj thirrje kryeminist­rit, që nesër ( sot) protesta do të jetë përpara parlamenti­t dhe nëse nuk dëgjoni, ne mund të futemi edhe brenda në Kuvend. Prandaj në orën 10 do të jemi të gjithë përpara parlamenti­t të mbështetur dhe nga banorët e bregut të lumit", shtoi një tjetër qytetar. Me banorët dje u solidarizu­a dhe partia "Zgjidhja" e Koço Kokëdhimës. "Ne jemi me qytetarët, sepse ligji është me qytetarët. Të gjithë ata që kanë ndërtuar para vitit 2013, të gjitha banesat janë të ligjshme. Në rast se ka një plan për riurbanizi­min e Tiranës, shteti ligjor është i detyruar t'i pranojë si të ligjshme ndërtimet që janë bërë para 2013- ës. T'u japë tapitë qytetarëve dhe t'i rimburosjë sipas ekonomisë së tregut për aq sa u takon. Atyre që kanë dyqane apo ente tregtare t'u japë për një vit qiranë lidhur me fitimin që u takon. Ndërsa qytetarët të cilët për arsye të interesit publik do të largohen nga këto troje dhe të shpronësoh­en me vendim, atyre t'u jepen jo vetëm paratë për pronën e ligjshme, por edhe dy vjet qira për shtëpitë. Përpara se të bëjnë ndërtimin e ndonjë shtëpie tjetër, qytetarët duhet të kenë kohën e tyre", deklaroi z. Vladimir Lulaj, nënkryetar i partisë "Zgjidhja".

 ??  ?? Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re
Protesta e djeshme e banorëve tek Unaza e Re
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania