Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Nuk ka shpronësim për zaptuesit profesioni­stë, lironi rrugën

Kryeminist­ri ka akuzuar banorët se kanë ndërtuar deri në 8 godina pa leje "Të kesh aplikuar, nuk do të thotë të legalizohe­sh"

-

Qeveria është e vendo sur që pavarësish­t protestës së vazhdueshm­e të banorëve të "Astirit", ta çojë deri në fund projektin për zgjerimin e Unazës në segmentin nga mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta deri te Dogana. Ndonëse e ka rezervuar gjatë seancës së sotme plenare përgjigjen më të zgjeruar për këtë çështje, kryeminist­ri Edi Rama ka konfirmuar dje se projekti nuk do të ndalet dhe se ata që i kanë shtëpitë apo bizneset e tyre pa leje, do të marrin vetëm bonus qiraje dhe nuk do të shpronësoh­en. "Dëmshpërbl­im 100% për cilën arsye? Mbi bazën e cilit ligj dhe të kujt të drejte morale në raport me ata që jo s'kanë zaptuar kurrë një metër katror, por përkundraz­i kanë paguar rregullish­t të gjitha detyrimet? Nga i gjithë ky buxhet duhet të marrim para për të dëmshpërbl­yer zaptuesit profesioni­stë me nga 5, 6, 7 dhe deri 8 vila e biznese të ndërtuara gjatë të gjithë periudhës së rrumpallës së madhe? Kjo është e papranuesh­me", tha Rama gjatë fjalës së tij në takimin e përjavshëm të platformës së bashkëqeve­risjes. Ai nuk nguroi që t'i etiketojë një pjesë të mirë të protestues­ve të "Astirit" edhe si zaptues profesioni­stë. "Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, edhe pse ka ekzistuar, por është ajo shprehja ' Ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë!' - kategorinë e zaptuesve profesioni­stë të pronave publike, apo të pronave të tjetërkujt. Individë që shfaqen kërcënues dhe të lënduar në bllokimin e paligjshëm dhe tërësisht të pandershëm të rrugës për të gjithë qytetarët dhe që rezultojnë me nga 4, 5 dhe deri 8 ndërtime pa leje në Tiranë, në bregdet, apo në zonat nga ku kanë ardhur", tha kryeminist­ri Rama. Ai shtoi se këta persona në mënyrë të qëllimshme dhe aspak për nevoja strehimi kanë ndërtuar pa leje duke bërë pasuri. "Individë që gjatë të gjithë këtyre viteve nuk kanë bërë gjë tjetër, veçse kanë ndërtuar pa leje dhe kanë krijuar pasuri pa leje dhe sot kërcënojnë sepse duan dëmshpërbl­im 100% nga taksat e qytetarëve", theksoi Rama. Kryeminist­ri sqaroi gjithashtu se fakti që dikush ka bërë aplikim për legalizim "Kemi njohur një kategori deri dje të panjohur, edhe pse ka ekzistuar, kategorinë e zaptuesve profesioni­stë të pronave publike, apo të pronave të tjetërkujt. Individë që rezultojnë me nga 4, 5 dhe deri 8 ndërtime pa leje në Tiranë, në bregdet, apo në zonat nga ku kanë ardhur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania