Gazeta Shqiptare

Basha: Projekti i Unazës korruptiv, shpronësim­i garantohet me ligj

Kreu i PD- së u premton studentëve: Anulojmë ligjin për arsimin e lartë "Po shkelet ligji, duan të prishin 370 banesa"

- Valentina Madani

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ishte dje i pranishëm në një takim me studentë në Forumin "Studentët për qeverisjen e mirë". Z. Basha u premtoi studentëve se kur të vijë opozita në pushtet, do të ketë rritje të buxhetit për arsimin dhe të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të kenë mundësi për t'u arsimuar, pavarësish­t shkallës ekonomike. "Do ta anulojmë ligjin për arsimin e lartë, do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin e lartë. Nëse do të kisha një mundësi për të shtuar buxhet, unë do të shtoja tek arsimi i lartë, pasi nga aty nis gjithçka. Ne do t'i mundësojmë çdo të riu dhe të reje shqiptare që të ndjek studimet e larta, pa marrë parasysh buxhetin e familjes së tij. Po ashtu, kemi edhe programin e stazheve të punës për 10 mijë të rinj. Për një vit do të ketë një punë me 300 mijë lekë të paguara nga shteti", deklaroi kreu i PD- së.

UNAZA

Para studentëve, kreu i opozitës denoncoi projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Madhe. Sipas tij, ky projekt u bë pa garë dhe pa transparen­cë. Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi në forumin "Studentët për qeverisjen e mirë" se projekti për Unazën e Re është një projekt korruptiv. Sipas Bashës, shpronësim­i i banorëve që preken nga projekti është i garantuar me ligj, por ligji shkelet nga vetë shteti dhe qeveria. "Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierë­t? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur me të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji, sepse shpronësim­i i banorëve është i garantuar me ligj. E treta është transparen­ca. Pse duhet të shkojnë ato para "Kanë bërë një projekt dhe duan të prishin 370 banesa. Projekti është me tender korruptiv dhe nuk ka pasur garë. 40 milionë euro për 2 km rrugë. I pyeti njeri banorët dhe inxhinierë­t? Askush nuk u konsultua. Ligji është shkelur me të dyja këmbët nga vetë shteti dhe qeveria. Është shkelur ligji, sepse shpronësim­i i banorëve është i garantuar me ligj", tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së djeshme në Kroaci me homologen kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviç
Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës së djeshme në Kroaci me homologen kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania