Gazeta Shqiptare

Debati në komision, deputetët të pakënaqur me investimet

Gjiknuri deklaroi se punimet për rrugën Tiranë- Elbasan do mbyllen në pranverë "Mallakastr­a si e njerkës, nuk ka asnjë investim"

- BEQIRAJ: ZOTI BEQIRAJ... BEQIRAJ: BRAÇE: BEQIRAJ: BRAÇE: BEQIRAJ: BEQIRAJ: BRAÇE: BEQIRAJ: BRAÇE: BRAÇE: BEQIRAJ: BRAÇE:

Deputetët socialistë kanë jo pak rezerva dhe pakënaqësi për investimet në zonat e tyre dhe projektet infrastruk­turore që parashikon buxheti i vitit 2019. Madje, këto pakënaqësi nuk ngurojnë t'i shprehin edhe hapur në sy edhe të mediave, siç edhe ndodhi dje në Komisionin e Ekonomisë, ku i ftuar ishte ministri i Infrastruk­turës, Damian Gjiknuri. Duke marrë shkas nga prania e ministrit të Infrastruk­turës, deputeti Ismet Beqiraj i ka drejtuar atij një sërë pyetjesh lidhur me investimet që prekin Mallakastr­ën, zonën e tij zgjedhore. Por Gjiknuri është përpjekur t'u shmangej pyetjeve të detajuara, duke theksuar se prioritet i qeverisë kanë qenë investimet në rrugët kryesore, që kanë edhe një fluks më të madhe lëvizjeje. "Ne do bëjmë investime deri në rangun e 1.4 miliardë dollarëve në infrastruk­turë rrugore, por mundësitë këto janë dhe kërkesat janë shumë më të mëdha. Prandaj kemi praktikuar dhe PPP që rrugët t'i kemi tani. Kështu që më mirëkupto në këtë drejtim. Investim është hedhur vetëm në rrugë nacionale me intensitet­i trafiku", tha Gjiknuri. Por, deputeti Beqiraj ka këmbëngulu­r që të marrë një përgjigje konkrete nga Gjiknuri sa i përket një sërë çështjesh. "Nuk ju përgjigjët pyetjes që për mua është shumë e rëndësishm­e. Zona e Mallakastr­ës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019", tha deputeti Beqiraj. Në debat është përfshirë edhe kryetari i komisionit, Erion Braçe, i cili i kujtoi deputetit Beqiraj se

mbledhja e komisionit nuk ishte për të trajtuar problemati­kat e zonave elektorale. Por, as kjo nuk e ka ndalur deputetin e Mallakastr­ës, teksa i ka kujtuar Braçes se ai personalis­ht i ka zgjidhur çështjet infrastruk­turore të zonës së tij në Divjakë. Ai ka deklaruar se Mallakastr­a sa u përket investimev­e, po trajtohet si e njerkës. Ndërkohë që gjatë kësaj mbledhjeje, ministri Presidenti

i Republikës, Ilir Meta gjatë vizitës në Kroaci u prit në një takim të veçantë nga homologia kroate, Kolinda Grabar- Kitaroviç, ku diskutuan mbi thellimin e marrëdhëni­eve dypalëshe në të gjitha fushat. Presidentj­a Grabar- Kitaroviç ripërsërit­i mbështetje­n e palëkundur të Kroacisë dhe të sajën personale për integrimin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e në gjirin e familjes së madhe europiane. Ndërsa, Presidenti Meta shprehu vlerësimet më të mira për marrëdhëni­et e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Kroacisë, midis shqiptarëv­e e kroatëve. "Kontributi i rëndësishë­m, vetëmohimi dhe sakrificat e shqiptarëv­e në luftën heroike për pavarësi të Kroacisë janë tregues i kësaj miqësie të veçantë", theksoi Presi-

Gjiknuri bëri të ditur se rruga Tiranë- Elbasan do të përfundojë vetëm brenda pranverës së ardhshme. "Në fund të shtatorit parlamenti miratoi kredinë për këtë rrugë. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disamujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferik­e. Si përfundim i veprës mund të them se do të jetë pranvera e vitit të ardhshëm", tha Gjiknuri.

Nuk ju përgjigjët pyetjes, që për mua është shumë e rëndësishm­e. Zona e Mallakastr­ës nuk ka asnjë objekt të ri në vitin buxhetor 2019. Dhe e dyta... unë.

Të lutem, të lutem... Jo, mos mu lut fare, këtë mbledhje e drejtoj Të lutem, jo ka hequr dy objekte Erion, ujësjellës­in e fshatit Visokë dhe ujësjellës- kanalizime. Zoti Beqiraj, edhe një herë tjetër, për zonat elektorale keni mbledhjen e grupit parlamenta­r, keni edhe seancën plenare, shkoni atje dhe bisedoni për zonat individual­e të gjithsecil­it. Këtu, nëse u bënë pyetje, u bënë pyetje për projekte madhore. Të lutem, ore kanë qenë në ligj dhe janë hequr. BRAÇE: Nuk është ky komision për zonat elektorale. Ai s'ka pse t'i heqë. Unë kam një orë që dua të pyes dhe nuk pyes dot se ju pyesni për zonat elektorale. Mbase ju në zonën e Divjakës i keni zgjidhur, ndërsa unë nuk i kam zgjidhur. Jo mo nuk kam zgjidhur asgjë unë. Shko në grup parlamenta­r dhe zgjidhi atje. Beqiraj: Duhet të shfuqizohe­n dy ligje, është ministër ai. Shko shfuqizoi. Nuk dua që të shikohet me syrin e njerkës Mallakastr­a. Kaq po të them. S'po të shikon njeri as me syri e njerkës dhe as me syrin e vjehrrit.

 ??  ??
 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Komisonit Parlamenta­r të Ekonomisë
Mbledhja e djeshme e Komisonit Parlamenta­r të Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania