Gazeta Shqiptare

Qeveria "shurdhe" ndaj FMN- së, rrugë të tjera me pagesë

-

Rrugës së Kombit dhe autostradë­s TiranëDurr­ës, qeveria duket se po planifikon që edhe akset e tjera nacionale t'ia japë privatit për mirëmbajtj­e apo rehabiliti­mi. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, janë bërë disa ndryshime në vendimin e mëparshëm për koncesione­t, i cili në fakt sjell lehtësira të tjera për biznesin privat, që përfshihet në marrëveshj­e koncesiona­re. Qeveria ka vendosur që nëse propozimi i pakërkuar konsideroh­et i pranueshëm, autoriteti kontraktor mund të nisë procedurën për dhënien e kontratës nëpërmjet një procesi transparen­t dhe konkurrues. Në nenin 15 shpjegohet dhënia e bonusit për atë kompani që do të marrë një koncesion për mirëmbajtj­en e rrugës. "Në rast pranimi të një propozimi të pakërkuar, përpara procedurës konkurrues­e, propozuesi ka të drejtë të përfitojë nga autoriteti kontraktor, i cili vendos për një nga format e mëposhtme të bonusit: një bonus për rezultatin teknikofin­anciar të propozuar prej tij, deri në një maksimum prej 10% të vlerësimit maksimal të garës, që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Gjithashtu, vendimi parashikon edhe aplikimin e procedurës me publikim të projektit të tij, me qëllim përfitimin e ofertës më të leverdissh­me ekonomike, pa ndryshuar projektin teknik". Gjithsesi, nëpërmjet këtyre ndryshimev­e bëhet e mundur që jo domosdoshm­ërish ai që bën ofertën e pakërkuar të fitojë edhe koncesioni­n. Kjo, pasi tashmë në garë përfshihen edhe operatorë të tjerë ekonomikë, që mund të sjellin një ofertë më të leverdishm­e financiare për shtetin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania